Rikthim në normalitet, punonjësit e “Google” kthehen në zyrë

Kishte aktivizuar “smart working” i pari kur shpërtheu pandemia një vit më parë, por tani po përshpejton hapat për të kthyer punonjësit në zyrë. Kompania e motorit të kërkimit, “Google” ka ftuar stafin e saj të punojë “ballë për ballë” pas festës së Pashkëve, megjithëse me kapacitet “të kufizuar”. Dhe plani, është që të gjithë të kthehen në zyrë para verës, me synimin për një rihapje edhe më të gjerë në shtator.

Gjigandi i uebit “Mountain View”, ka një qasje të qartë  dhe të ndryshme nga ajo e gjigandëve të tjerë dixhitalë, si Facebook dhe Twitter, të cilët për disa kohë kanë njoftuar përfundimin e natyrës së detyrueshme të punës në zyrë, me mundësinë, për ata që dëshirojnë, të vijojnë punën nga shtëpia përgjithmonë. Për “Google”, ndryshimi i përmbajtjes është i menjëhershëm dhe është hapi i parë i një udhëtimi të detyruar drejt një përpjekjeje për t’u kthyer në normalitet.

Nëse, pas 1 shtatorit, punonjësit duan të punojnë në distancë për më shumë se 14 ditë në vit, ata do të duhet të paraqesin zyrtarisht një aplikim. Është e mundur të kërkohet deri në 12 muaj “smart working” vetëm në “rrethanat më të jashtëzakonshme”. Në çdo rast, kompania mund të thërrasë punonjësit përsëri në zyrë në çdo kohë.

Megjithatë, kompania nuk ka braktisur plotësisht planet për të punuar në distancë. Në të vërtetë, ajo po harton udhëzime të reja për t’i rregulluar masat. Plani kryesor, është që punonjësit të kthehen në zyrë përpara verës për një rihapje të madhe në shtator, kur puna “ballë për ballë” është planifikuar tre ditë në javë.

Nga ana tjetër, vetëm muajin e kaluar, “Sundar Pichai”, CEO i Google dhe Alphabet, kishte njoftuar investimin për vitin 2021 prej 7 miliardë dollarësh në zyra dhe qendra të dhënash. Vaksina “rekomandohet”, por jo e detyrueshme – “Ka një vit që shumë prej nesh kanë filluar të punojnë nga shtëpia dhe mendimi për t’u kthyer në zyrë, mund të frymëzojë emocione të ndryshme”, – shkroi Fiona Cicconi, shefja e re e operacioneve të stafit të Google , në një email të kompanisë, të verifikuar edhe nga televizioni amerikan, “Cnbc”.

Cicconi, këshilloi punonjësit që të vaksinohen kundër Covid 19, duke nënvizuar megjithatë se nuk është e detyrueshme.

CNBC

Artikulli paraprakFacebook, publikohen në rrjet të dhënat e 533 milionë përdoruesve në botë
Artikulli tjetërTurqia regjistron shifrën më të lartë të eksportit në të gjitha kohërat