Pasaportë digjitale e BE-së për Covid-19, këto vende përdorin sistemin e ri të udhëtimit

Disa vende të BE-së kanë nisur sistemin e bllokut ndaj COVID-19 të quajtur  “kalim digjital” për udhëtime në të gjithë rajonin, përpara një lëshimi të plotë të planifikuar për 1 korrik.

Komisioni Evropian thotë se shtatë shtete anëtare si Bullgaria, Çekia, Danimarka, Gjermania, Greqia, Kroacia dhe Polonia janë lidhur me portën dhe kanë filluar lëshimin e certifikatave të para. Vendet e tjera do të ndjekin shembullin kur të gjitha funksionet të vendosen në të gjithë vendin, shtoi ai.

Plani i BE është që një sistem i vetëm të lehtësojë udhëtimin e sigurt duke verifikuar statusin e koronavirusit qoftë përmes vaksinimit, një rezultati negativ të testit të kohëve të fundit, apo provës së rikuperimit nga virusi.

Certifikata do të jetë në dispozicion në formë dixhitale ose letër, pa pagesë. Porta lejon që të verifikohen tiparet e sigurisë së të gjitha kodeve QR të certifikatave.

Më shumë se 20 vende kanë testuar me sukses sistemin që nga muaji i kaluar, thotë Komisioni. Nisja e planifikuar pason një marrëveshje midis Parlamentit Evropian dhe Këshillit mbi rregullimin.

Alberto Alemanno, profesor i politikës së ligjit të BE në HEC Paris, tha se sistemi do të vinte në provë bashkëpunimin midis vendeve të BE, pasi shumë prej tyre kanë kërkuar të zbatojnë rregullat e tyre të lëvizjes mes pandemisë raporton Euronews.

“Ne duhet të kujtojmë se kushtet e hyrjes për të marrë këtë certifikatë do të ndryshojnë nga një vend në tjetrin. Veqanarisht secili vend të përcaktojë se kush merr vaksinën, kush merr testin e kush do të deklarohet si i imunizuar,” tha ai. /eo/

Artikulli paraprak5 anët e errëta të sipërmarrjes
Artikulli tjetërNine i Australisë arrin marrëveshje me Google dhe Facebook