Pjesën më të madhe të shpenzimeve qeveritare e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet

Llogaritë Qeveritare, TM3 2020

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore (TM3 2020

Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Shuma e të hyrave të Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2020 ishte 512.6 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 65.8% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Shuma e shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2020 ishte 579.8 milionë Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet (30.9%), kompensimi i punëtorëve (28.3%), formimi i kapitalit bruto (16.3%) dhe konsumi i ndërmjetëm (9%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.

 

Artikulli paraprakParashkimi i OSBE-së: ky do jetë “vrulli ekonomik” global i 2021-it
Artikulli tjetër15 karakteristikat e punonjësve të pazëvendësueshëm