Plani për krijimin e “Metaverse” ekzistonte që në 2018-ën: “Nuk duhet të ikë mundësia”

Në qershor të 2018-ës, ekzekutivi i Oculus, Jason Rubin i dërgoi një email anëtarit të bordit të Facebook, Marc Andreessen, me temën “The Metaverse”.

“Ne besojmë se mënyra e duhur për të kapërcyer indiferencën e konsumatorëve ndaj Realitetit Virtual (VR) është të japësh atë që ata presin dhe duan nga mediumi: METAVERSE”, thuhet në zbulimin e parë të një dokumenti 50 faqesh që përshkruan një strategji për ndërtimin e një bote virtuale.

Dokumenti trevjeçar, i siguruar nga CNBC, hodhi themelet për ambiciet futuriste të “META”, kompanisë që deri tani quhej Facebook.  Demoja një orëshe e CEO Mark Zuckerberg të enjten, e cila kulmoi me shpalljen e emrit të ri të kompanisë, ishte projektuar për të portretizuar një botë shumë të ndryshme nga ajo që ne jetojmë aktualisht në një kohë kur Facebook përballet me një breshëri të pandërprerë titujsh negativë lidhur me natyrën problematike të produkteve të saj të mediave sociale.

Zuckerberg u tha shikuesve se kompania e sheh metaversin, i cili do të duhen pesë deri në 10 vjet për t’u përhapur, si kufiri tjetër në teknologji – vendi ku njerëzit do të jetojnë, punojnë dhe luajnë.

CNBC

Artikulli paraprakRepertori Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë
Artikulli tjetërOpinion: Grindja për ndërrimin e orës në BE