Përdorimi i mirëfilltë i produkteve të gatshme – Mënyrat e arritjes së pavarësimit

Pikë tjetër e rëndësishme për arritje të suksesit është edhe përdorimi i mirëfilltë i produkteve ekonomike dhe financiare të gatshme, në mënyrë që ato të mos bien në shpërdorim, por të ruhen, ngase është nën besimin tonë, ndaj dhe duhet ruajtur me vigjilencë, duke kërkuar bekimin nga Allahu, me qëllim që të shfrytëzohen tamam ashtu siç duhet.

Kur’ani fisnik na mëson se Allahu i Madhërishëm na ka furnizuar me deti, ndaj Ai gjithçka që përmban qielli, toka dhe (Allahu i Madhërishëm) kundërshtoi ata të cilët i shpërdoruan kafshët dhe burimet bujqësore kundrejt asaj që na është dhuruar neve, duke i ndaluar këto begati. Allahu i Madhërishëm i ka dhuruar qenies njerëzore gjithçka. Këtë më së miri e illustron sureja e gjashtë e Kur’anit fisnik, sureja mekase “el-En’am”:

Ata thonë sipas hamendjes së tyre: “Këto bagëti shtëpiake dhe këto e këto bimë janë të ndaluara, nuk mund t’i hajë askush, përveç atyre që ua lejojmë ne”. Disa kafshë shtëpiake ata i kanë bërë të ndaluara për ngarkim, ndërsa disa bagëti i therin pa e përmendur emrin e Allahut, duke trilluar gënjeshtra për Të. Ai do t’i ndëshkojë ata për gënjeshtrat e trilluara.
Ata thonë gjithashtu: “Ajo që gjendet në barkun e këtyre bagëtive, u përket vetëm meshkujve tanë, kurse për gratë tona janë të ndaluara”. Por, nëse lindin të ngordhura, ata të gjithë (burra e gra) janë pjesëmarrës në të”. Allahu do t’i ndëshkojë ata për çfarë i veshin Atij. Ai është vërtet i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.
 Të humbur janë ata që i vrasin fëmijët e tyre nga mendjelehtësia dhe padija dhe i bëjnë të ndaluara ato që ua ka dhuruar Allahu, duke trilluar kështu gënjeshtra rreth Allahut. Ata janë të devijuar dhe aspak të udhëzuar. (El-En’am, 138-140)

Ndaj, i Dërguari i Allahut, Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], ka këshilluar të mos përdorim ushqim të papërgatitur mirë, të mos e harxhojmë kot atë dhe të mos e përbuzim. Nië ditë ai, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], duke ecur rrugës, pa një dhi të ngordhur. Ai pyeti për këtë dhe i treguan se dhia e ngordhur i përkiste bashkëshortes së tij, Mejmunes. Ai i pyeti të pranishmit se mos vallë e kanë përdorur lëkurën e saj, ngase mishi i saj ishte i ndaluar për ta konsumuar?

I Dërguari i Allahut i keshillonte njerëzit që mos t’i shpërdorin gjërat. Përndryshe, ishte vet sjellia e tij ajo që fliste; për shembull, nëse ndonjë copë buke do t’i binte derisa ishte duke ngrënë, ai, sal-lallahu aleih ve sel-lem, menjëherë do ta merrte atë, do ta pastronte dhe do ta hante, duke mos ia lënë atë djallit të mallkuar. Ai asnjëherë nuk e linte ushqimin të shkojë kot.
I Dërguari i Allahut, Muhamedi [sal-lallahu aleihi ve sel-lem], gjithashtu i këshillonte njerëzit që pronësojnë tokë që t’i mbjellin ato, ose t’ia japin me qira ndonjë muslimani apo dikujt tjetër që ka mundësi ta kultivojë. Në lidhje me këtë, ka edhe një transmetim tjetër ku thuhet:
“Nëse posedoni tokë, kultivojeni ose lëshojani atyre që kanë mundësi ta bëjnë këtë.” (Transmetim i vërtetuar). Nëse kjo tokë do ta furnizojë atë me prodhimet e saj nga farat e mbjella, kjo është një e mirë, që njëherësh ka për të qenë edhe një bashkëpunim mes pronarit të tokës dhe bujkut – ashtu siç është bashkëpunimi mes ekspertit dhe investuesit, pra njëri me mundin e tij, kurse tjetri me pasurinë e tij. Ndaj, i Dërguari i Allahut e ka zbatuar këtë edhe me çifutët, gjegjësisht me tokat e tyre.

Omer ibn Abdulazizi [radijallahu anhu] thote:
“Kultivojeni tokën tuaj me tjerët (në bashkëpunim) me përgjysmim të përfitimit, një të tretën, një të katërtën, e qoftë edhe për një të dhjetën, e mos e leni tokën të tillë”

I Dërguari i Allahut kundërshtonte atë që vriste ndonjë shpend për kot, ngase ai shpend do të kërkojë llogari Ditën e Gjykimit për ngordhjen e tij, duke thënë: “O Zoti im, ky njeri më mbyti mua për hir të vrasjes, e jo të më ketë përdorur mua (për ndonjë dobi)!’ (Transmetojnë Imam Ahmedi dhe Nesaiu). Ngjarja e shpendit zbatohet, përkatësisht përfshin gjithë botën e gjallë në tokë e në ujë. Nuk lejohet assesi ta keqpërdorësh atë, ngase prej saj ka dobi të shumta.

I Dërguari [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në një hadith tjetër thotë: “Përdorimi i një sendi ose gjallese në ndonjë formë tjetër e jo për atë për të cilën është e krijuar, është e ndaluar.” Në një transmetim sahih thuhet: Një njeri ka ngarë (hipur për udhëtim) lopën, ndaj ajo i ka treguar se është krijuar për tërheqje (e dobi tjetër). ” A mos vallë ajo kafshë i ka folur në gjuhen e rastit apo në gjuhën e artikulimit?! Apo është një gjuhë e vërtetë e krijuar nga Krijuesi dhe është një ndjenjë e vërtetë e të kuptuarit, e ajo nuk është diçka qe Allahu nuk ka mundësi ta bëjë. Këtu gjëja më e rëndësishme është ajo se në këtë hadith theksohet përdorimi i sendeve për atë qëllim për të cilin edhe janë krijuar.

Këtu duam të përmendim një ajet nga Kur’ani fisnik në lidhje me pasurinë e jetimit:

Mos iu qasni pasurisë së jetimit, veçse me qëllim të mirë, derisa të arrijë moshën e pjekurisë. Dhe përmbushni zotimet. Me të vërtetë, për zotimet do të jeni përgjegjës. (El-Isra, 34)

Ky ajet përsëritet në Kur’anin fisnik përsëri në të njëjtën mënyrë. Kur’ani fisnik nuk ndalon përdorimin e pasurisë së jetimit në mënyrë të duhur, mirëpo, madje edhe në mënyrën më të mirë, gjegjēsisht edhe nëse ka zgjedhje të mënyrave të ndryshme për ta investuar atë pasuri të jetimit, përsëri ajo pasuri duhet ruajtur mirë, e s’do mend se mënyra më e mirë është duke angazhuar një kujdestar (mbikëqyrës). Edhe këtu All-llahu ia ndalon kujdestarit të pasurisë (mbikëqyrësit) të zgjedhë ndonjë mënyrë tjetër.

E njëjta zbatohet edhe me pasurinë e shoqërisë, ngase është e njëjtë me atë të pasurisë së jetimit: vendi është në domosdoshmëri të investimit, ashtu edhe organizatat janë të ngarkuara me detyrësi ajo e kujdestarit dhe jetimit, siç e krahasoi edhe kalifi i dytë, Omeri
radijallahu anhu, thesarin e shtetit: “Nëse është i pasur, është i pavarur (prej tjerëve); e nëse është i varfër, do të mbijetojë nga bamirësia (e të pasurve).” Për këtë shkak duhet të kemi kujdes që ta ruajmë atë dhe ta shtojmë ate pasuri në mënyrën më të mirë të mundshme.

Libri: “Pasuria dhe ekonomia në Islam”

Autor: Dr.Jusuf Kardavi

EKONOMIA ISLAME

Artikulli paraprakÇfarë është Marka?
Artikulli tjetërHapet aplikimi për subvencione për fermerët e qumështit