Pasuria i takon Allahut, njeriu është vetëm mëkëmbës në të

Rregulla e dytë, ku ekonomia mbështetet në shoqërinë islame, është fakti – gjegjësisht – konsiderimi i pasurisë vetëm si përkatësi (pronësi) e Allahut, kurse njeriut i është besuar që ta ruajë atë, apo – thënë ndryshe – të jetë mëkëmbës në të, siç theksohet në Kur’anin fisnik:

“Besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe shpenzoni nga ato që Ai ju ka lënë trashegim. Për ata nga mesi juaj që besojnë dhe shpenzojnë (për bamirési) do të kenë shpërblim të madh!” (El-Hadid, 7)

Pa fije dyshimi se Allahu, Krijuesi, i Madhërishmi, është Pronar i tërë pasurisë, sepse Ai është Krijuesi i saj, si dhe Krijuesi i burimeve të prodhimit të saj, e Lehtësues në kuptimin e përfitimit të saj (nga ana jonë). Në të vërtet, Ai është Krijues i njeriut dhe i gjithë Universit.

Në Kur’anin fisnik thuhet:
“Allahut i përket gjithëçka në qiej e në tokë, për ti dënuar ata që bëjnë keq sipas veprave të tyre, e për ti shpërblyer ata që bëjnë mirë me shpërblimin më të mirë “(En-Nexhm, 31)

“Pastaj, në mënyrë akoma më bindëse, shton:

A nuk e shihni atë që e mbillni?!” (El-Vakia 63)

Për këtë shkak, përsëri vazhdon e thekson:

“Ata që nuk kanë mundësi për martesë, le të përmbajnë veten, derisa Allahu t’i begatojë me dhuntinë e Tij. Ata skllevër që gjenden në pushtetin tuaj e që kërkojnë të lirohen me shpërblim dhe ju kërkojnë aktlirimin, ua jepni e, nëse e dini që janë të mirë, jepuni diçka nga pasuria juaj, të cilën ju ka dhuruar Allahu. Mos i detyroni skllavet tuaja të bëjnë kurvëri, që të arrini ju dobi të përkohshme të kësaj bote, nëse ato dëshirojnë jetë të ndershme. Nëse ndokush i detyron ato, Allahu do të jetë Falës dhe Mëshirëplotë për to.” (En-Nur, 33)

“Ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu, kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është më keq për ata! Ajo që kanë grumbulluar do t’u ngarkohet atyre në qafë Ditën e Kiametit. E Allahut është trashëgimia e qiejve dhe e Tokës dhe Allahu e di mirë ç’punoni ju.” (Ali Imran, 180)

Duhet të përmendim se Allahu i Madhërishëm na ka ngritur (begatuar) me këtë pasuri, ndërkaq dora (e drejta) e njeriut mbi pasurinë – në realitet – shfaq dorën e zëvendësit e të mëkëmbësit, e jo Dorën (të Drejtën) e Pronarit të vërtetë të saj.
Përderisa njeriut i është besuar pasuria dhe konsiderohet si mëkëmbës në të, nuk është e drejtë për të që ta cilësojë atë si gjënë e tij, e as ta konsiderojë veten si shkaktar të përfitimit të saj, e për pasojë të shprehet ngjashëm siç shprehen jobesimtarët:

Ai (Karuni*) tha: Kjo më është dhënë si shkak i diturisë sime.” Valë a nuk e dinte ai, se Allahu kishte zhdukur para tij shumë brezni që kishin qenë më të fuqishem e që kishin grumbulluar shumë-më-shumë pasuri se ai? Po keqbërësit nuk do të pyeten për gjynahet e tyre (meqë Allahu është në dijeni për to). “(El-Kasas, 78)

Është e drejtë që njeriu ta kufizojë veten me pasurinë e tij, me anë të së cilës do të privonte vetveten me varësinë e tij ndaj Zotëruesit të vërtetë. Në fakt, i gjithë krijimi është në varësi të Krijuesit të saj, Allahut të Madhërishëm, ndaj – nisur nga kjo – Imam Fahrudin Raziu [radijallahu anhu] shprehet se “…i tërë krijimi është në varësi të Zotit, ndërsa pasanikët janë zotëruesit (ruajtësit) e saj, e në esencë pasuria që gjendet në duart e tyre i takon ekskluzivisht vetëm Allahut”
Allahu i Madhërishëm pasurinë nuk e ka lënë në dorën e njeriut në mënyrë që ai të mos pronësojë me të as edhe një kokërr drithi, e pastaj Pronari i vërtetë t’u thotë mëkëmbësve që t’ia kompensojnë atë, e cila de facto gjendet në duart e robërve të Tij nevojtarë për të.
Ai (njeriu) me ngulm duhet të menaxhojë pronën (pasurinë), gjithnjë duke ecur rrugës së udhëzimit, si dhe për ta ruajtur e për ta shumëfishuar atë, gjegjësisht për ta shpenzuar, shfrytëzuar e menaxhuar tamam ashtu siç duhet, e të mos shprehë atë që shprehu populli i Medjenit kur iu drejtua Shuajbit [alejhis-selam]:

Ata thanë: “O Shuajb, a mos vallë namazi yt urdhëron që ne t’i lëmë ato që i kanë adhuruar të parët tanë ose që të mos bëjmë me pasurinë tonë çfarë të duam? Qenke njëmend i butë dhe i drejtë ti!” (Hud, 87)

Tani le të shohim se çfarë përgjigje i dha Shuajbi [alejhis-selam] popullit të tij të Medjenit:

Popullit të Medjenit Ne i dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin. Ai tha: “O populli im, adhuroni Allahun! Ju s’keni tjetër zot përveç Tij. Mos bëni hile as gjatë matjes, as në kandar. Unë po shoh se ju gjendeni në begati dhe kam frikë se do t’ju godasë dënimi i një dite, që ju përfshin të gjithëve. O populli im, matni drejt në litër dhe kandar, mos ua hani njerëzve hakun e tyre dhe mos bëni ngatërresa në Tokë! (Hud, 84-85)

Ata mendonin se pronari i pasurisë mund të veprojë me pasurinë e tij siç të dëshirojë vet; edhe sikur të ishte e papranueshme nga morali i pastër apo të ishte refuzuar nga interesi shoqëror (publik), ata prapë si argument e marrin faktin se janë pronarët e saj dhe se
ata mund të veprojnë me të siç të dëshirojnë vetë.
Por, Islami bën të ditur se ajo (pasuria) i takon vetëm Allahut dhe se Ai i begatoi me të siç dëshiroi. Ai e lë atë në dorën e kujt të dojë për të parë (sprovuar) se si do të veprojë me të. E nëse ata nuk i binden urdhërave të Tij, ata do të kalojnë kufijtë e mëkëmbjes së tyre dhe – për pasojë – Ai ua mori të drejtat mbi të me fuqi (ndëshkim), ndaj dhe duart e tyre janë të lidhura në gur.
Me këtë rregull të artë, Islami paraprinë me shekuj të tërë ndaj asaj që ftonin sociologët perëndimorë dhe të tjerë – si dje, ashtu edhe sot. Sociologët thanë se, pronësia është detyrë shoqërore një funksion social, e të qenët i pasur paraqet një shërbëtor te
keq në sistemin social. Në lidhje me këtë pikëpamje, ata kurrë nuk pranuan atë që shpalli Kur’ani fisnik.

Libri: “Pasuria dhe ekonomia në Islam”

Autor: Dr. Jusuf Kardavi
EKONOMIA ISLAME
Artikulli paraprakE drejta e punëtorit sipas Islamit
Artikulli tjetërHumbjet enorme të buxhetit të Kosovës ndër vite si pasojë e shpenzimeve tatimore