Teoria e taksimit islam

Teoria e taksimit islam

Sistemi i taksimit në çdolloj ekonomie është shtylla financiare për të vepruar me sukses në institucione shtetërore si policia, ushtria dhe zyrat qeveritare, po ashtu edhe për të shpenzuar në projekte me interes publik si rrugët, shëndeti, arsimi dhe zhvillimi. Një pjesë të madhe të këtyre përfitimeve të shtetit e përbëjnë këto taksa. Me pak fjalë të gjithë fytyrën dhe formën e ekonomisë e vendosin në pjesën më të madhe sasia e taksave që populli paguan dhe i mbledh qeveria. Në shoqëritë perëndimore ku normalisht mbizotëron kapitalizmi baza e taksimit është për aq sa fiton dhe shpenzon. Nga kjo lehtësisht mund të kuptojmë se ky model i këtij sistemi ekonomik aktualisht nxit kursimet, dhe në fakt ato përpiqen aq shumë, sa edhe japin benefite monetare për kursimet (kjo varet nga përqindjet e interesit që japin bankat e nivelit të dytë). Nga ana tjetër Islami ka një model të ndryshëm dhe të mirë-provuar taksimi. Në modelin islam të financimit baza themelore e taksimit është të taksohen shumat që kursehen, më mirë se sa ato që shpenzohen.

Në një vështrim të parë kjo do të dukej paksa e çuditshme, por nëse do ta shqyrtonim nga ana sasiore dhe cilësore modelin islam do të shohim se është më i mirë, qoftë në dukje, qoftë në termat afatgjatë, të cilat ne mund t’i kapim. Një person, i cili fiton 50,000$ në muaj mund të jetë subjekt i përreth 40-50% i taksave në ekonominë kapitaliste e sotme perëndimore. Kjo do të thotë se atij i mbeten përreth 25,000-30,000$ të ardhura për konsum. Natyrisht në mendjen e atij personi duhet të rëndojë fakti, që ai do të taksohet më tej, nëse ai do të shpenzojë paratë e mbetura. Kështu që nga ana tjetër këtij personi i duhet t’i kursejë paratë e mbetura për dy arsye, që t’i shpëtojë barrës së taksave të tepërta dhe që të fitojë ca para cash nga kursimet e veta.

Ajo që bën ky lloj taksimi ekonomisë së shoqërisë është se e ndalon atë artificialisht ose e ngadalëson fluksin e parasë në treg; së këndejmi shfaqen pastaj koncepte si inflacion i jashtëzakonshëm apo qoftë edhe inflacion i thjeshtë. Në fund të fundit inflacioni i referohet situatës kur shumë njerëz kanë fuqi blerëse për të mos blerë shumë produkte apo shërbime. Kjo gjithashtu krijon një ndarje ndërmjet të pasurve dhe të varfërve, dhe shpeshherë së këndejmi në rritjen e problemeve dhe të konflikteve sociale. Modeli i financave islame pothuajse i hedh poshtë të gjitha këto gjëra. Le të themi se një person që fiton 50,000$ mundet vetëm të taksohet për një shumë të caktuar nga të ardhurat e tij, dhe kështu atij i mbeten shumë më tepër para për të shpenzuar për gjëra të tjera. Merreni me mend një person, që ka mundësi të shpenzojë më shumë para se sa ka mundësi normalisht dhe kjo gjë pa paguar taksa të tepërta për ato që shpenzon. Kjo është njëra anë e përfitimeve, që merr nga sistemi i taksimit islam. Të gjithë këto para të tepërta, për të qenë të saktë para të pataksuara do të gjeneronin aktivitetin ekonomik dhe vende pune për të gjithë.njerëzit duke pasur mundësinë të fitojnë dhe të shpenzojnë paranë gjithashtu do të rrisnin standardet e jetesës. Dhe më e rëndësishmja shumë e më shumë njerëz do të nxiteshin për të shpenzuar; dhe së këndejmi ndarja ndërmjet klasave do të zvogëlohej. Mundësitë e punësimit në fund do të krijonin më shumë prodhimtari me fuqinë punëtore, dhe kështu do të rrisnin mënyrat për arritjen e niveleve të larta në gjenerimin e parasë dhe të veglave për rritjen ekonomike.

Efektiviteti i këtyre parimeve të taksimit islam mund të matet me faktin që në disa institucione dhe kolegje moderne arsimore ekonomike, financa islame jo vetëm që ndiqet teorikisht, por gjithashtu është zbatuar si faktori ekonomik i vetëm shumë efektiv që kontribuon në mirëqenien financiare jo vetëm të qeverive, por edhe të nënpunësve.

http://www.islamonline.com/news/articles/79/Islamic-Taxation-Theory.html

Artikulli paraprakShitja me këste
Artikulli tjetërGjykimi fetar për disa çështje që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe investimin e vakëfeve