Rrjeti akuzohet se ka ndihmuar kompaninë shtetërore të sanksionuara të Venezuelës të eksportojnë 40 për qind të naftës së saj të papërpunuar në prill
Washington
SHBA ka njoftuar se ka sanksionuar një rrjet biznesesh meksikane me akuzat se kanë ndihmuar qeverinë e Venezuelës për eksportimin e naftës përkundër sanksioneve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjithsej tre individë, tetë subjekte të huaja dhe dy anije ishin caktuar për të ndihmuar qeverinë e Venezuelës që të anashkalojë sanksionet, të cilat si synim përfundimtar kanë të detyrojnë presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, të heqë dorë nga pushteti. Ndër të sanksionuarit nga Departamenti i Thesarit, i cili njoftoi sanksionet, janë Libre Abordo dhe Schlager Business Group, si dhe çdo subjekt tjetër nën kontrollin e tyre.
Pretendohet se ata kanë ndihmuar kompaninë shtetërore të sanksionuara të Venezuelës PDVSA të likuidojë dhe shesë miliona fuçi të naftës së papërpunuar.
Shtetasi meksikan Joaquin Leal Jimenez u sanksionua gjithashtu lidhur me pretendimet se ka ndihmuar shtetasin kolumbian Alex Saab për të shmangur sanksionet. Saab u arrestua kohët e fundit në ishullin afrikan të Cape Verde, kurse SHBA kërkon ekstradimin e tij me akuzat e pastrimit të parave.
Saab është një ndër aleatët kryesorë të presidentit të Venezuelës. Ai u akuzua nga gjykata federale amerikane në korrik të vitit 2019.
Departamenti i Thesarit akuzoi Leal si “kanal kritik” që lidh bizneset dhe pronarët e tyre me PDVSA dhe Saab.
Saab dhe Leal akuzohen për orkestrimin e një programi të ndërlikuar “vaj për ushqim” për të cilin Departamenti i Thesarit tha se “kurrë nuk rezultoi në shpërndarjen e ushqimit në Venezuelë”.
Rrjeti pretendohet se ka ndihmuar PDVSA-në të eksportojë 40 për qind të naftës së saj në prill, si pjesë e këtij programi.
“Kjo kompani ka mbledhur miliona nga fondet për të cilat mendohej se ishin për ndihmë humanitare, por ende nuk arriti të dorëzojë ushqimin e premtuar për popullin e Venezuelës”, tha në një deklaratë sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. AA