Thesi i grisur – Kur të mirat humben pa u vërejtur

Kur burri u kthye nga xhamia në ditën e xhumasë, gruaja e pyeti:
— Çfarë tha hoxha sot në hytben e xhumasë?

Ai iu përgjigj:
— Hoxha na këshilloi duke thënë:

O vëllezërit e mi!

Janë shtrejtuar gjërat!
Janë zhveshur gratë!
Janë zbrazur xhamitë!
Janë braktisur ligjet e Zotit!
Hajduti lakmohet!
Luftëtari në rrugën e Allahut akuzohet!
Amoraliteti po shtohet çdo ditë e më shumë!
Burrat po ndahen nga gratë!
Gratë kanë filluar t’i sundojnë burrat!
Tokat e myslimanëve janë uzurpuar!
Refugjatët janë në shi, pa strehë e pa ndihmë!
Nuk kanë mbetur më shumë nga shenjat e Kijametit, përveç pak!

Pendohuni, pendohuni, o myslimanë! Kthehuni tek Allahu!

Kini kujdes nga “Thesi i grisur”!

Merr abdestin me kujdes, por e shpenzon ujin pa masë  e ke vendosur veprën në thesin e grisur!
Jep sadaka, por i përmend dhe i nënçmon të varfërit — e ke vendosur veprën në thesin e grisur!
Falesh natën dhe bën vepra të mira, por i ke prishur marrëdhëniet me familjen ose ke humbur sjelljen e mirë e ke vendosur veprën në thesin e grisur!
Agjëron ditën, duron etjen dhe urinë, por shan, mallkon dhe përgojon të tjerët e ke vendosur veprën në thesin e grisur!
Ka gra që veshin shaminë kur dalin nga shtëpia, por grimohen, parfymosen dhe bëjnë gjeste të pahijshme në rrugë  e kanë vendosur veprën në thesin e grisur!
E pret mysafirin me nder, por kur del nga shtëpia e përgojon dhe e përbuz e ke vendosur veprën në thesin e grisur!

 

Mos i vendos veprat e mira në thesin e grisur!

Mos i vendos veprat në një thes që është i grisur, sepse veprat dalin nga ajo grisje.
Bëji veprat për hir të Allahut dhe ruaji ato për Ditën kur do të dalim para Tij!

Mos u bë prej atyre që lodhen për të mbledhur sevape, por i humbin lehtë me mëkate e fjalë të kota!

 

Habitem me disa myslimanë!

Thonë: “Nuk kam mundësi të shkoj në Haxh ose në Umre”, por çdo vit shkojnë në det apo udhëtojnë për qejf, “për të ndryshuar ambientin”!
— A nuk është malli i Allahut më i shtrenjtë se çdo udhëtim tjetër?!

Thonë: “Nuk mund të blej një kurban, se janë shtrenjtuar çmimet”, por blejnë telefona nga 1500 euro sepse “ka dalë modeli i ri”!
— A nuk është malli i Allahut më i vlefshëm?!

Disa nuk janë në gjendje të lexojnë dhjetë faqe Kur’ani në ditë, apo një libër fetar, e thonë “nuk kam kohë”.
Por qëndrojnë me orë të tëra në rrjete sociale, duke biseduar e humbur kohën!
— A nuk është malli i Allahut më i shtrenjtë?!

 

Mos harro:

Puno sa të punosh, puna do të shihet.
Puna që bëhet për hir të Allahut kurrë nuk do të fshihet!

 

Fjalë e Allahut të Lartësuar:

“A nuk ka ardhur koha që zemrat e atyre që besuan të përulen nga përmendja e Allahut dhe nga e vërteta që u ka zbritur, e të mos bëhen si ata që u dha Libri më parë, e kur kaloi kohë e gjatë, zemrat e tyre u forcuan dhe shumë prej tyre janë mëkatarë?”
(Surja El-Hadid, ajeti 16)

Osman Memeti

Artikulli paraprakA e di shpërblimin e atij që i jep lek borxh një nevojtari?