Sekreti për të rritur biznesin gjatë muajve të ngadaltë të verës

 

Të zgjidhni qëllimisht të mos bëni asgjë me kohën tuaj është në të vërtetë një nga strategjitë më të mira që mund të ndërmerrni për të rritur biznesin… është e vërtetë, imagjinojeni: asgjë.

Kur bëhet fjalë për rritjen e një biznesi, për shumë kohë na është bërë të besojmë tek mantra e ngutjes. “Nëse nuk punoni vazhdimisht, biznesi juaj do të vdesë”, është shprehja e përdorur për sipërmarrësit e lodhur e të rraskapitur.

Largimi nga biznesi juaj, marrja e një sy gjumë pasdite ose zgjedhja për të parë Netflix në mes të javës mund të duket e çmendur, por të zgjidhni qëllimisht të mos bëni asgjë me kohën tuaj është në të vërtetë një nga strategjitë më të mira që mund të merrni nëse doni të rrisni biznesin tuaj … është e vërtetë, imagjinoni: asgjë.

Ne duhet të kuptojmë një gjë shumë të rëndësishme dhe ajo është që t’i japim trurit tonë hapësirën e nevojshme për të pushuar, në mënyrë që të mund t’i menaxhojmë më mirë aktivitetet tona.
Është koha për t’u çlodhur dhe për ta vendosur “pushimin” në krye të listës së prioriteteve të biznesit tuaj gjatë kësaj vere.

Përcaktimi i diferencës midis shpërqendrimeve të mira dhe të këqija. Së pari, le të pranojmë se ka shumë shpërqendrime të këqija. Nëse një shpërqendrim rregullisht ju largon nga përparësitë, atëherë ju duhet të bëni të pamundurën për të hequr dorë prej tij.

Por, përveç shpërqendrimeve të këqija, të gjithë ne kemi nevojë për disa shpërqendrime në jetën tonë. Jo çdo shpërqendrim është humbje kohe dhe duhet të mësoni se si të dalloni se cilat duhet të largojmë dhe cilat jo.
Dhe para se të nxitoni të kërkoni në Google “shpërqendrime të këqija”, më lejoni t’ju tregoj një sekret të vogël: Vetëm ju mund të vendosni nëse një aktivitet është i shëndetshëm për ju apo jo. Ju duhet të ndaleni dhe t’i bëni vetes pyetjen: Si ndihem pasi ta përfundoj këtë gjë?

 

Mësoni rëndësinë e zbavitjes

Si njerëz, ne priremi ta ndërlikojmë shumë marrëdhënien tonë me kohën, sepse shqetësohemi se nëse nuk po ngutemi vazhdimisht drejt një qëllimi të prekshëm, nuk po bëjmë asgjë të dobishme.

Zbavitja është thelbësore për trurin tonë, por ne priremi ta nënvlerësojmë atë sepse duket pa kuptim. Ne fajësojmë veten për humbjen e kohës kur mund ta kishim shpenzuar duke qenë “produktivë”. Sidoqoftë, ajo që është ironike është se duke i dhënë vetes hapësirë për të shijuar kohën, ne në fakt bëhemi më produktivë.

Kur zbavitja përfshihet në ditët tona, ne në të vërtetë shohim rritje shumë të lartë të krijimtarisë, përqendrimit dhe performancës sonë.

Mos harroni: Ne duam të largojmë shpërqendrimet që na bëjnë të ndihemi fajtorë, por absolutisht nuk duhet që të largojmë ato shpërqendrime që janë të dobishme për ne. / *Tanya Dalton, Entrepreune

Artikulli paraprak6 zakone që i bëjnë shumë të suksesshëm punonjësit në distancë
Artikulli tjetërKompanitë më transparente për publikimin e të dhënave mbi diversitetin e punonjësve