Shumë nxehtë? Temperaturat ideale për të punuar sipas neuroshkencave

I nxehti ka efekte të rëndësishme tek truri unë dhe aftësia jonë për t’u përqendruar…

 

Verë, por nuk keni marrë ende pushimet. Në shtëpi mbase nuk keni kondicioner dhe ia keni ngulur sytë ekranit të kompjuterit me një shikim bosh.

Ju s’po mundeni të çoni përpara prezantimin që duhet të mbyllni. Ndoshta sepse mendja juaj ka shkuar në plazh, apo prej lodhjes së akumuluar në muajt e shkuar të ndërlikuar, e produktiviteti është në rënie të lirë…

Çfarë ndodh? Epo një faktor i mundshëm përgjegjës për këtë është klima, dhe veçanërisht, i nxehti përvëlues. Kushtet klimatike ndikojnë fuqishëm në ekuilibrin tonë psiko-fizik.

 

Aktivitetet tona të trurit, në veçanti, ndikohen në dy mënyra

E para ka të bëjë me dritën e cila “ka një efekt të dobishëm në gjendjen shpirtërore (besohet se mund të zvogëlojë gjendjet depresive) dhe në aftësinë për të qëndruar të vëmendshëm dhe të përqendruar. Në fakt, rrezet ultraviolet stimulojnë çlirimin e serotoninës në tru, një substancë kimike që të jep ndjenjën të relaksit, mirëqenies dhe gëzimit” – shpjegon Antonio Cerasa, neuroshkencëtar i CNR.

Por edhe temperaturat ndikojnë në trurin tonë. “Luhatjet e shpeshta mes të ftohtit dhe të nxehtit (me të cilat tashmë jemi mësuar prej disa vitesh) kanë një efekt të kundërt: rrisin nivelet e dopaminës, dhe në nivel sjellje, agresivitetin. Temperaturat shumë të nxehta i bëjnë njerëzit të mos ndihen rehat, të irrituar dhe agresivë, duke zvogëluar mundësitë për ndërveprime sociale”. Për këtë arsye nuk duhet të habitemi nëse gjatë muajve të verës jemi më grindavecë me kolegët, miqtë dhe partnerin. Në njëfarë mase, është faji i biologjisë.

Në lidhje me performancën profesionale, i nxehti ka efekt specifik te disa neurotransmetues – serotonina dhe dopamina – që kushtëzojnë funksionet e disa zonave të trurit të lidhura me vëmendjen dhe përqendrimin.

“Çekuilibri i neurotransmetuesve kryesorë në rregullimin e emocioneve dhe njohjes çon në keqfunksionim të zonave të trurit të quajtura parieto-parafrontale, të cilat përfshihen në përqendrim”.

Për të punuar me vëmendjen dhe përqendrimin më të madh të mundshëm është e nevojshme ruajtja e temperaturës në intervale të caktuara. Kondicioneri është zgjidhja më e mirë në këtë rast, por në mungesë të tij, ju mund të punoni herët në mëngjes ose pasdite vonë, kur temperaturat janë më të ulëta.

Një studim i kryer te kafshët, veçanërisht, gjeti se “temperaturat ideale në të cilat nuk preken aktivitetet e përditshme variojnë nga 15 – 28 gradë Celsius. Për këtë arsye duhet të lëvizim në këto intervale për të siguruar funksionimin siç duhet të mendjes sonë”.

/ Vanity Fair Italia

Artikulli paraprakRusi, të ardhurat nga eksporti i naftës u rritën mbi 20% në gjysmën e parë të 2021
Artikulli tjetërApple mbron tiparet e mbrojtjes së fëmijëve mbi shqetësimet e privatësisë