Sateliti i ri turk 5A do të lançohet nga SpaceX

Sipas Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, sateliti do të fillojë funksionimin në gjysmën e dytë të këtij viti

Stamboll

Sateliti i ri turk i komunikimit të enjten do të lëshohet në hapësirë nga kompania teknologjike SpaceX nga një raketë Falcon 9 që do të lançohet nga Bregu Lindor i SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, sateliti do të lançohet nga Cape Canaveral në Florida në orët e pasdites, do të vendoset në orbitën e tij brenda katër muajsh dhe do të fillojë funksionimin në gjysmën e dytë të këtij viti.

Nga ministria thonë se të drejtat e frekuencës dhe orbitës së Turqisë janë të garantuara për 30 vitet e ardhshme.

“I ndërtuar nga ‘Airbus Defense dhe Space’ me kontribut të konsiderueshëm nga ana e Turqisë, sateliti turk 5A do të sigurojë shërbime të transmetimit televiziv të llojit Ku-band mbi Turqinë, Lindjen e Mesme, Evropën dhe Afrikën”, thuhet në një njoftim në faqen zyrtare të kompanisë SpaceX.

Sateliti do të mbajë 42 transponderë dhe do të vendoset në një vend të caktuar të papërdorur në orbitën turke, në 31 shkallë në lindje.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, Adil Karaismailoğlu, të mërkurën e kaluar tha se satelitët e rinj të komunikimit të Turqisë, duke përfshirë Turksat 5A, 5B dhe 6A, do ta bëjnë vendin më të fuqishëm në hapësirë.

Lançimi ishte planifikuar më parë, por u shty disa herë. /AA/

Artikulli paraprakTurqia me rekord historik në eksportet e vitit 2020
Artikulli tjetërDhjetë ide biznesi që mund t’ju bëjnë milioner në 2021