Shoqëria në harmoni: Si të jemi në një rreth i cili na mban të lumtur dhe produktiv

SHOQËRIA HARMONIKE

“Nëse shiu nga retë është tjetër,
Uji ynë i pijshëm është nga retë e njëjta.
Nëse prejardhja na bën të ndryshëm,
Feja jonë na bën të njejtë,
Feja të cilën e marrim në vend të prindëve”.

Definoje rolin tënd

Ti, si njëri, ke më shumë role. Ke rol ndaj vetvetes tënde, rol ndaj familjes, rol ndaj punës tënde, ndaj nxënësve, ndaj miqve, ndaj fëmijëve të tu, e ndonjëherë ke rol në shoqëri, në sferën e kulturës, ekonomisë… etj. Përcaktimi i qëllimit të qartë ndaj secilit rol do të të bëjë të jesh më i përqendruar drejt realizimit dhe ndërtimit të një shoqërie kompakte.

I pari nga këto role

Roli dhe detyra më e rëndësishme për ty është ajo që të ka urdhëruar Allahu i Lartëmadhëruar:
“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin)e mbikqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar”. (Tahrim, 6).
Po, ai është roli yt ndaj teje dhe ndaj familjes tënde. Në të vërtetë, roli dhe detyra më e rëndësishme është roli i babait ndaj fëmijëve të tij, ashtu që të ndërtojë një shtëpi të fortë dhe të qëndrueshme, e cila do të mbështetet në themelet e vlerave dhe principeve të vërteta në shpirtrat e femijëve të tij, do të ndërtojë ndjenjat e përkatësisë familjare, ashtu që ta nxjerrë gjeneratën e suksesshme në rrugën e drejtë.
Detyrat kanë edhe minimumin e tyre, që nuk mund të braktiset, e ai është zbatimi i dispozitave të sheriatit. Ato duhet të zbatohen
në të gjitha rolet në mënyrën më të mirë, me zemër të mirë dhe me dashuri. Në të vërtetë, po që se njeriu e humb moralin, atëherë ai i humb edhe të gjitha raportet e tij. Po qe se ekziston sjellje e shkëlqyer në të gjitha detyrat dhe rolet e rekomanduara, atëherë ai njeri bëhet pjesë e ekipit që është arti i suksesit.
“Atëherë kur t’i realizojmë rolet dhe detyrat tona, jeta do të na bëhet mjaft e gjatë dhe e plotësuar. Do të fillojë nga dita kur lindi njerëzimi dhe do të vazhdojë pasi që ta braktisim këtë Tokë. Me të
vërtetë, ne jetojmë jetë të shumëfishtë dhe në një masë të caktuar ne e shumëfishojmë ndjenjën tonë përmes roleve që gëzojmë dhe i shumëfishojmë ndjenjat tona me jetën që jetojmë”.

PESË FUQITË E BASHKËSISË SHOQËRORE

Me qëllim që të ndërtojmë plotësisht raporte shoqërore dhe një shoqëri kompatibile, ne  medoemos duhet të jemi të aftë t’i përmbushim disa detyrime të caktuara ndaj vetes dhe ndaj bashkësisë sonë shoqërore.

E para: Dashuria e pakushtëzuar

Po që se dashuria buron dhe vjen nga brendia, nga thellësitë e njeriut, atëherë ajo do të përhapet edhe jashtë tij, madje do t’i bartë me vete fjalët dhe veprat e bukura. Dashuria është një veprim që përfshin në vete praktikat më të mira gjatë jetës së përditshme. Nëse dashuria shndërrohet në vepër, nëse dashuria është prezent në komunikim me të tjerët, atëherë ajo dashuri jep fruta dhe dashuri të reja. E nëse praktikohet përmes britmave dhe zhurmës gjatë përditshmërisë me të tjerët, atëherë ajo dashuri përjeton vdekje.
Allahu i Lartëmadhëruar ka thënë:
“Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë”.(er-Rum,21)
Do të vëresh se në këtë ajet bëhet fjalë për lidhjet bashkëshortore, andaj orvatu që të nxjerrsh ndonjë përtundim. Logjiko për shprehjen e theksuar dashuri, që njëkohësisht do të thotë edhe respekt, vlerësim, ashtu siç do të thotë edhe mirësi dhe mëshirë. Prandaj, fryti i dashurisë është mëshira, që njëkohësisht është edhe themel i dashurisë së pakushtëzuar.
Përqendrohu tek lidhja, tek dashuria, e jo tek pasoja e lidhjes dhe e dashurisë, si edhe vepro për zhvillimin dhe përparimin e asaj lidhjeje dhe asaj dashurie, pikërisht ashtu siç thotë Kur’ani Fisnik: “… dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim’. (el-Insan, 9).
Lidhjet dhe raportet duhet të vendosen pikërisht për shkak të lidhjeve dhe raporteve, e jo për shkak të pasojave të atyre lidhjeve dhe të atij raporti.
Po që se ne, kryesisht, kërkojmë dhe i presim rezultatet dhe pasojat e lidhjes dhe vetëm dobinë e lidhjeve, në atë rast, ne e kemi bërë atë lidhje vetëm në mënyrë sipërfaqësore, në mënyrë formale dhe ne do të përqendrohemi vetëm në dëshirat dhe ëndjet tona, ndërsa të tjerët do t’i injorojmë. Kështu pra, dashuria do të humbasë në mënyrë graduale, ashtu siç humbet mirësia dhe sinqeriteti.

Vetëm shihe zemrën e madhe të Muhamedit s.a.v.s. atëherë kur ai e vizitoi Taifin (më qëllim që t’i thërriste ata në fenë islame). Disa grupe fëmijësh të këtij vendbanimi u organizuan dhe hodhën gurë mbi Muhamedin s.a.v.s. Këmbët i kishte të përgjakura, e pasi që erdhi koha e fitores ai tha: “Jo, nuk e dëshiroj ndëshkimin për ta. Përkundrazi, e lus Allahun që pasardhësit e tyre të bëhen robër të sinqertë të Allahut,
që vetëm Atij t’i përkulen dhe që të mos i përshkruajnë Atij partner” (Buhariu, 224 dhe Muslimi, 1795).
Kjo është zemra e madhe së cilës nuk i interesuan vetëm frytet dhe dobia, përkundrazi ajo është zemra e cila dashuron që nga rrënjët e saj, nga thelbi i saj, e cila posedon mëshirë ndaj njerëzve që gabojnë. Tani do të të paraqitet burimi i pastër në zemrat e njerëzve, kur atyre iu dhuron, sinqerisht dhe pa kurrfarë kushti, dashurinë dhe mëshirën tënde.
Ateherë kur nga ata njerëz, të cilëve iu dhuron dashuri, nuk kërkon asgjë, atëherë kur njerëzve iu dhuron gjithçka në mënyrë të sinqertë, do të zbulosh në shpirtrat e tyre të thellë njerëzishmërinë. Ja kjo është dashuria pa kufi, dashuria e pakushtëzuar.

Pranoji njerëzit ashtu siç janë

Njerëzit posedojnë mundësi dhe potenciale të mahnitshme.
Natyrisht, ata individë dallohen nga njëri-tjetri, por pasi që ti t’i pranosh njerëzit ashtu siç ata janë në esencë, atëherë gjatë harmonizimit dhe ndihmës reciproke do të përjetosh një kënaqësi që sjell me vete ndjenjat e kënaqësisë në të dy palët. Pikërisht atëherë do të jetosh në dashurinë pa kufij.
Psh., nëse babai vendos kushte për dashurinë ndaj fëmijëve të tij, ai do të humbasë shumë në raportet ndërmjet tij dhe femijëve, do të humbasë ndjenja e harmonisë dhe ndihmës reciproke, do të lindë një presion i madh ndërmjet atyre dhe atij vetë, prandaj zgjidhja e vetme është dashuria pa kufij, dashuria pa kushte!
Babiliusi ka thënë:
“Ti nuk je në gjendje të bësh që njëra këpucë t’iu shërbejë të dy këmbēve”.
Ndoshta t’i vëren dhe e përjeton birin tënd ndryshe nga ajo që ai e përjeton vetveten e tij: Moskuptimet, ndëshkimet dhe ndalesat do të lindin vetëm ftohje dhe largësi ndërmjet fëmijëve dhe prindërve të tyre. Zgjidhja është: lëshoje fëmijën tënd, le të jetojë si të dëshirojë, le ta shfrytëzojë mendjen dhe potencialin e tij, e jo ta jetojë jetën tënde, mirëpo, ndiqe dhe përcille atë, qëndro vigjilent ndaj tij me qëllim që të mos devijojë nga rruga e drejtë apo të mos bjerë në ndonjë rrezik. Prandaj, roli yt si prind është dashuria dhe udhëzimi në harmoni me aftësitë të cilat janë dhunti nga Zoti, e që fëmija nuk i posedon.
Nëse ke besim në aftësitë e individëve të tjerë, kjo do të thotë se ti i dashuron pa kurrfarë kushtëzimesh. Prandaj, dëgjoje këtë porosi e cila flet për njohjen dhe për mënyrën se si duhet t’i njohësh njerëzit e tjerë:
“Më i mëshirshmi nga umeti im ishte Ebu Bekri; më i guximshmi nga umeti im ishte Omeri; më i turpshmi nga umeti im ishte Othmani; më i dijshmi i umetit tim për Librin e Allahut ishte Ubeji bin Kabi; njohësi më i mirëi sheriatit nga umeti im ishte Zejd bin Thabiti; njohësi më i mirë në umetin tim për hallallin dhe haramin ishte Muadh bin Xhebeli dhe çdo umet posedon besnikun e tij, ndërsa besniku i umetit tim është Ebu Ubejde (kënaqësia e Allahut qoftë mbi të gjithë ata) (Tirmidhiu, 3791 dhe Ahmedi, 12493).

Një metodë e shkëlqyer

Qe të dashurosh pa kushtëzime, që t’i pranosh njerëzit ashtu siç janë, që të përsosesh në këtë shkathtësi, mëso që të shohësh me sytë e të tjerëve, logjiko sinqerisht për atë se çka dëshirojnë ata, e jo për atë se çfarë dëshiron ti.

NJË TREGIM
Një ditë, Ralf Valdo Emerson dhe biri i tij u orvatën që ta fusin kalin në stallē. Mirëpo, ata bënë një gabim të zakonshëm, kur nuk menduan për atë se çfarë dëshironin të bënin. I ati u orvat që ta shtynte kalin, ndërsa i biri i tij ta tërhiqte prapa. Megithatë, kali i nguli këmbët e tij në tokë dhe refuzonte që të largohej nga kullota. Këtë skenë e vërejti shërbëtorja e tyre. Ajo e kuptoi se çfarë kishte dëshiruar kali, andaj e vuri gishtin e madlh në gojën e kalit me qëllim që ta ndillte dhe ta detyronte atë që të hynte në stallë, gjë që edhe pati sukses.
Ky është një rrëfim qesharak, mirëpo, nëse kjo gjë ndodh me kafshët, atëherë si do të duhet të veprojmë me njerëzit? Sekreti qëndron në dashurinë e pakushtëzuar, që do të thotë t’i pranosh njerëzit ashtu siç janë në esencë, t’iu përshtatesh nivelit të tyre dhe në atë mënyrë do të gjejmë zgjedhje për problemet reciproke.

E dyta: Ta përfitosh nga brenda

Numri më i madh i njerëzve orvaten për t’i rregulluar raportet me njerëzit që janë përreth tyre në atë mënyrë që t’i përfitojnë përmes parave. Disa njerëz posedojnë pasuri të mëdha dhe janë në gjendje që përmes parave t’i blejnë njerëzit dhe trupin e tyre, megjithatë nuk
mund t’i blejnë me para zemrat e njerëzve, shpirtrat e tyre, emocionet e tyre, mendjen e tyre, me një fjalë, brendinë e tyre nuk mund ta blejnë.

Njerëzit nuk janë pronë e jona. Ne nuk kemi pronësi mbi ta. Ky është një fakt që shumë njerëz nuk e kanë në konsideratë. Ne mund ta posedojmë vetëm dashurinë e tyre, e nëse e posedon dashurinë e një njeriu, atëherë ti je në gjendje ta lëvizësh entuziazmin e tij, shpirtin tij. Për ta përfituar brendinë e njeriut dhe shpirtin e tij, ti duhet ta mësosh që ai të bëhet i përgjegjshëm për vetveten e tij. për sjelljen e tij, për veprat e tij, kështu që dhuroja tërë kujdesin dhe diturinë e nevojshme.
Obligimi dhe roli yt i vërtetë ndaj njeriut është që ti t’i ndihmosh me fjalë të mira, me lëvdata, ta lutësh Zotin për të, të posedosh qëllim të sinqertë për të, ta këshillosh dhe ta udhëzosh në mënyrë të mirë dhe të ëmbël atëherë kur tek ai paraqitet ndonjë mangësi, e jo ta urdhërosh atë dhe të paraqitesh ndaj tij në mënyrë të ashpër.

E treta: Dhjetë mënyra për të arritur deri tek njeriu

Ato janë sjellje të ëmbla dhe të këndshme të cilat gjenden në brenditë e zemrave të mëdha. Kjo është një ndihmë dhe një harmoni e butë dhe e ëmbël që i mbështet rrënjët në sentencën e gjuhës angleze me domethënien themelore prekja e njerëzishmes (Human Touch).
Numër 1: dëgjoje (Hear Him);
Numër 2: kuptoji dhe respektoji ndjenjat e tij (Understand his feelings);
Numër 3: stimuloje vullnetin e tij (Motivate his desire);
Numër 4: vlerësoje punën e tij (Appreciate his efforts);
Numër 5: informoje (News him);
Numër 6: stërvite (Train him);
Numer 7: udhëzoje (Open his eyes);
Numër 8: orvatu që ta kuptosh veçorinë e tij (Understan his Unigueness);
Numër 9: mbaj lidhjet me të (Contact him);
Numër 10: respektoje (Honour him).

E katërta: Esenca e raportit

Bëhet fjalë për filozofinë e rregullës së artë të autorit Zig Ziglar, e cila thotë:
“Ti je në gjendje të realizosh në jetë gjithçka që dëshiron, përderisa i ndihmon njerëzit e tjerë në orvatjet e tyre për ta realizuar atë që dëshirojnë.”
Vlera e vërtetë e raporteve të mira ndërmjet njerëzve është të ekzistuarit e vazhdueshëm të një lloji të këmbimeve të ndibmës në të kuptuar, në mësim dhe në modesti.
Shumë njerëz përqendrohen vetëm në nevojat dhe problemet e tyre, e kështu i anashkalojnë nevojat dhe dëshirat e të tjerëve. Këta njerëz, veprimtarinë e këtillë e konsiderojnë vetëm mjet ose urë se si të arrijnë dhe të realizojnë qëllimet e tyre. Në këtë rast, humbasin raportet e mira ndërmjet njerëzve. Jeta e vërtetë dhe e plotë ekziston vetëm nëse ekziston kuptueshmëri reciproke, si dhe ndihmë ndërmjet njerëzve, gjë që ndërtohet duke bërë mirë ndaj njëri tjetrit në tejkalimin e problemeve. Ky princip i bërjes mirë ndërmjet vete ekziston në Kur’anin Fisnik, ku Allahu i Lartëmadhëruar ka thënë:
“Kur përshëndeteni me ndonjë përshëndetje, ju ktheni përshëndetje edhe më të mirë, ose kthejeni ashtu. Allahu llogarit për çdo send”. (en-Nisa, 86).
Gjithashtu, një rekomandim i këtillë hyjnor ekziston edhe në thëniet e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem i cili ka thënë:
“Aii cili në emër të Allahut kërkon mbrojtje tek ju, ofroni mbrojtje; ai i cili në emër të Allahut kërkon diç nga ju, jepjani; ai i cili ju thërret, përgjigjuni; ai i cili ua bën ndonjë të mirë, shpërblejeni.”( Ebu Dawudi, 1672 dhe Nesai, 2567).
Kujdesu për nocionet e kthimit dhe pjesëmarrjes në ndihmën ndaj të tjerëve, e më pas pason edhe mëshira, puna, dhënia… Fjala është për sjelljet
reciproke. Po që se bëjmë ndonjë sjellje të kundërt me këto, atëherë pasojat do të jenë kontraproduktive. Me të vërtetë, vrazhdësia, ashpërsia, injorimi, përqeshja ose tallja e njerëzve të tjerë, shkakton vdekjen e dashurisë dhe vdekjen e ndihmës reciproke dhe të harmonisë ndërnmjet njerëzve: “Kush nuk është i mëshirshëm ndaj të tjerëve, as atij nuk i takon mëshira”.(Buhariu, 5997 dhe Muslimi, 2319)

E pesta: Zgjoji potencialet e tua të fshehura

Harmoninë në shoqëri ti duhet ta perceptosh në brendinë e saj, përmes aftësive të tua sekrete, të cilat gjenden në pjesët më të thella të shpirtit tënd.
Fuqia e shkathtësisë: me tërheqjen tonë në vetvete, në zemrëndhe në shpirtin tonë, mësojmë se si duhet të depërtojmë edhe në shpirtin e njerëzve të tjerë. Pra, kështu orvatemi që t’i kuptojmë ata. Në këtë rast, ne shohim me sytë e tyre dhe i vërejmë nevojat e tyre dhe atëherë e kuptojmë se edhe ata janë njerëz që meritojnë respekt.
Gjithashtu, në dobësitë e tyre do të shohim rastin se si duhet t’i ndihmojmë, si ti dashurojmë dhe si ti ndryshojmë më së miri.

Fuqia e imagjinatës dhe kreativitetit: njohja efikase e shpirtrave tanë dhe e shkathtësive tona për kreativitet, do të na i zbulojë potencialet e kreativitetit tek njerëzit e tjerë dhe do të vërejmë rezultate të mahnitshme. Do të na paraqiten mundësitë kreative mahnitëse të njerëzve të tjerë, mundësi mjaft praktike dhe reale. Kështu
që, atëherë do ta kemi të njohur frazën dhe stereotipin aktual: ekziston vetëm një zgjidhje.
Një aftësi dhe shkathtësi të këtillë do të mund ta arrijmë vetëm përmes shoqërimit konstant dhe përmes dialogut me individin tjetër, veçanërisht kjo i dedikohet dëgjimit të tjetrit, këmbimit të fjalëve të bukura dhe të këndshme, ballafaqimit dhe njohjes së mundësive dhe potencialeve tek tjetri.
Atëherë kemi arritur sukses në pajtueshmëri dhe në mirëkuptimin reciprok. Pra, pikërisht kështu lirshëm, haptazi dhe në mënyrë të sinqertë kemi shprehur mendimin tonë dhe mund të presim që ai të jetë edhe i pranuar. Këtu tanimë jemi të lirë për t’i vendosur raportet dhe lidhjet e vërteta me tjetrin, e kështu ta presim ndihmën reciproke.
Tani mund ta eliminojmë dobësinë prezente në shpirtrat tanë, si edhe në shpirtrat e individëve të tjerë. Po ashtu, tani mund ta realizojmë në mënyrë praktike atë që është më e rëndësishme dhe tani mund të këndojmë me të vërtetë:

“I Mëshirshmi nuk krijoi asgjë më bukur
se pamja kur muslimanët qëndrojnë në harmoni,
kur zemrat dashurohen,
janë si hekuri i kalitur”.

Si të arrihet suksesi | Fejsal Omer Mahfuz Bashrahil

Artikulli paraprakA jam unë fatlum? Suksesi i vërtetë dhe shmangja e vajtimit të përhershëm
Artikulli tjetërStrategjia e yjeve: katër rregullat që kanë ndjekur yjet për të arritje të mëdha