Përmbledhje e dispozitave të zekatit të fitrit (vitrave) – Shejh Abdulaziz Et-Tarifi


– Zekati i fitrit është obligim sipas shumicës së dijetarëve. Ai jepet për të voglin dhe të madhin. Atë e jep kujdestari i familjes, qoftë edhe për gruan e vet. Është e pëlqyer të jepet edhe për foshnjën në bark të nënës.

– Është më mirë që çdo person i familjes të japë zekatin e fitrit (vitrat) nga paratë e tij për veten e vet, nëse ka para për të mbajtur veten, sikur: fëmijët, punëtorët, e nëse i paguan babai për ta, atëherë mjafton. Disa nga selefët (besimtarët e parë) e kanë pëlqyer dhënien e zekatit të fitrit për punëtorët.

– Zekati i fitrit është obligim sipas shumicës së dijetarëve, për të voglin dhe të madhin, atë e jep kujdestari i familjes, qoftë edhe për gruan e vet.

– Koha më mirë për ta dhënë është në mes kohës së namazit të sabahut dhe namazit të bajramit.

– Lejohet të shpejtohet dhënia e zekatit të fitrit, një ose dy ditë, para bajramit, një vepër të tillë e kanë vepruar sahabët (shokët e Profetit). Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e dërgonte zekatin e fitrit tre ditë (para bajramit).

– Kush e vonon atë, deri pas namazit të bajramit, është i pavlefshëm. Kjo është njësoj sikur të vonosh namazit e sabahut deri në lindje të diellit, përveçse për ndonjë arsyetim, sikur harresa.

– Zekati i fitrit duhet të jepet nga ushqimi ditor i atij vendi të cilin e konsumojnë zakonisht, sikur: orizi e mielli. Kjo ndryshon sipas vendeve. Pra, nuk duhet të jepet një lloj ushqimi në një vend që ata nuk e konsumojnë atë gjatë ditës, edhe sikur vendet tjera ta konsumojnë atë.

– Nuk vërtetohet nga Pejgamberi ﷺ dhe as nga ndonjë sahabi, se e kanë dhënë zekatin e fitrit (vitrat) në vlerë të parave. Mirëpo kjo është transmetuar nga një grup i tabiinëve. Kështu që lejohet të jepet zekati i fitrit në vlerë të parave për ndonjë interes, si fjala vjen, të dërgohen në një vend të largët të varfër.

– Më parësore është që zekati i fitrit (vitrat) të jepet në vendin e vet, mirëpo nëse ekziston një vend që është më i nevojshëm, atëherë lejohet transferimi i tij. Nëse është i pamundur dërgimi i ushqimit, mund të transferohet në para, për ndonjë interes të dukshëm.

– Sa i përket zekatit të fitrit, ushqimet e njerëzve ndryshojnë sipas kohës, kështu që sot, nuk vlen elbi dhe hurma, edhe nëse janë përmendur në hadith, për arsye se elbi nuk përdoret si ushqim, ndërsa hurmat sot janë bërë (konsiderohen) frutë dhe jo ushqim.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Artikulli paraprakRregullat e zekatul fitrit – Urtësia që qëndron pas ligjshmërisë së zekatul-fitrit
Artikulli tjetërFesta dhe qëllimet e saj në fenë Islame