TikTok ka qenë aplikacioni (jo lojë) më fitimprurës në nivel global në janar 2021 – ka fituar rreth 128 milionë dollarë nga përdoruesit me pagesë, duke rritur qarkullimin me 3.8 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020.
Ky është përfundimi i analizës së tregut të SensorTower. Gjatë këtyre ditëve, TikTok, së bashku me rrjete të tjera sociale në përgjithësi, ka qenë në qendër të debatit publik në lidhje me aksesin e të miturve.
Pjesa më e madhe e fitimeve të TikTok vjen nga Kina, ku aplikacioni quhet Douyin; pikërisht aty përqendrohet 82% e të ardhurave. Në vend të dytë, por mjaft larg, renditen Shtetet e Bashkuara me 8% dhe Turqia me 2%. Kjo nuk është asgjë e re. duke qenë se TikTok ka qenë aplikacioni më i shkarkuar për gjithë vitin 2020.
Aplikacioni i dytë më fitimprurës, gjithnjë jo lojë (non gaming) ishte Piccoma, një shërbim abonimi manga japoneze – ka fituar 96 milionë dollarë në janar 2021, në rritje me 6.9 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar; në këtë rast i gjithë fitimi vjen nga Japonia. Renditja vijon me YouTube, Tinder e Tencent Video
TikTok është në pronësi të shoqërisë kineze ByteDance dhe përdoret shumë nga adoleshentët për të ndarë video të shkurtra muzikore por edhe për hashtag challenge dhe sfida online me një temë të caktuar.