SHITBLERJA ME KËSTE

Kontrata e shitblerjes me këste eshte një ndër kontratat e shit blerjes thuajse me te perhapura ne kohen bashkëkohore. Kjo vjen si rezultat i konkurences sē tregut në njërën anë, dhe ndoshta si rezultat i renies se faktonit blerês ne anén tjeter. Kjo kontratë në kohen bashkekohore trajtohet si në nivelin individual, ashtu edhe në nivel të kompanive, ngase këtë formë të shitblerjes shunë kompani e konsiderojnë si mjet për të bërë përfitime dhe si i tille konsiderohet një mjet i fuqishëm i finances modeme.

Ne kontratën e shitblerjes me keste ekzistojne dobi te dy paleve, ngase shitësi shtone nivelin e shitjes edhe në momentin kur blerési nuk posedon mjete për ta blere per momentin, atëherë e shet përmes kontratës ku pagesa megullohet me keste, kurse bleresi përmes kësaj kontrate arin që të blejë një send edhe né rastet kur të ardhurat e tij mujore nuk ia mundésojně blerjen e sendit me pagesë kesh.

Kontrata e shitblerjes me keste që sot edhe në literaturen islame njihet me nocionin “bej’u et-teksit” ne te kaluaren, te fukahat e vjetër mik njihet me kete temninologji ne literaturen e jurisprudencés islame, mirëpo njihej me termin “shitblerja me afat-bej’ul axhal”.

Megjithate nëse bėjmě një studim me te hollësishëm në terminologjine e këtyre dy tennave, “bej’ul axhal” shitblerja me afat të caktuar dhe temmit “bej’u et-teksit” shitblerja me keste, vërejmë shitblerja me këste është pjesë e shitblerjes me afat të caktuar, qe nenkupton se kjo kontratë te dijetarët e mëhershëm islan éshtë më gjithépérfshirëse se sa kontrata me këste. Te kontrata e slitblerjes me afat të caktuar bëhet fjale kur shitėsi shet sendit, kurse blerësi duhet te beje pagesen ne nje afat të caktuar, porse pagesa béhet e tërësishme, kurse te kontrata e shitblerjes me keste, pagesa behet përmes kësteve pavarësisht nga koha e kufizuar e kesteve dhe mmni i tyre, gjithashtu nuk ka rëndësi se a janë të gjitha këstet të barabata në sasi apo jo.

Me nocionin “teksit – këste” në teminologjiné e juristēve islam nënkuptojme: ndarjen e borxhit në pjesë të caktuara e té njohura qe te paguhen ne kohe te njohur dhe té kufizuar. Pér ketë arsye ne shpjegimin e mexhele el adlije gjejme se nocioni “et-teksit-këst” definohet: Shtvrja e pagesës së borxhit e ndarë në pjesë që do të paguhet në intervale kohore përcaktuar dhe të njohurm” [1]. kurse shitblerja me keste definohet: Kontratë e shitblerjes (që sendi i shitur dorëzohet menjëherë), kurse page sa bëhet me vonesë, e ndarë në këste të caktuara dhe në kohë të caktuar (2)

 

Qëndrimi i juristëve islam rreth shitblerjes me këste

Në esencë shitblerja me pagesë të afatizuar apo siç njihet në opinionin tonë me pritje është kontratë e lejuar. Edhe te kjo kontrate kushtëzohet po ato kushte qe kushtëzohen te kontrata e shitblerjes se rëndomtě, por ajo që duhet pasur parasysh gjitluje te kontrata e shitblerjes me afat të caktuar apo me keste eshte qe nga ajo kontrate te largohet mundesia e kamatës- fajdes, sepse ky veprim eshte i ndaluar.

Argument për lejimin e shitblerjes me afat, është ajérti kur’anor ku Allahu xh.sh. thotë:

يا أيها الذين آمنوا إذا تداينثم بقين إلى أجل مسنى فاغثيون

“O besimtarë, kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë.” (3] Me qenë se shitblerja me afat, nënkuptonė marrjen e sendit të blerë, kurse pagesa të bëhet me vonesë, dhe si e tille ngelë borxh për blerésin, e borxhi éshtë i lejuar me kete argument, atehere konstatojmë se slutblerja me afat eshte e lejuar. Në anën tjetër, Allahu xh.sh. në një ajetin tjetër thote:

واحل الة البيع وحرم الربا

“Allahu e ka lejuar shitblerjen dhe e ka ndaluar kamatën.” [4] Ky ajet është gjithëpërfshirës që nënkupton se i pérfshinë të gjitha llojet e shitblerjeve, përveç atyre që janë të ndaluara me argument, e kjo qarte tregon se shitblerja me afat eshte veprim i lejuar ngase nuk kemi argument të qartë që përjashton këté lloj të shitblerjes nga universalja e ajetit

Argument nga sunneti i Pejgamberit Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme për lejimin e shitblerjes me afat, kemi transmetimin nga Aisheja r.a. e cila ka thëne: “I Děrguari i Allahut            Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme nga një çifut kishte blerë ushqim me afat, e për këtë peng kishte lënë mburojën e tij” [5]

Juristēt islam në bazë të kësaj janë të mendimit se pagesa e cila bëhet me afat, mund edhe të ndahet në këste, për ta lehtësuar mënyrën e pagesës. Në këtë rast nuk ka rēndësi se pagesa bëhet me këste apo e menjëhershme, ngase ajo që është me rëndësi është që afati i pagesës te jete i ditur si dhe sasia e pagesës. Pra, nëse pagesa ndahet ne keste, atehere duhet të përcaktohet edhe sasia e pagesës edhe afati i këstit për tu paguar.

 

Rritja e çmimit në pagesën me këste

Çështja e shitblerjes me këste me shtim të vlerës, është një çështje që dijetarët islam e kanë shkoqitur si në të kaluarën ashtu edhe te dijetarët bashkëkohore. Në huluntimin për qêndrimet e tyre ndaj kësaj kontrate, gjejmë se ata janë të ndarë në dy mendime[6], në rastin kur në shitblerjen me këste bëhet edhe mitja e çmimit, ky veprim a eshte i lejuar sipas nomave islame apo jo.

Mendimi i parë:

Ky mendim pērfaqesohet nga disa dijetarë nga medhhebi shafij, nga një transmetim nga medhhebi hanbelij dhe disa të tjerë, qe jane mendimit se shtimi i çmimit në rastin e lidhjes sẽ kontratës së shitblerjes me këste eshtë veprim i ndaluar. Kéta dijetarē janë të mendimit se rritja e çımimin në krahasim me kohen, eshte kamate (interes), ose më e pakta që mund të thuhet është se ka ngjashmëri me kamatën. Argument ku mbeshtetet ky mendim eshite transmetimi se nga Ebu Hurejrete se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka ndaluar të bëhen dy shitblerje në një shitblerje” (7] Ketë hadith dijetarët në fjale e komentuan duke thënë se bëhet fjalē për shitje të një sendi me dy çmime, kur thuhet: po ta shes këtë send me para kesh 100 Leke, kurse me pritje 150 Leke. Ketu ka paqartësi dhe rrezik, për shkak të mos definimit te çmimit qe mund të shpije drejt mosmarrëveshjeve.

Imam Neveviju në sqarimin e këtij hadithi thote: disa dijetarë janë të mendimit se kuptimi i hadihit të transmetuar nga Ebu Hurejre ku thuhet “dy shitblerje në një shitblerje” e kanē kuptuar se bëhet fjalë për rastin kur shitësi i thotë blerësit ta shes këtë send për 10 Leké me lekë në dorë, e për 20 lekë me pritje, me keste, e ai nuk përcaktohet për njërën ofertë, atëherë shitblerja eshte e pavlefslune, e nëse përcaktohet për njërën oferté, atehere s’ka kurfare te keqe, dhe kontrata zbatohet sipas marrëveshjes.[8]

Dijetarët e mendimit të dytë kishin parasysh këtë hadith në fjalë, dhe për këtë dhanë përgjigje duke thënë se hadithi i lartpérmendur ku “ndalon dy shitblerje me një shitblerje me shit blerjen me keste përputhet vetëm në formen kur thotë: Ky send kushton kaq me afat, dhe kaq kushton me pagese të menjehershme – kesh. Mirèpo në këtë rast nuk done te thote se kemi dy kontrata, por kemi vetëm dy oferta, e blerési percaktohet për njërën, e në momentin kur pèrcaktohet, ai përcaktohet për njëren formé të ofertés e jo për të dy format, që nënkupton se edhe për rreth faktit se kemi dy oferta, kemi vetëm një kontratë.

Mendimi i dytë:

Mendimi i dytë i përfaqësuar nga shumica dërmuese e juristëve islam (xhumhuri) nga medhhebi hanefij[9]. malikij[ 101, shafiij dhe hanbelij (11), nga shumica e muhadithinëve si dhe nga shumica dërmuese e dijetarëve bashkëkohorë islam (12) janë të mendimit se, lejohet mitja e çmimit në rastin e lidhjes së kontrate sẽ shitblerjes me keste, nëse palet kontraktuese në kontratén e tyre kanë përcaktuar sasinë e këstit dhe kanë kufizuar kohen e pagesës[13].

Argumentet ku mbështet mendimi i dijetarëve që lejojnë shitblerjen me këste me rritje të çımimin, në krahasim me até nése çmimi behet i menjëhershem, jane: Nga Kur’ani Famélartë mbështeten në ajetin kur’anor ku Allahu xh.sh. thote:

وأحل الله البيع وحرم الربا

“Allahu e ka lejuar shitblerjen dhe e ka ndaluar kamatën.” [14] Nga ajeti nënkuptohet se Allahu xh.sh. e ka lejuar shitblerjen në formë të përgjithshme, pavarësislt se pagesa béhet kesh, apo me afat apo me këste.

Imam Taberiu në tefsirin e tij[15], shpjegon se ky ajet ka zbritur si përgjigje ndaj atyre që thanë se shitblerja me afat është një lloj si kamata, andaj është e palogjikshme që të ndalohet kamata e te lejohet shitblerja me afat

Imam Taberiu thotë, përmes këtij ajeti nënkuptohet qartë se All-llahm xh sh e ka lejuar fitimin në tregti në shitje dhe blerje. por e ka ndaluar kamatën, që nënkupton shtimin e kushtëzuar në kontratën e shitblerjes si gjobë për shkak të vonesës së pagesës. Te dy shtimet, shtimi i çmimit dhe shtimi i kamatēs nē këtē rast nuk janë njelloj, Allahu xh.sh. ka ndaluar atë shtim që bëhet për shkak të vonesës si gjobë, e që quhet kamatë, dhe e ka lejuar shtimin në shitblerjen me afat [16]

Me këtë interpretim që e bënë imam Taberiu, sqaron dallimin mes dy çështjeve që është se shitblerja është realizim i nevojës, kurse kamata është e pa nevojshme, krim dhe fitim i pasurisë pa mund [17]

Argument nga suneti i pejgamberit Alejhis-selam pér lejimin e shitblerjes me keste me çmim të rritur, eshte edhe transmetimi nga Abdullah b. Amr b. Asi, të cilin i Dërguari i Allahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme e kishte urdhëruar që ta përgatisë ushtrinë për në luftë, e atij nuk i dilnin devetë, andaj blinte një deve për ti kthyer dy sosh në afatin e caktuar. [18] Nga ky hadith qartë nënkuptohet dhe argumentohet lejimi i shitblerjes me afat me shtim të pagesës, pēr dallim nga pagesa e cila bëhet kesh – e menjéhershme.

Nga kjo nënkuptohet se nëse dikush e blenë një makinë, apo ndonje kafshë, ose diçka nga orenditë shtēpiake, që pagesën ta bëjë me vonesë për gjashtë muaj ose një vit p.sh. kjo kontratë është e lejuar, pikërisht duke u mběshtetur në hadithin e Aishes r.a.:“I Děrguari i Allahut Sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme nga një çifut kishte blerë ushqim me afat, e për këtë peng kishte lënë mburojën e tij [19]

Shikuar nga aspekti racional, kjo kontratë është e dobishme per të dy palët, e dobishme për shitësin ngase në te ka fitim, e për blerësin sepse për të ka një lehtësim, saqë po të mos ishte ky lehtësim, ai nuk do të arrinte të blejë sendet e nevojshme me para kesh [20]. Andaj ndalimi i kësaj kontrate shpien në vështirësi njerëzit, që éshtë në kundërshtim me parimet e legjislaturës islame.

Ky lloj i shitblerjes nuk eshte i ndaluar pavarësisht se pagesa me vonesë afat) behet me shtim apo pa shtim të çmimit, ngase shprehja eshte e përgjithshme (mutlaka) dhe ajo nuk mund të kushtëzohet derisa nuk ekziston argument per ta kushtëzuar [21]

Ne kontratën e shitblerjes me këste me çmim të shtuar nuk mund të themi se ekziston kamatë, sepse në këtë lloj të kontratës bëhet fjalë për këmbim të dy mallrave të ndryshëm mes veti, sepse kamatë zakonisht realizohet në këmbimin e dy mallrave nga i njëjti lloj [22]

Argument nga analogjia (kijasi) ku mbështet ky mendim është analogjia e shitblerjes me këste me rritje të çmimit, me kontratën e shitblerjes me parapagim edhe pse në këtë rast është e kundërta e kontratës së shitblerjes me parapagim

Kontrata e shitblerjes me keste me çmim të shtuar nuk është pa këmbim, por është në këmbim të sendit të shitur dhe çımimi është përfundimisht i përcaktuar sepse ai nuk shtohet me shtimin e kohës, andaj edhe nuk konsiderohet kamatë,

Eshte interesant mendimi i një studiuesi islam bashkekohor Tekij Uthmani [23] qe eshte njohës shumë i mirë i kësaj çështjeje, i cili në punimin e tij që e paraqiti ne konferencen e gjashte te Akademisë së Fikhut ne Xhede, i cili gjatë elaborimit te kesaj çështjeje, përveç tjerash thote: Nga studimi që kemi bërë ne kete lëmi nuk kemi hasur në ndonjë pengesë që ndalon faktin se shitësi ka paraqitur dy oferta, sikur te kete thene: Ta shita kete send për 8 (tete) Euro, nése e paguan në dore, e nèse e paguan me kesta ta shita 10 (dhjete) Euro. Mirépo ky parashtron edhe nje forme tjeter kur thote: A lejohet që shitësi të parashtroj më shumë se dy oferta, sikur të thotë: Ta shes këtë send për tetë Euro, nëse e paguan kesh, ta shes për dhjetë Euro nëse e paguan për tre muaj, ta shes dymbëdhjetë Euro nëse e paguan për gjashtë muaj.

Ky dijetar eshte i mendimit se edhe pse kjo formë nuk eshte trajtuar nga fukahat e méparshëm, mendon se edhe kjo formë e paraqitjes sẽ ofertës është e lejuar. Mendimin e tij e ngritë mbi faktin se, nése lejohen ndryshime në çmim me pagesen kesh dhe në pagesen me keste, atehere lejohet edhe dallimi me përcaktimin e kēsteve, sepse rastet janë të njējta. [24]

Ne fetvane e akademisë së fetvave në Egjipt thuhet lejohet kontrata e shitblerjes me këste me çmim më të lartë në krahasim me çmimin që paguhet kesh, sepse marrja e pagesës kesh jep mundësi shitësit që ti shfrytëzojë menjëherë në tregti, andaj lejohet shitblerja me këste dhe rritja e çmimit në proporcion me kohën e ditur, sepse këtu qëndron edhe fitimi. Ky lloj i kontratës konsiderohet nga kontratat e shitblerjes së lejuar sipas islamit, sepse realisht edhe nëse koha nuk është pasuri drejtpërdrejtë, ajo konsiderohet element ku bëhet fitimi. [25]

Eshtë me réndési të potencohet edhe fakti se juristët islam qe kane lejuar kete lloj të shitblerjes me këste, nuk lanë pa theksuar faktin se shitësi me këste, me çmim të rritur nuk është mirë që ta keqpërdorë këtë lloj shitje duke rritur çmimin pa masë, sepse një veprim i tillë është i urryer. Ngritja e tepruar e çmimit jo vetëm që konsumatorët i hedh në vështirësi, por edhe vetë akti i blerjes e humbë bereqetin dhe mirësinë e saj, sepse bereqeti në shitblerje fshehët në rastin kur edhe shitësi është i kënaqur por edhe blerësi.

Autor: Jusuf Zimeri

 

Referencat

[1] Durerul hukam sherh mexhel-letul ahkam 1/280, f.280, Neni 188.

[2] Po aty.

[3] Suretu el Bekare : 282

[4] Suretu el bekare : 275

[5] Buhari Muslim.

[6] Shkaku i mospajtimit të dijetarëve mes veti në këtë çështje qëndron në faktin se rritja e çmimit në kontratën e shitblerjes me këste, a konsiderohet kamatë apo jo. Pra, kjo rritje e çmimit për shkak të afatit të pagesës a është një lloj sikur rritje e çmimit të borxhit, apo nuk është e njëjtë. Ata që konsiderojnë se është e njëjtë sikur rritje e çmimi të borxhit e kanë ndaluar këtë kontratë të shitblerjes, kurse ata që janë të mendimit se kjo rritje nuk është e njëjtë sikur rritja e çmimi të borxhit, e kanë lejuar këtë kontratë.

[7] Termidhiu, Nisaiju dhe Bejhekiu

[8] Xhamiu el Imam Et-Termidhi,, kitabul buju, hadithi 1331,- Muhamed Tekij el Uthmanim buhuthun fi kadaja fikhije muasire, bot tretë f. 12.

[9] Sherh Fet’hul Kadir 7/7 bedaiu senai 5/187. [10] El muvafekat 3/88 – bidajetul muxhtehid 2/154

[11] Dr. Vehbe Zuhejli, el muamelat el malijetu el muasire, f.316 [12] Dijetarët eminent bashkëkohorë që lejuan këtë lloj të kontratës së shitblerjes siç janë: Slih Fevzani, Dr. Alij Es Salusi, Dr. Vehjbe Zuhejli, Dr. Alij Karah dagi,, Shej Muhamed Safvet Nurudin, e shumë të tjerë.

[13] Muhamed Tekij el Uthmanim, buhuthun fi kadaja fikhije muasire, bot tretë f. 12, – Darul ifta el misrije, bej’i taksit mea zijadeti eth-themen.

[14] Suretu el bekare 275

[15] Xhamilu bejan an Te vili aje el Kur’an, Et-Taberiu. [16] Taberiu, Xhamiul Bejan fi tefsiril Kur’an, 6/14.

[17] Dr. Vehbe Zuhejli, el muamelat el malijetu el muasire, f.322

[18] Ebu Davudi.

[19] Buhari Muslim.

[20] Sead b. Turki el Hathlani, fikhul muamelat el malijetu el muasire, f. 106.

[21] Dr. Vehbe Zuhejli, el muamelat el malijetu el muasire, f.317

[22] Po aty, f. 318

[23] Shejh Muhamed Tekij Uthman ka lindur në Indi, në një fshat të quajtur Djuben në vitin 1943. Rrjedhte nga një familje dijetarësh të mëdhenj, ishte djali i muftiut Muhamed Shefi ibn Muhamed Jasin Kur prindi i tij Muhamed Shefi, ishte nisur në mbrojtje të atdheut në Pakistan, me veti e kishte marrë edhe birin e tij Muhamed Tekij Uthmanin që ishte në moshën 5 vjeçare. Mësimet e para i kishte marrë në vendlindje, pastaj kishte vazhduar studimin e akides, tefsirit, fikhut, usuli fikhut, dhe letërsisë arabe. Më pas kishte studjuar shkencat ekonomike dhe politike ku ishte pajisur me diplomë magjistrature nga Universiteti i Karaçes. Tekij Uthmani, krahas shumë funksioneve të larta që ushtronte, kishte arritur të shkruaj dhe botojë mbi 50 vepra. Ai shkruan në tri gjuhë, arabisht, urdisht dhe anglisht.

[24]Muhamed Tekij el Uthmanim buhuthun fi kadaja fikhije muasire, bot tretë f. 14.

[25] http://www.dar-alifta.org

Artikulli paraprakGrupi turk i ndihmës dërgon ujë të pijshëm në N.Syria
Artikulli tjetër5 hapa që mund të ndjekin drejtuesit për të promovuar objektivat e ekipit