2020 do të hyjë në histori si viti i pandemisë, por ka edhe diccka tjetër për të cilën duhet të mbahet mend. Po fillon një valë e re inovacioni. Në vetëm 9 muaj, u krijua një vaksinë për Covid-19. Për ta vendosur këtë në perspektivë, ky proces zgjat zakonisht 10 vjet. Njëkohësisht, duhet thënë që 2020 ka qenë gjithashtu një ndër vitet më të rëndësishëm edhe për industrinë e fintech. Nevoja për zgjidhje fintech nuk ka qenë kurrë më e lartë – dhe kjo e bën 2021 një vit vendimtar për zhvillimin e kësaj industrie në lulëzim.
Fillimisht, FinTech, që është shkurtim i termit “Teknologji Financiare”, nuk është emri i një marke apo i një softueri të veçantë. Ai është një term i përdorur për trendet e teknologjisë në sektorin financiar. Fintech është integrimi i teknologjisë me financat për të krijuar zgjidhje të reja dhe efikase për konsumatorët ose bizneset. Kjo industri po sjell vazhdimisht teknologji inovatore dhe të dobishme për ta bërë tregun e financës të përshtatshëm, të shpejtë dhe të sigurt.
Sipas një raporti të fundit nga Statista, rritja globale në përdorimin e aplikacioneve të financave gjatë COVID-19 ka qenë më e lartë në Japoni me rreth 55% në krahasim me më parë. Koreja e Jugut (35%), Shtetet e Bashkuara (20%), Kina (20%), Gjermania dhe Italia (15%) ishin shtetet që vinin pas. Edhe para pandemisë, investimet globale në teknologjinë financiare ishin në ritme të larta prej disa vitesh. Megjithëse pati një rënie të lehtë të investimeve në 2019 me 137.5 miliardë dollarë krahasuar me 141 miliardë dollarë në 2018, FinTech ka përjetuar rritje të konsiderueshme në shumicën e sektorëve të saj.
Global COVID-19 FinTech Market Rapid Assessment Study, një studim i përbashkët nga Banka Botërore, Forumi Ekonomik Botëror dhe Qendra e Kembrixhit për Financa Alternative në Universitetin e Kembrixhit mblodhën të dhëna nga 1,385 firma FinTech që operojnë nën 169 shtete të ndryshme. EasyPay kishte kënaqësinë dhe nderin të përfaqësonte Shqipërinë si e vetmja kompani Fintech në këtë studim. Qëllimi i këtij studimi ishte për të vlerësuar se si u rritën këto kompani gjatë pandemisë. Studimi zbuloi se mesatarisht, firmat FinTech patën një rritje prej 13% në vitin 2020 ndërsa një vit më parë, rritja e të njëjtave kompani ishte në 11%. Dymbëdhjetë nga 13 sektorët e anketuar të FinTech raportuan rritje në Q1-Q2 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë në 2019, edhe pse rritja ishte disi e pabarabartë në tregje dhe shtete të ndryshme. Pavarësisht të gjitha sfidave, EasyPay përsëri arriti të sigurojë rezultate të shkëlqyera dhe të tejkalojë rezultatet e treguara më lart.
“Fintech ka treguar potencialin e saj për të mbushur boshllëqet në ofrimin e shërbimeve financiare për familjet dhe kompanitë në vendet në zhvillim”, tha Caroline Freund, drejtoreshe globale e Bankës Botërore për Financat, Konkurrencën dhe Inovacionin. “Ky studim tregon sesi industria fintech po përshtatet me pandeminë dhe ofron njohuri të mëtejshme për rregullatorët dhe politikanët që kërkojnë të promovojnë inovacionin dhe të marrin përfitimet e fintech, ndërkohë që po menaxhon rreziqet për konsumatorët, investitorët, stabilitetin financiar dhe integritetin.”
Gjithashtu, kompanitë FinTech në shtete me rregulla më të rrepta parandalimi të COVID-19 raportuan rritje më të lartë në nivel transaksionesh, ku rritja ishte rreth 50% më e lartë krahasuar me kompanitë që operonin në vendet me masa më të lira parandalimi. Kjo prirje ishte më e dukshme për sektorin e pagesave digjitale, ku FinTechs në vende me masa të rrepta raportuan një rritje prej 29%, dyfishi i rritjes mesatare të ofruesve të pagesave digjitale në vende me masa të lehta. Edhe një herë, ky është shembulli më i mirë i nevojës në rritje të pagesave elektronike të përfshira në portofolin e Easypay siç janë pagesat e faturave të utiliteve dhe ecommerce ndër të tjera, të cilat ua lehtësojnë jetën njerëzve duke u ofruar atyre pagesa të shpejta dhe të sigurta në kohë kaq të vështira. Në përgjithësi, vendet në zhvillim si dhe Shqipëria përjetuan rritje më të shpejtë se tregjet e zhvilluara.
Revolucioni FinTech po merr një rritje të pazakontë në çdo ditë që kalon dhe në vitin 2021 është gati të zhvillojë më tej industrinë e bankave dhe të pagesave elektronike. Sigurisht, 2021 mund të vërtetoje të jetë një vit historic, ku mund të dëshmojmë inovacione të jashtzakonshme në fushën e FinTech. Ekipi i Easypay do të vazhdojë të punojë akoma dhe më shumë për të sjellë produkte inovative të pagesave dixhitale për të gjithë ju dhe ne jemi shumë krenarë që e vendosim Shqipërinë në hartën e revolucionit FinTech. /BM/