Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, TM3 2020
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për TM3 2020 (2017=100)
Kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B – Nxjerrëse, C – Përpunuese, D – Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.
Në tremujorin e tretë (TM3) 2020, krahasuar me tremujorin e dytë (TM2) 2020, ka pasur rritje në sektorin e: industrisë përpunuese (C) me 57.38%; dhe të furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 15.66%.
Kurse, ulje kishte në sektorin e industrisë nxjerrëse (B) për (-41.46%); dhe në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicioner (D) për (-9.90%).
Ndërkaq, krahasuar TM3 2020 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2019), ka pasur rritje në sektorin e industrisë përpunuese (C) me 13.21%.
Kurse, ulje kishte në: sektorin e industrisë nxjerrëse (B) për (-45.48%); sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për (-38.75%); dhe në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) për (-7.12%).