Rekordi i mërgimtarëve, kaq para dërguan në Kosovë për katër muaj

Kosovarët që jetojnë jashtë vendit vazhdojnë të dërgojnë shuma të mëdha parash çdo muaj. Ata nga viti në vit thyejnë rekordin e remitencave.

Seenews.com, shkruan se totali i remitancave të huaja në Kosovë u rrit në 5.4% nga viti në vit.

Mërgimtarët dërguan 351.5 milionë euro në katër muajt e parë të vitit 2022, tregojnë të dhënat e Bankës Qendrore.

Vetëm në prill, gjithsej remitencat e huaja arritën në 110.1 milionë euro, nga 90.5 milionë euro në prill 2021, sipas shifrave preliminare të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës.

Totali i remitancave të huaja në Kosovë u rrit në 1.15 miliardë euro në vitin 2021 nga 979.9 milionë euro në vitin 2020.

Artikulli paraprakInvestimi i pasurisë jo në dëm të moralit e të interesit publik
Artikulli tjetërKËSHILLA PRAKTIKE SE SI TA PËRSHTATNI FALJEN E NAMAZIT NË PUNËN APO ZYRËN TUAJ