Tokio e bën të detyrueshme me ligj vendosjen e paneleve diellore në shtëpitë e reja

Autoritetet e Tokios kanë miratuar një vendim për ta bërë të detyrueshëm instalimin e paneleve diellore për shtëpitë e reja nga muaji prill i 2025-ës. Masa prek kryesisht rreth 50 kompani të mëdha të cilat janë ndërtuesit kryesorë të shtëpive në kryeqytetin japonez

Vendimi i Tokios, i pari i këtij lloji në Japoni, ka për qëllim uljen e emetimeve të gazeve serrë, sipas autoriteteve të qytetit, raportojnë mediat lokale.

Japonia është emetuesi i pestë më i madh i CO2 në botë dhe është zotuar të arrijë nivelin zero deri në vitin 2050 dhe të arrijë neutralitetin klimatik. Tokio ka vendosur një objektiv për të përgjysmuar emetimet deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet e vitit 2000.

Shtëpitë me sipërfaqe çati më pak se 20 metra katrorë do të përjashtohen, raportoi Japan Times.

Autoritetet e qytetit do të përgatisin gjithashtu subvencione për të mbështetur zbatimin e vendimit, tha guvernatori i Tokios Yuriko Koike. Aktualisht, vetëm 4% e të gjitha ndërtesave të përshtatshme për instalimin e paneleve diellore në Tokio kanë instalime të tilla, sipas Koike./ Balkan Green Energy News 

Artikulli paraprakDo t’i dhuroni fëmijës telefonin e tyre të parë? Këto metoda jua bëjnë të thjeshtë mënyrën si t’i kontrolloni
Artikulli tjetërJeni të detyruar të bëni shkurtime të stafit? Ja disa këshilla.