Telford, qyteti me ‘trotuar të mençur’ që prodhon energji elektrike kur ecni mbi të

Telford, një qytet në Britani të Madhe ka instaluar një “trotuar të mençur” që gjeneron energji nga hapat e njerëzve për të mbushur falas telefonat.

Këshilli Telford dhe Wrekin në Shropshire ka nisur projektin e ndërtimit të trotuari të teknologjisë së lartë i cili u mundëson njerëzve të mbushin telefonat celularë duke i shndërruar hapat e tyre në energji elektrike.

“Një ekran me energji diellore tregon sasinë e energjisë e cila gjenerohet duke ecur në trotuar të instaluar midis stacionit kryesor të trenit dhe qendrës së Telford”.

Trotuari prej gjashtë metrash është pjesë e një projekti prej 4 milionë funtesh nga Telford dhe Wrekin Council në kuadër të masave për luftimin e ndryshimeve klimatike.

Këshilltarja Carolyn Healy tha se projekti është i vlefshëm në krijimin e ndërgjegjësimit për gjenerimin e energjisë së pastër dhe një mënyrë argëtuese për të treguar se si mund të gjenerohet energjia./Motilokal

Artikulli paraprakTë drejtat socio-ekonomike të femrës në Islam
Artikulli tjetërKUPTIMI LITERAL DHE TERMINOLOGJIK I LIDERSHIPIT DHE LIDHJET NDËRMJET TYRE- Prof. Dr. Hfz. Hajredin HOXHA

Comments are closed.