Pronari i parave nuk dunet te jete dorështrënguar në shpenzimin e tyre për vetveten dhe familjen (të afërmit) e vet, të mos jetë koprrac apo makut, ngase Islami e ndalon këtë, sepse kjo shpie në amoralitet.
Këtë më së miri e ilustrojnë fjalët e hadithit vijues:
“Keni kujdes nga koprracia, ngase ata që ishin para jush, u shkatërruan shkaku i koprracisë dhe jo vetëm qe u bënë makutë, por edhe të pamoralshëm.
Islami reptësisht ndalon murgjërinë, ngase ajo ndalon, gjegjësisht, privon shijimin e jetës e të së bukurës:
O bijtë e Ademit, vishuni përshtatshëm kudo dhe kurdo që të faleni! Hani e pini, por mos e teproni, se Ai nuk i do ata që e teprojnë. (El-A’raf, 31)
Ndërsa në ajetin vijues, duke iu referuar atyre që i ndalojnë bukuritë, pijet, ushqimet e mira e të lejuara (hallall), i Madhërishmi thotë:
Thuaj: “Kush i ka penguar stolitë dhe ushqimet e këndshme, të cilat Ai i ka krijuar për robërit e Vet?” Thuaj: “Ato janë për besimtarë (dhe të tjerët) në këtë botë, ndërsa në botën tjetër do të jenë vetëm për besimtarët. Kështu ua shpjegojmë shpalljet njerëzve që dinë. (El-A’raf, 32)
I Dërguari i Allahut, Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], thotë se Zoti i Madhërishëm dëshiron ta shohë efektin e Mirësisë së Tij tek krijesat.(1) Kur ai u pyet nga njëri prej sahabëve të tij: “O i Dërguari i Allahut, jam tepër i dhënë pas bukurisë, teshave të pastra dhe këpucëve të bukura e të lustruara, a jam mendjemadh?!” I Dërguari i Allahut iu përgjigj: “Jo, nuk je mendjemadh. Allahu është i Bukur dhe e do bukurinë, kurse mendjemadhesia pengon nga e vërteta dhe e prish njeriun.”(2)
(1) Transmeton Ebu-Davudi në “El-Xhihad” (1698), si dhe Hakimi.
(2) Transmeton Tirmidhiu prej Amr Ibn Shu’ajbit.
Libri: “Pasuria dhe ekonomia në Islam”
Autor: Dr.Jusuf Kardavi
EKONOMIA ISLAME
Comments are closed.