Sjellja e prodhuesit perfshinë;
1.Maksimizimin i fitimit nën kufizimet e vendosura nga interesat e (Maslahah el-Ammah). Kjo mund të përfshijë edhe objektiva të tjera, si rritja e mundësive të punësimit, mbajtja e çmimeve të mallrave të domosdoshme në nivele të ulëta, rritja e furnizimit me disa mallra që kanë përparësi shoqërore, etj.
2.Bashkëpunimi me prodhues të tjerë me qëllim arritjen e objektivave shoqërore.
Edhe pse bashkëpunimi theksohet shpesh në kontekstin e sjelljes së orientuar nga parimet islame, veçanërisht midis prodhuesve, nuk është e qartë se çfarë formash pritet të marrë dhe në çfarë mase rezultati do të ndryshojë nga ai i modelit konkurrues. Bashkëpunimi për të maksimizuar fitimet do të çonte në monopol. Kjo, pra, përjashtohet, pasi monopoli në këtë kuptim konsiderohet unanimisht si jo-islam. Bashkëpunimi që ka rëndësi është ai për arritjen e disa prej objektivave të tjerë të përmendur më sipër. Përderisa këto objektiva janë shoqërore, ndjekja e tyre kërkon shumë më tepër informacion sesa ai që zakonisht është i disponueshëm për prodhuesin individual. Bashkëpunimi për promovimin e interesit shoqëror dhe realizimin e së mirës publike do të përfshinte, pra, institucione të tjera shoqërore, veçanërisht shtetin. Mund të kërkojë gjithashtu një lloj tjetër ndërveprimi me konsumatorët dhe punëtorët.