Paralajmërohet rritja e pagave në sektorin publik

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, kathënë se shumë shpejt pritet të vijë në Kuvend Ligji për paga, përmes të cilit do të mundësohet rritja e pagave në sektorin publik.

Këto komente Kusari-Lila i ka bërë gjatë një debati në televizionin ATV.

“Mbi 70 milionë euro janë të buxhetuara më shumë për vitin 2023 për kategorinë e pagave, krahasuar me këtë vit”, ka thënë ajo.

Sipas saj, rritja e pagave është çështje muajsh dhe mund të ndodhë më së largu në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. /Buletini Ekonomik

Artikulli paraprakMbillen rreth 95% e sipërfaqeve të planifikuara për sivjet me kultura vjeshtore
Artikulli tjetërKryeministri i Kosovës, Kurti: Treg i përbashkët energjitik me Shqipërinë. Presim hapjen e bursës ALPEX

Comments are closed.