Për herë të parë, Kosova pjesë e Konferencës për Ndryshimet Klimatike të Kombeve të Bashkuara

Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se Kosova do të merr pjesë për herë të parë në Konferencën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara COP27që po mbahet në Egjipt.

“Me ftesë të Qeverisë Gjermane dhe Ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, znj. Anna Baerbock, do të marrim pjesë në Konferencën e Anëtarëve (COP27), me ç’rast do të zhvillojmë takime bilaterale lidhur me financimet e mundshme për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike dhe implementimim e Marrëveshjes së Parisit”, ka shkruar Aliu.

Tutje ai ka theksuar: “Pasi që mbetemi i vetmi shtet pa qasje direkte në fondet multilaterale të OKB-së, me datë 18 nëntor, në hapësirat e Pavilionit Gjerman në Egjipt, do të prezantojmë agjendën tonë që ka të bëjë me nevojat për investime në përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe synimet tona për dekarbonizimin”.

“Qëllimi final i pjesëmarrjes tonë është që të anëtarësohemi në Konventën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara (UNFCCC), rrjedhimisht Kosova të ketë mundësinë që të negocioj dhe të ketë qasje në fonde për ndryshime klimatike”, ka thënë ministri Aliu./Motilokal

Artikulli paraprakArlinda Amiti, shqiptarja e parë doktore e shkencave në Zvicër, zotëron 7 gjuhë të huaja
Artikulli tjetërHistoria pas Rolex-it: si lindi “perandoria” e orës?

Comments are closed.