Si të bëjmë ndarjen mes klientit, jetës personale dhe shtëpisë?

Për këta gjenden dy mënyra:

Gjatë rrugës për në punë, fokusohu te vetja dhe bëja vetes të ditur se që tani, ti ke të bësh me njerëzit në punë, dhe duhet të mbash personalitetin e punës.

Pastaj, kur të mbarosh nga puna, ti e kthen veten me mendimet e tua te familja, fokusohesh në vetvete thellësisht, e kështu ti do të jesh në gjendje ta bësh ndarjen mes të dyjave.

Metoda e imagjinatës shpikëse: Kur të shtrihesh për të fjetur, para se të të zërë gjumi, imagjinoje veten sikur je në punë, sikur gjendesh në një situatë të vështirë, dhe sikur ti e zgjidh atë… e kështu truri jot trajnohet për zgjidhjet.

Ndërsa, kur je duke dalë nga puna, imagjinoje veten në shtëpi, me bashkëshorten tënde dhe fëmijët e tu, e kështu ti parapërgatitesh shpirtërisht për qëndrimin me ta.

Duke vepruar kështu në vazhdimësi, do ta vëresh se do të dish ta bësh dallimin mes punës dhe shtëpisë.

Këtu, ti duhet gjithashtu të dish të bësh ndarjen mes jetës tënde personale dhe punës, në mënyrë që jeta jote personale të mos ndikojë negativisht në punën që ti bën… E njëjta gjë thuhet edhe për të kundërtën gjithashtu. Në rastet kur ke probleme në punë, ti duhet të bësh ndarjen mes saj dhe jetës tënde personale, në mënyrë që puna të mos ndikojë negativisht në jetën tënde personale.

Nëse nuk arrin ta bësh ndarjen mes të dyjave, kjo mund të të shkaktojë të humbasësh shokët e tu, fëmijët e tu, ose persona të afërt me ty, gjë e cila mund të të shkaktojë edhe probleme psikologjike.

Dr. Ibrahim el-Fekij

Artikulli paraprakPërmirësimi i cilësisë së gjumit- libri i Nick Littlehales -PJESA E DYTË
Artikulli tjetërKërkesa për miell në Kosovë. A ka nevojë për panik?