PASURIA DHE GJYKIMI PËR TË

Falenderimet i takojnë vetëm Allahut, vetëm Atë falenderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje të gjynaheve tona. I lutemi Allahut të na ruaj nga e keqja e veteve tona dhe prej të këqiave të punëve tona! Atë të cilin e udhëzon Allahu në rrugën e drejtë, ai është i udhëzuar dhe atë që humb Allahu nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij.

Vërtet që, çështja e pasurisë dhe çka lidhet me të, prej rregullave dhe ligjeve të sheriatit, është një çështje shumë e ndërlikuar dhe për këtë arsye është veçuar në shumë shkrime të njohura nga dijetarë të ndryshëm. Megjithatë, ka mbetur ndoshta pa prekur një çështje; a është pasuria në veten e saj për t’u lavdëruar apo për t’u sharë, ndërkohë që prej teksteve (ajeteve dhe haditheve) përfitohet si njëra ashtu edhe tjetra?

Kështu që dijetarët i kanë konsideruar të dyja anët sipas gjendjes së veçantë.

Kur pasuria është e përçmuar

Pasuria është e përçmuar sipas këndvështrimit të mëposhtëm:

– Pasuria të pengon nga gjërat më të rëndësishme në dynja, siç është bërja e punëve të mira dhe madje mund të jetë shkak për moskryerjen e shumë prej adhurimeve.

– Ajo është shkak për moskryerjen e obligimeve dhe rrugë për në pavëmendësi e rënie në të ndaluara, sepse të kënaqurit me dynjanë është diçka mashtruese dhe dehëse, si alkooli dhe kënaqësitë që tërheqin njëra-tjetrën, derisa ta shpjerë pasuesin e tyre në shkatërrim të plotë (Allahu na ruajt!).

– Sheriati e ka “kritikuar” dynjanë për shkak të zbukurimit të saj dhe të shijuarit e kënaqësive të saj. Allahu i Lartësuar thotë: “Ju i morët gjërat tuaja të mira në jetën e dynjasë dhe u kënaqët në të.”Suretu Ahkaf:20.

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë:

“Ajo që kam më shumë frikë për ju, është që t’ju hapet dynjaja (t’ju vijë pasuri e madhe) ashtu siç iu hap atyre që ishin para jush…” Buhariu dhe Muslimi  .Argumentet për këtë janë të shumta si nga Kurani edhe nga Suneti. Ja disa prej tyre:

Pasuria është shkak për llogarinë e gjatë në Ditën e Kiametit, siç ka ardhur në një hadith: “Pasuria e lejuar (hallall) ka llogari të gjatë, kurse pasuria e ndaluar (haram) ka dënim të rëndë”.

I logjikshmi e kupton se llogaria e gjatë, është një lloj dënimi dhe largimi sa më parë prej vendit të llogarisë në xhenet, i cili është qëllimi më i madh, ndërsa pasuria të pengon prej kësaj.

Kur pasuria është për t’u lavdëruar

Disa dijetarë të tjerë e kanë kundërshtuar këtë dhe kanë thënë se ato gjëra që thoni për anën negative të pasurisë, janë të vërteta, por ky është një vështrim i shkurtër dhe pa marrë parasysh qëllimin për të cilin është krijuar dynjaja, siç është të qënurit e saj vend për njohjen e së vërtetës apo për meritimin e falenderimit të Atij që e ka krijuar atë.

Madje dynjaja, mund të konsiderohet si thes apo gjah i kënaqësive, duke marrë parasysh anën shtazore të njeriut në të. Kjo është ajo që ka për qëllim grupi i pare, dhe vërtetë që në këtë gjendje dynjaja është pemë pa kokrra, lojë pa seriozitet dhe e kotë pa të vërtetë në të, sepse ai që bën kështu në dynja, nuk ka marrë prej saj, vetëm se: ngrënie, pirje, veshje, martesë e makinë, pa shtuar gjë tjetër. Pastaj këto mbarojnë së shpejti dhe nuk ngel gjë prej tyre.

Por këto janë vetëm ëndrra dhe në fakt ky vështrim tek dynjaja është vështrimi i jobesimtarëve, ndërsa besimtarët e dinë se pasuria është për t’u lavdëruar nga shumë këndvështrime, siç është:

– Pasuria është mirësi nga Allahu i Lartësuar si gjithë mirësitë dhe begatitë e tjera, kështu që, duhet të falenderohet Allahu për dhënien e saj dhe është obligim të kërkuarit e saj sipas mundësisë dhe aftësisë. Kështu, ajo lëvozhgë u mbush dhe u bë kokërr (pemë me kokrra), madje vetë lëvozhga u bë frut, sepse të gjitha janë mirësi, të cilat njeriu duhet t’i arrijë dhe të falenderojë Allahun për to.

– Pasuria të ndihmon në kryerjen e adhurimeve dhe në shumë raste ajo është rrugë që të shpie në kryerjen e disa urdhërave e obligimeve, siç p.sh: ai që e përdor atë për të fituar diçka nga bota tjetër. Thotë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!): “Lum për pasurinë e mirë e cila është në duart e njeriut të mirë!” dhe në një hadith tjetër thuhet: “Poseduesit e pasurive të madhe shkuan dhe i morën të gjitha shpërblimet (sevapet), gradat e larta dhe kënaqësinë e përhershme…” deri sa (i Dërguari Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) tha: “Kjo është mirësia e Allahut të cilën ia jep kujt të dojë.” Duke e quajtur kështu pasurinë, si mirësi nga Allahu, me të cilën Ai begaton kë të dojë nga robërit e Tij.

– Ajo që thanë se pasuria do të ketë llogari të gjatë në Ditën e Gjykimit dhe se të pasurit do të vonohen nga hyrja në xhenet, u thuhet atyre: “Kjo është diçka që kthehet në diçka që është jashtë vetë pasurisë. P.sh.: me anë të pasurisë hahet diçka e caktuar, por kjo gjë ka fillime, kushte dhe përfundime të caktuara, të cilat duhen marrë parasysh dhe u duhet kushtuar vëmendje. Nëse ruhen këto, atëherë pasuria bëhet rrugë për në adhurime e bindje ndaj Allahut. Në të kundërt, nëse nuk ruhen këto kushtëzime, atëherë pasuria bëhet shkak për mangësinë apo kundërshtimin (e mësimeve të sheriatit) sipas gjendjes së veçantë.

Pasuria është dëshirë si të tjerat

Përgjithësisht, pasuria është si dhe të gjitha dëshirat e tjera të njeriut, kështu që ajo ka rregulla, kritere, kushte, ndalesa dhe rrjedhoja që duhen marrë parasysh. Duhet pasur parasysh këtu se moskryerja apo lënia e diçkaje nga dynjaja është njëlloj si kryerja e saj (Sepse (lënia) tek dijetarët e bazave të fikhut, është sikur edhe (kryerja) e diçkaje. Ai që kryen vepra të mira për ta parë njerëzit është hipokrit, ndërsa ai që i lë ato (të këqijat) për shkak të njerëzve, kjo lënie e tij është shirk, sepse ai e bëri atë për shkak të tyre.); ashtu siç je përgjegjës për një vepër që bën, po ashtu je përgjegjës për një vepër që e lë dhe largohesh prej saj.

Medito pak ngjarjen që ndodhi ndërmjet Selmanit dhe Ebu Dardasë në hadithin që transmeton Buhariu nga Ebi Xhuhejfe i cili thotë:

I Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) vëllazëroi ndërmjet Selmanit dhe Ebu Dardasë. Një ditë Selmani vizitoi Ebu Dardanë dhe vuri re se Umu Darda (gruaja e Ebu Dardasë) ishte shumë e vrarë dhe e mërzitur. Ai i tha: – Çfarë të ka ndodhur? – Vëllai yt, Ebu Darda nuk ka ndonjë nevojë prej dynjasë. Vjen Ebu Darda dhe i shtron Selmanit për të ngrënë pastaj i thotë: – Ha ti sepse unë agjëroj. – Unë nuk ha deri sa të hashë edhe ti. – i tha Selmani. Pastaj hëngri edhe ai.

Pasi ra nata Ebu Darda u ngrit që të falej dhe Selmani i tha që të flerë e ai fjeti. Më vonë u ngrit përsëri dhe Selmani i tha përsëri të flerë. Kur u afrua pjesa e fundit e natës Selmani i tha: – Tani ngrihu. U ngritën dhe u falën dhe pastaj Selmani i tha atij: – Zoti yt, vetja dhe familja jote kanë të drejta mbi ty, kështu që jepi gjithkujt të drejtën e vet.

Ebu Darda shkoi te i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe elajmëroi për çfarë ndodhi dhe ai tha: “Selmani ka thënë të vërtetën.”

Kështu, na bëhet e qartë, se kryerja e një vepre dhe lënia e një tjetre, që të dyja kanëlidhje me llogarinë, kështu që nuk ngel më vend për të sharë pasurinë, sipas këtij këndvështrimi.

Ndarja e kundërshtimit
E sakta në këtë temë është se të hash të lejuarën dhe të fitosh pasurinë me rrugë të
lejuara nuk mundet që të japësh për të llogari të plotë, por mund të japësh llogari për
mosfalenderim për të ashtu siç duhet, qoftë nga ana e mbledhjes dhe fitimit të saj apo
nga ana e mbështetjes në të për kryerjen e obligimeve. Kush e llogarit veten e tij në këtë
gjë, punon sipas asaj me të cilën është urdhëruar, ai e ka falenduar Allahun për mirësitë
e Tij.
Për këtë thotë Allahu i Lartësuar:
Thuaj (O Muhamed!): “Kush e ka ndaluar veshjen bukur me rrobat e dhuruara prej
Allahut, të cilat Ai i ka krijuar për njerëzit e Tij, si dhe rriskun e pastër? Thuaj ato
janë në jetën e kësaj bote për ata që besojnë dhe veçanërisht (vetëm për besimtarët)
në Ditën e Kiametit…” Suretu Araf:32.

E forcon këtë gjë edhe fjala e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në sqarimin që i bëri Fjalës së Allahut “llogari e lehtë” në ajetin që thotë: “Atij që do t’i jepet libri i tij nga e djathta e tij, ai do të llogaritet me llogari të lehtë.” Ai tha se kjo llogari e lehtë është “el arad” (shfaqja para xhehenemit që do të jetë për të gjithë njerëzit) dhe jo llogaria që përbëhet nga polemika e dënimi. Këtë hadith e ka nxjerrë Buhariu nga hadithi i Aishes (Allahu qoftë I kënaqur prej saj!), ndryshe nuk do të ishin ato kënaqësi vetëm për besimtarët në Ditën e Kiametit.
Këto mirësi, janë dhuratë nga Allahu për robin e Tij; a ka lezet që robi mos ta pranojë
dhuratën e zotëriut të Tij?!

Kjo është diçka e papëlqyer në zakonet e mira të njerëzve dhe po ashtu në rrugën e sheriatit, sepse qëllimi i dhuruesit është që të pranohet dhurata e tij, dhe dhurata e Allahut për robin e Tij është çdo mirësi që i jep atij, kështu që, ai ta pranojë atë mirësi dhe ta falenderojë Dhuruesin e saj.

Përfundimi është se pasuria duhet të jetë shërbyese për të plotësuar një nevojë të
domosdoshme, një nevojë të mesme apo një nevojë plotësuese të së bukurës apo
dëshirës së lejuar.

Nevojat janë tre lloje:
– Nevoja të domosdoshme, pa të cilat nuk mund të jetosh dhe ato janë pesë: (feja, atdheu, jeta, mendja, pasuria e nderi). Çdo mjet që ruan këto të pesta, është nevojë e domodoshme (darura).
– Nevoja të mesme, pa të cilat nuk humb jeta, por prishet rregulli dhe qetësia në të, siç është banesa e rehatshme, kafsha mbartëse (mjeti udhëtues) etj.
– Nevoja plotësuese, të cilat zbukurojnë jetën e njeriut dhe ato janë më shumë gjërat e qejfit dhe gjërat zbukuruese, pa të cilat nuk prishet jeta e as rregulli e qetësia e saj.

Kështu që, duhet mbledhur dhe fituar duke e quajtur si shërbyes
apo mjet për të arritur me të diçka të kërkuar e të dëshiruar, duke ditur se të kënaqurit
me atë që ka lejuar Allahu i Madhëruar prej ushqimeve, veshjeve e të tjera si këto, është
e lejuar ne vetvete; këto gjëra të lejuara janë shërbyese të një baze të domosdoshme, e
cila është të jetuarit dhe jeta.
Kështu që pasuria, është e konsiderueshme dhe e dëshiruar, duke u nisur nga e vërteta e
saj në mënyrë të përgjithshme dhe jo duke u nisur nga vetë ajo si një element më vete.
Pasuria është dhuratë, e cila duhet pranuar dhe nuk duhet kthyer mbrapsht, por jo duke
e marrë atë për vetë veten e saj.

Në të kundërt, nëse pasuria bëhet shkak për prishjen e një prej bazave të sheriatit dhe
lufton parimet e përgjithshme të tij, duke cënuar: nderin, mendjen, trupin, pasurinë e
fene, atëherë ajo është e përçmuar dhe ai që e merr këtë lloj pasurie quhet vrapim pas
dynjasë dhe dashuri për të shpejtën e të përkohshmen.

Ndërsa nga ana e kundërt e kësaj, është esketizmi (zuhdi), i cili do të thotë lënie e
pasurisë së tillë dhe vrapimin pas saj171.E ka nxjerrë Ibën Sead në “et Tabakat el Kubra”, Darakutni, Ibën Asakir, el Hakim dhe Bagaui me zinxhir të saktë., nëse do të bëhet shkak për të keqen. S’kadyshim se kjo është ajo që kërkohet prej besimtarit.
Për këtë shkak, mendimi e saktë për këtë çështje është se përçmimi i pasurisë në çdo rast
nuk është e drejtë, ashtu si dhe nuk është e drejtë lavdërimi i saj në çdo rast.
Këtë gjë, e bën të qartë çështja e ndalimit të “sefihut” (shpërdoruesit të pasurisë pa kriter)
nga shpenzimi i pasurisë së tij, për shkak se ai e vë atë jo në vendin e saj. Po ashtu edhe
çështja e shpenzimit dhe normave të tij.

Ai i cili ulet dhe nuk punon, e shfaq veten e tij para njerëzve duke zgjatur dorën për të
kërkuar dhe i humb e i shkatërron ata që ka për të ushqyer, kjo do të mjaftonte si gjynah
për të.
Transmeton Muslimi në Sahihun e tij në kapitullin e Zekatit, se i Dërguari (Paqja dhe
bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:
“Do t’i mjaftonte njeriut ai gjynah që bën kur nuk shfrytëzon fuqinë e tij në atë që ka
mundësi ta bëjë!”

Nuk ka kundërshtim se kjo përtaci dhe boshllëk i njeriut nuk është e pëlqyer dhe ai nuk
quhet asket (zahid që nuk do dynjanë), sipas kuptimit pozitiv të asketizmit që sqaruam
më sipër. Por kjo vepër e tij quhet mendjelehtësi dhe përtaci. Po ashtu edhe shpërdorimi
i pasurisë dhe koprracia. Që të dyja këto janë të përçmuara e të papëlqyera.
Ato janë dy cepat e segmentit ndërsa e drejta dhe e mira (hajri) është në mes tyre.

Shejh Mesh’hur ibën Hasen Al Selman

LIBRI : Meshhur Hasen,Rregullat e shitblerjes.

Artikulli paraprakKompanitë e mediave sociale injorojnë 89 për qind të ankesave kundër islamofobisë
Artikulli tjetërJu do të shpërbleheni për punën tuaj, ndërsa ata për të tyren