Për shembull: nëse i jep vëllait tënd boxh 1000 euro dhe bini dakort që t’i kthejë pas 3 muajsh, atëherë që nga dita e parë e deri në fund të afatit është sikur të japësh 1000 euro sadaka çdo ditë!
E kur të kalojnë tre muajt, dhe ai të thotë: “Më jep edhe një muaj afat,” atëherë shpërblimi yt bëhet edhe më i madh sikur të japësh 2000 euro sadaka çdo ditë gjatë atij muaji shtesë!
Nga Burejde radijallahu anhu trasmetohet se ka thënë: Ka thënë profeti alejhi selam:
“Kush i jep afat një të varfëri ka për çdo ditë shperblim sadaka sa shuma qe i ka dhënë.”
Pastaj e dëgjova të thotë pejgamberi alejhi selam: “Kush i jep afat një të varfëri ka për çdo ditë shpërblim sadaka sa dy fishi i asaj që i ka dhënë.”
I thashë: “O i Dërguari i Allahut, të dëgjova një herë the se ka shpërblimin e një sadakeje, pastaj the dy sadakaje?”
Tha alejhi selam: “Para mbarimit të afatit të borxhit ka për çdo ditë shpërblimin e një sadakaje, e pasi të mbarojë afati i borxhit e t’i japë afat të ri, ka për çdo ditë shpërblimin e dy sadakave.”
(E transmeton Ahmedi)
Dhe më e bukura:
Pejgamberi alejhi selam ka thënë:
“Kush i jep afat një të varfëri ose ia fal borxhin, Allahu do ta fusë nën hijen e Tij (në Ditën e Gjykimit).”
(E transmeton Muslimi, e saktësoi el-Albani)
Allahu i Madhëruar e shtoftë shpërblimin tonë që të ndihmojmë njëri-tjetrin, e të largohemi nga rreziku i kamatës dhe borxheve me interes.
Dyert e mirësisë janë të shumta, nëse je në gjendje të mirë, tregëto me Allahun!
Nuk do të gjesh kurrë një “projekt” që të japë fitim 200% çdo ditë, përveç tregtisë me Allahun.
/Hoxhë Ahmed Kalaja/











