Përfaqësuesit e ekonomisë të Rusisë dhe botës Islame do të mblidhen në Samitin e Kazanit

“Rusia-Bota Islame: Samiti i Katarit 2022” që do t’i bashkojë përfaqësuesit e ekonomisë të Rusisë dhe vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI), do të mbahet në Kazan, kryeqytetin e republikës ruse të Tataristanit.

Samiti, në të cilën AA është partneri global i komunikimit, do t’i bashkojë gjithashtu edhe institucionet ndërkombëtare, përfaqësuesit e institucioneve publike dhe financiare, zyrtarë të ambasadave, politikanë, investues dhe biznesmenë.

Edicioni i 13-të i Samitit, i cili synon të forcojë lidhjet tregtare dhe ekonomike, shkencore dhe teknike, sociale dhe kulturore midis Rusisë dhe vendeve anëtare të OBI-t, do të mbahet më 19-21 maj këtë vit.

Tema kryesore e Samitit sivjet do të jetë “arritjet e përbashkëta të ekonomisë bashkëpunuese dhe mirëkuptimit hallall”, ndërsa do të trajtohen temat siç janë financat islame dhe bankat e përbashkëta, industria hallall, diplomacia rinore, zhvillimi i eksporteve, sipërmarrja dhe investimet.

Samiti do të përfshijë gjithashtu ekspozitën “Forumi i Grupimit të Makinerisë” i “Russia Halal Expo 2022”, si dhe ngjarjet që do të mbahen në kuadër të Ditës Botërore të Hallalit dhe 1100 vjetorit të konvertimit të bullgarëve të Volgas në Islam.

Duke komentuar mbi samitin, Taliya Minullina, kryetare e Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve në Tataristan, tha se samiti luan një rol të veçantë në përforcimin e dialogut mes Rusisë dhe vendeve të OBI-t.

Në Samit vitin e kaluar morën pjesë rreth 5 mijë persona nga 64 shtete si dhe 41 rajone të Rusisë. /Anadolu Agency/

Artikulli paraprakKoha është pasuria më e rëndësishme
Artikulli tjetërKonsiderimi i pasurisë si begati e bujari në duart e të drejtëve (të devotshmëve)