Fleksibiliteti i plotë
Nga ligjet e ndërdijes është edhe ai që thotë se: “Personi që është më fleksibil, di ta mbajë nën kontroll veten e tij, dhe t’i realizojë objektivat e tij”.
Personi fleksibil, nëse është duke bërë diçka dhe nuk ka sukses në të, le të bëjë diçka tjetër, e kështu, derisa t’i realizojë objektivat e tij! E kundërta ndodh me personin jofleksibil, i cili mbështetet vetëm te një gjë.
Strategjia e një përqindëshit: është ta vlerësosh në vazhdimësi gjendjen tënde, dhe kur ndodh ndonjë konflikt me ndonjë person, ta pyesësh veten:
– Mos vallë, qoftë edhe me 1%, të kem gabuar – diku?
-A gjendet, qoftë edhe me 1%, ndonjë zgjidhje për këtë problem?
– A gjendet, qoftë edhe 1%, tolerancë?
-A ka qoftë edhe 1%, vend për një komunikim më të mirë?
-Kur merr strategjinë e 1%, ti i jep vetes mun dësinë të jesh më fleksibil.
Por ka persona, që sipas tyre, vetëm mendimi i tyre është ai i sakti, dhe nuk i marrin në konsideratë mendimet e të tjerëve ose fjalët e tyre, dhe si rrjedhojë nuk kanë fleksibilitet në marrëdhëniet me të tjerët.
Dr. Ibrahim el-Fekij