Paraja: shpatë dytehëshe

Studimi amerikan: Paraja nxjerrë te miren dhe te keqen nga njeriu
 
Paraja është një shpatë dyteheshe: vec parafytyrimi i banknotave mjafton te motivoj njerëzit për punë me te madhe, por njekohësisht i bën me pak te gatshëm për ndihmë. Ketë zbuluan US-psikologët ne një studim. Në nëntë shkallë testimesh erdhen në përfundim se te testuarit koncentroheshin fuqishëm në një qëllim kur ishte ne pyetje paraja. Paralelisht me rritjen e shumës izoloheshin me tepër nga te tjerët, bëheshin me koprrac dhe me pak te gatshëm që te ndahen nga te mirat e fituara. Rezultatet e kërkimit te tyre i prezentoj hulumtuesja e marketingut Kathleen Vohs nga universiteti i Minnesotas në revisten shkencore “Science” (Bd. 314, s. 1155).
 
Atëhere mjaftonte vetëm ilustrimi i te hollave ose paralajmrimi i nje bonusi për motivacion me te fortë në pjesëmarrje – dhe izolim nga te tjerët. Testuesit pa para ose me pak para ishin me te gatshëm për ndihmim, afronin karriget me afër njëri-tjetrit dhe merrnin me shumë kohë qe t’iu pergjigjeshin pyetjeve. Në te kundërten pjesmarrësit ne studim (testuesit) me para në xhep përkuleshin ose iu shkonte me pak ndermend qe te ngrinin lapsin. Ata punonin me me dëshirë vetëm se sa me te tjerët se bashku dhe jepnin me pak njohuri, p.sh. qe ndihmëkërkuese t’iu tregonin rrugën.
 
Në përmbledhjen e saj, autorja udhëheqese e testimit, ndikimin monetar e cilëson si dicka “qe meriton vëmendje dhe disi te quditshëm”. Kjo e verteton mendimin e zakonshëm se paraja shtyn në atë drejtim që te mendojmë vetëm per veten tonë. Shiquar historikishte paraja ka nxitur individualizimin e njerëzve dhe ne te njejtën kohë ka dobësuar ndjenjën e tij për shoqëri, citon me tutje Vohs.
burimi: dpa
Artikulli paraprakSyla: Këtë vit mbyllëm 14 pompa të derivateve
Artikulli tjetërFillon sesioni 167 i Këshillit të Ministrave të OPEC-ut në Vjenë, pritet rritje e çmimit të naftës