Sa vite duhen për rimëkëmbjen postpandemike? Banka Botërore bën parashikimin

Rimëkëmbja ekonomike globale nga kriza e shkaktuar nga pandemia e virusit koronar mund të zgjasë deri në pesë vjet, tha kryekonomistja e Bankës Botërore Carmen Reinhart.

“Ndoshta do të ketë një rikuperim të shpejtë kur të hiqen të gjitha masat kufizuese në lidhje me mbylljen, por do të duhen pesë vjet për një rimëkëmbje të plotë,” tha Reinhart gjatë një konference në Madrid.

Ajo shtoi se recesioni i lidhur me pandeminë do të zgjasë më gjatë në disa vende dhe do të thellojë pabarazitë, pasi më të varfrit në vendet e pasura do të preken më shumë nga kriza, ndërsa në vendet e varfra ato do të preken edhe më shumë sesa në ato të pasura.

Recesioni më i thellë

Për herë të parë në njëzet vjet, niveli global i varfërisë do të rritet për shkak të krizës, tha Reinhart.

Në qershor, Banka Botërore njoftoi se aktiviteti ekonomik botëror do të binte 5.2 përqind këtë vit, duke theksuar se pandemia kishte një ndikim “të shpejtë dhe masiv” pavarësisht nga ndihma financiare e paparë.

Eshtë recesioni “më i thellë” që nga Lufta e Dytë Botërore dhe për shumë vende që kanë rënë në recesion këtë vit, është kriza më e rëndë në 150 vitet e fundit, tha institucioni ndërkombëtar. /tesheshi.com/

Artikulli paraprakBORXHET E BIZNESEVE NDAJ ATK-SË GJATË PANDEMISË MBËRRIJNË NË 53 MILIONË €
Artikulli tjetërShqipëria më e varfëra në Ballkan dhe mes 12 rajoneve më të varfëra të Europës