6 zakone që i bëjnë shumë të suksesshëm punonjësit në distancë

Ekziston një vijë e hollë midis të qenët një punonjës në distancë i suksesshëm dhe i pasuksesshëm.

Nëse jeni lodhur nga puna nga shtëpia për shkak të pandemisë, mos harroni se viti 2020 ishte një reagim normal ndaj një viti aspak normal, thotë ish-diplomatja amerikane, Beth Payne, e cila di diçka për suksesin dhe ripërtëritjen. “Ne jemi të gjithë qenie njerëzore me dobësitë tona”, tha Payne.

“Të jesh i suksesshëm ose fleksibël kur përballesh me sfida nuk ka të bëjë me forcën apo kurajën. Ka të bëjë me aftësinë për t’u përshtatur kur përballemi me sfida.” Payne ndau historinë e lisit të madh dhe kallamit të vogël. Lisi tallej me kallamin dhe mburrej se sa më i fortë ishte. Kur filloi një stuhi, lisi u nda në gjysmë, por kallami u përkul pak sepse kishte qëndrueshmërinë për ta përballuar stuhinë.

Nuk është e thënë që për të qenë një punonjës i suksesshëm në distancë duhet të fuqi të mbinatyrshme apo të jeni “Supermen” apo “Superwoman”.

Ka disa zakone pune që ju bëjnë më të suksesshëm, sipas një studimi të ri. “Vitin e kaluar, shumë biznese u përshtatën shpejt me fuqinë punëtore në distancë me kohë të plotë apo të pjesshme”, tha Stephen Mohan, Zëvendëspresident Ekzekutiv, i Departamentit të Zgjidhjeve të Biznesit për Office Depot. “Për shkak të këtij ndryshimi dhe dëshirës për të rritur produktivitetin duke punuar nga kudo të ishte e mundur, ne donim të kuptonim më tej se si punonjësit në distancë përcaktonin ‘suksesin’, zakonet e tyre të përditshme, pajisjet kryesore të përdorura dhe se si preferencat ndryshonin sipas gjeneratës dhe industrisë.”

Office Depot anketoi 995 punonjës në distancë për të përcaktuar se çfarë nevojitet për të qenë të suksesshëm në një mjedis pune në distancë. Për të arritur “suksesin” si një punonjës në distancë, zakoni më i rëndësishëm për t’u zhvilluar nga të anketuarit ishte krijimi i ekuilibrit të nevojshëm mes punës dhe jetës personale. Mbi gjysma e të anketuarve gjithashtu u shprehën se bërja e pushimeve të shkurtra ishte thelbësore për të qenë sa më produktivë.

Për të pasur një ditë pune produktive, punonjësit duhet të zbatojnë disa strategji kryesore për ta realizuar këtë. Hapi i parë është të përcaktoni ambientin e zyrës suaj në shtëpi, si ta bëni këtë hapësirë të gjallë dhe komode. Tjetra është të vendosni kufij duke vendosur orët e punës dhe duke iu përmbajtur atyre. Disa prej zakoneve kryesore të punonjësve të suksesshëm në distancë ishin:

  • Arritja e ekuilibrit mes punës dhe jetës personale (56%)
  • Bërja e pushimeve të shkurtra (53%)
  • Punonjësit e suksesshëm në distancë kalojnë mesatarisht 28 minuta gjatë orëve të punës duke dëgjuar muzikë, 27 minuta duke parë televizor dhe 25 minuta duke shfletuar media sociale në telefonin e tyre.
  • Pajisja më e nevojshme për punonjësit e suksesshëm në distancë është një monitor i dytë, kufje dhe një mouse.
  • Softueri kryesor i përdorur nga punonjësit e suksesshëm në distancë është Zoom (58%), Microsoft Teams (47%) dhe Dropbox (46%).

Rezultatet tregojnë se në mënyrë që të bëheni një punonjës i suksesshëm në distancë, është e dobishme të keni zakone të përditshme që mund të ndihmojnë në krijimin e një plani që përfshin pushime të planifikuara gjatë punës. Tani që shumë janë duke punuar në distancë, shumë aplikacione në internet po përdoren për të kryer funksione të përditshme të punës. Midis atyre që përdoren çdo ditë nga punonjës të suksesshëm në distancë, videokonferencat, bisedat në grupe dhe platformat cloud ishin më të rëndësishmet. Aplikacionet si Zoom dhe Microsoft Teams ishin një tjetër faktor kryesor i suksesit. Punonjësit në distancë vlerësuan gjithashtu se të pasurit e një ekrani të dytë, përmirëson produktivitetin dhe lehtëson shumë detyrat.

“Një nga të dhënat me të rëndësishme,” tha Mohan, “është se punonjësit e suksesshëm në të gjithë shërbimet arsimore, aktivitetet financiare, IT dhe shërbimet profesionale dhe të biznesit raportuan produkte të ngjashme, përfshirë një monitor të dytë, kufje dhe një mouse, si pajisje të zakonshme që janë kritike për punën e tyre të përditshme.

Pavarësisht nëse punonjësit planifikojnë të punojnë në distancë ose të kthehen në vendin e tyre të punës, është e qartë se produktet në lidhje me punën që ndikojnë në rritjen e produktivitetit dhe komunikimit do të mbeten të rëndësishme për një përvojë të suksesshme tani që bota është përshtatur me një standard të ri dhe të ndryshëm të punës për shkak të Covid-19. /*Bryan Robinson, Ph.D., Forbes

Artikulli paraprakMë shumë se 5 mln njerëz u bënë milionerë gjatë pandemisë së Covid-19
Artikulli tjetërSekreti për të rritur biznesin gjatë muajve të ngadaltë të verës