Ballina Blog Faqe 69

Dyert e reja të eksportit do të hapen me “Helal Expo”

Më 23-26 nëntor në Qendrën e Panaireve në Stamboll do të mbahet Samiti i 9-të Botëror Hallall dhe panairi i 10-të Helal Expo 2023 i Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), në të cilën Agjencia Anadolu (AA) do të marrë pjesë si “Partner i Komunikimit Global”, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate të bërë nga Këshilli Botëror i Samitit Hallall, thuhet se vazhdojnë me shpejtësi punimet për Samitin Botëror Hallal dhe Panairin Hallall.

Turqia, e cila në “Shekullin e Turqisë” ka përcaktuar një objektiv eksporti prej 300 miliardë dollarësh në vitin 2025, ka përshpejtuar kërkimet e saj për tregje alternative. Aktualisht, Turqia kryen eksport në 197 vende dhe teksa rrit të ardhurat për njësi në eksporte, ajo është intensifikuar edhe në produkte (artikuj) alternative. Në këtë kuadër, edhe tregu hallall përbën një prej potencialeve më të mëdha.

Kreu i këshillit të Samitit Botëror Hallall dhe Kreu i Bordit Drejtues të Discover Events, Yunus Ete, njoftoi se tregu hallall ka tejkaluar 7 trilionë dollarë dhe se në pesë vitet e ardhshme pritet të arrijë në 10 trilion dollarë.

“Sipas raportit të Ekonomisë Hallall të OBI-së, Turqia, Indonezia dhe Malajzia kanë arritur të hyjnë në mesin e 20 eksportuesve të parë në produktet e ekonomisë hallall. Në produktet e ekonomisë hallall Türkiye bashkë me Indonezinë dhe Malajzinë dalin në pah si ndër tri vendet që kanë kapacitetin për të kryer eksporte dhe për të prodhuar mbi 20 artikuj”, tha Ete, duke vënë theksin se dyert e reja në eksport mund të hapen me tregun hallall.

Ete më tej tha se shpenzimet e kryera për ushqimin nga konsumatorët në vendet muslimave tejkaluan 1 trilion dollarë në vitin 2022 dhe se kjo pritet që të rritet në 1,5 trilion dollarë deri në vitin 2026.

Rritja në fjalë ofron një dritare mundësie të prodhimit, investimit dhe fuqisë eksportuese në mesin e vendeve të OBI-së, tha Ete, duke shtuar:

“Ka një kërkesë të lartë konsumatore në produktet ushqimore të shëndetshme, hallall dhe organike. Vendet e OBI-së janë të varura nga importet në sektorët e ushqimit, ilaçeve dhe kozmetikës. Kompanitë turke që kanë shikuar këtë mundësi, fokusohen në investimet e produkteve të certifikuara hallall dhe ndërmarrin hapa shumë strategjikë edhe për të krijuar një rrjet të fuqishëm në këtë sektor. Punimet aktive të Agjencisë së Akreditimit Hallall, e cila vazhdon aktivitetet e saj në vendin tonë në këtë kuadër, dhe kërkesa për eventin Helal Expo që organizojmë po forcohen dita ditës”.

“Parashikojmë 40 mijë vizitorë, prej të cilëve 10 mijë të huaj”

Yunus Ete tha se vazhdojnë me shpejtësi punimet për panairin e 10-të Helal Expo 2023 të OBI-së dhe Samitin e 9-të Botëror Hallall që është organizimi më i madh hallall në botë.

“Për panairin Helal Expo që do të zhvillojmë më 23-26 nëntor në Qendrën e Panaireve në Istanbul ka një kërkesë shumë të fuqishme. Në panairin që organizuam vitin e kaluar morën pjesë 446 kompani vendase dhe të huaja nga 39 vende dhe panairi u vizitua nga 31.905 persona. Këtë vit presim pjesëmarrjen e mbi 500 kompanive vendase/të huaja nga mbi 40 vende. Po ashtu parashikojmë mbi 40 mijë vizitorë, prej të cilëve 10 mijë do të jenë të huaj. Çdo vit në panairin tonë marrin pjesë kompani të rëndësishme në fushën e ushqimit, teknologjive ushqimore, kozmetikës, farmaceutikës, tekstileve/modës modeste. Këtë vit gjithashtu ka një kërkesë për pjesëmarrje serioze edhe nga sektorët përkatës të financës islame dhe turizmit hallall”, deklaroi Ete, duke shtuar se kompanitë që kërkojnë dyer alternative në eksport, kanë treguar interes shtesë për panairin këtë vit.

Njëkohësisht, me panairin mbahet edhe Samiti Botëror Hallall, tha Ete, i cili theksoi se këtë vit në samitin që e mbajnë me temën “Dera që Hapet Drejt Ekonomisë Globale Hallall”, do të vlerësohet ekonomia hallall në çështjet si akreditimi, certifikimi, ushqimi, mjekësia-kimia-farmaceutika, turizmi dhe financa, dhe se emra kryesorë të botës dhe që kanë punime të fuqishme në këtë fushë do të ndajnë të dhënat e fundit në panele.

“Në Kampionatin Ndërkombëtar të Kuzhinierëve do të garojnë 1.000 kuzhinierë”

Kreu i këshillit të Samitit Botëror Hallall, Yunus Ete, rikujtoi se që nga viti 2018 njëkohësisht me panairin dhe samitin zhvillojnë Kampionatin Ndërkombëtar të Kuzhinierëve dhe se ky aktivitet do të zhvillohet shumë më gjithëpërfshirës.

Lidhur me Kampionatin Ndërkombëtar të Kuzhinierëve Ete informoi:

“Në Kampionatin Ndërkombëtar të Kuzhinierëve që zhvillojmë këtë vit me bashkëpunimin e Konfederatës së Kuzhinierëve dhe Pastiçerëve të Turqisë (TAŞPAKON) dhe Platformës Botërore të Komuniteteve të Kuzhinierëve të Vendeve Islame (WICS), do të marrin pjesë 1.000 kuzhinierë. Krahas konkursit të kuzhinierëve ndërmjet vendeve, do të zhvillojmë konferenca ‘Chefs Talks’ me pjesëmarrjen e zinxhirëve të hotelerisë, drejtuesve të famshëm botërorë të restoranteve/kafeve, të personave që kanë arritur famë lidhur me gastronominë. Do të zhvillojmë gara të kategorisë ku do të konkurojnë nxënës dhe studentë që arsimohen për gastronomi nëpër shkolla të mesme dhe universitete. Gjithashtu do të organizojmë një aktivitet të veçantë për kuzhinën për fëmijët tanë që përkufizohen si invalidë por që sipas mendimit tonë kanë nevoja të veçanta. Me ushqime që do të bëjnë ata do të kënaqemi edhe ne, edhe familjet e tyre, por edhe fëmijët tanë”.

Kamata prish ekuilibrin e pasurimit dhe varfërimit!

Presidenti nigerian Olusegun Obasanxho, pas samitit të G8 në Okinava në vitin 2000, deklaroi: “E gjithë ajo që kishim marrë hua deri në vitin 1985 ishte rreth 5 miliard dollarë, dhe ne kemi paguar rreth 16 miliard dollarë interes, por, ende po na thuhet se kemi borxh rreth 28 miliard dollarë. Ky 28 miliard erdhi për shkak të padrejtësisë në normat e interesit të kreditorëve të huaj. Nëse më pyetni se cila është gjëja më e keqe në botë, unë do të ju them se është kamata e përbërë.”
Duket e pabesueshme, por, për fat të keq, është tipike. Vendet në zhvillim fillojnë me kredi relativisht të vogla dhe mbeten të ngarkuara me shuma të mëdha borxhi në rritje, për breza.
Mbani mend, kjo mund të jetë Nigeria, ose cilido vend tjetër i varfër. Për të dhënë vetëm një shembull tjetër; gjatë viteve që çuan në kolapsin e Azisë në vitin 1997, borxhi i jashtëm i Indonezisë si përqindje e prodhimit të brendshëm bruto ishte mbi 60%.

 

Nga Rijad Misini

Si dallojnë Financat Islame nga Financat Konvencionale?

Si dallojnë Financat Islame nga Financat Konvencionale? Duket të jenë njësoj. Rezultati është shpesh i njëjtë. Cili është dallimi?
Mënyra më e mirë për të zbuluar dallimin është një krahasim i thjeshtë në botën reale. Le të marrim 10,000 dollarë, për shembull. Le të krahasojmë se çfarë mund të bëjë një bankë konvencionale me këto 10,000 dollarë, dhe çfarë mund të bëjë një bankë islame.
Së pari, banka konvencionale gjen një klient të denjë për kredi dhe i jep interes prej 5%. Banka nuk është veçanërisht e shqetësuar për atë që ndodh me këto para, përveç faktit që kredia duhet të paguhet. Konsumatori, nga ana tjetër, tashmë ka gjetur një huamarrës të gatshëm të paguajë 7%. Ky huamarrës drejton një biznes të vogël krediti për studentët dhe jep hua me 10%. Njëri prej këtyre studentëve është ndërmarrës i mjaftueshëm për t’i dhënë hua vëllait të tij të papunë me 15%, i cili sapo ka zbuluar fuqinë e interesit të përbërë dhe tani u jep hua shitësve të rrugës me 25%. Mund të vazhdonim tutje. Por ju tanimë kuptuat idenë.
Ka njerëz të varfër që paguajnë 40%+ në muaj! Tani, padyshim që ne nuk mund të fajësojmë bankat konvencionale për gjithçka që ndodh pasi të kenë akorduar kredinë fillestare. Por, ne mund të fajësojmë fuqinë e interesit të përbërë, apo kamatës mbi kamatë.
Interesi, dhe fakti që nuk duhet të posedoni para ekzistuese për të dhënë para hua, do të thotë që 10,000 dollarëshi i parë mund të vazhdoj të qarkullojë nëpër duar, derisa të pompojmë mbi 100,000 dollarë pasuri artificiale. Sa para reale ekzistojnë? Vetëm 10,000 dollarë. Me interes, arrijmë të kthejmë 10,000 në më tepër dollarë.
Tani, çfarë ndodh nëse shitësit e rrugës dalin nga biznesi? Apo, vëllai i papunë nuk gjen punë? Apo, sipërmarrja e kredisë falimenton?
Kreditë nuk paguhen. Dhe nëse mjaft njerëz nuk mund të paguajnë huatë e tyre, huadhënësit ballafaqohen me çdo lloj problemi. Ky cikël i mbrapshtë vendos një efekt domino të mospagesës.
Dhe imagjinoni që në vend të një kredie personale prej 10,000 dollarëve, kemi të bëjmë me një kredi biznesi prej miliona dollarësh, ose kredi një miliardë dollarëshe nga Banka Botërore. Interesi i përbërë rritet aq shpejt, sa që huamarrësit shpeshherë nuk janë në gjendje të paguajnë borxhet. Njerëzit, ekonomitë dhe mjedisi paguajnë çmimin, ndërsa bëhen më shumë të pashpresë për të përballuar borxhet në rritje.
Pra, a jemi të befasuar kur miliarda dollarë zhduken në ajër?
Le të marrim shembullin e bankës islame. Me këto 10,000 dollarë, banka islame investon vetëm në asete dhe shërbime aktuale. Mund të blejë makineri, të japë me qira një makinë, ose të investojë në një biznes të vogël. Por, gjithnjë, transaksioni është i lidhur me një aktiv ose shërbim të vërtetë.
Dhe, kjo është pika kryesore: nuk mund që, thjesht, të “përbëjmë” aktive dhe shërbime siç mund të përbëjmë kredi me bazë interesi. Një aktiv ose shërbim mund të ketë vetëm një blerës dhe një shitës në një kohë të caktuar. Interesi, nga ana tjetër, lejon që paratë të qarkullojnë dhe të rriten në shuma të pamasa.
Ky është dallimi midis Financave Islame dhe Financave Konvencionale: dallimi midis blerjes dhe shitjes së diçkaje reale, dhe huamarrjes dhe huazimit të diçkaje që shpejt avullohet.
Vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë të rënies financiare më dramatike globale të parë në dekada. Ajo që filloi si një flluskë banimi, shpejt u shndërrua në një krizë kredie sub-prime. Dhe ajo që shumë menduan se do të mbetej një krizë e kredisë, së shpejti u përhap në një rënie financiare globale. Ajo shkatërroi çdo cep të botës.
Dhe, ndërsa këto ngjarje prekën shumicën tonë negativisht, pati një aspekt pozitiv në të: njerëzit, më në fund, hodhën një vështrim serioz në format alternative të financave. Dhe, shumë njerëz ndaluan së besuari se interesi mund të zgjidhë të gjitha problemet.
Të kuptuarit se çka shkaktoi këto ngjarje shërben si pikë fillestare për të kuptuar Financat Islame, dhe se si ndryshojnë nga Financat Konvencionale.
Ajo që financimi konvencional mundëson është aftësia për të shitur të holla kur nuk ka të holla. Për të shitur asete para se të ketë ndonjë aset bazik. Dhe, për të lejuar që borxhet të rriten në mënyrë të pakontrollë, ndërkohë që huamarrësit bëhen më të pashpresë.
Interesi krijon një furnizim artificial parash që nuk mbështetet nga asete reale. Rezultati? Rritja e inflacionit, rritja e paqëndrueshmërisë ekonomike, pasurimi i të pasurve dhe varfërimi i të varfërve.

(Përktheu dhe përshtati: Rijad Misini)

BE rishikon celularët iPhone 12 pas ndalesës në Francë për rrezatim

Ajo tha se Parisi ndoqi një procedurë të vendosur nga legjislacioni i BE-së për pajisjet radio dhe “shtetet anëtare të BE-së tani kanë tre muaj për të vlerësuar” ankesën

 

Një zyrtar i Bashkimit Evropian (BE) ka njoftuar se blloku mund të ndalojë shitjen e telefonave iPhone12 të kompanisë Apple në nëse asnjë anëtar i BE-së nuk kundërshton vendimin e Francës për të ndaluar shitjet për shkak të rrezatimit të lartë, trasnmeton Anadolu.

Duke folur para gazetarëve në konferencën e përditshme të Komisionit Evropian, zëdhënësja për tregun e brendshëm të BE-së, Sonya Gospodinova, tha se organi ekzekutiv i BE-së dhe shtetet anëtare morën të mërkurën njoftimin e Francës për pezullimin e përkohshëm të shitjes së pajisjeve iPhone 12.

Ajo tha se Parisi ndoqi një procedurë të vendosur nga legjislacioni i BE-së për pajisjet radio dhe “shtetet anëtare të BE-së tani kanë tre muaj për të vlerësuar” ankesën.

“Komisioni Evropian aktualisht është në pritje të reagimeve të shteteve anëtare”, tha ajo, duke shtuar se do të merren masa pas reagimeve.

Dje, sekretari i Shtetit i Belgjikës për Digjitalizimin, Mathieu Michel, tha se ai “kërkoi nga Instituti belg për Shërbimet e Postës dhe Telekomunikacionit të analizojë rreziqet e mundshme që lidhen me këtë produkt të Apple”.

Të martën, Franca urdhëroi kompaninë Apple të tërheq celularët iPhone 12 nga shitja pasi testet zbuluan se modeli po prodhonte nivele të rrezatimit që tejkalonin pragjet e rregullores.

Sipas rregullave të BE-së, telefonat celularë duhet të kenë një nivel rrezatimi nën 4 vat për kilogram, ndërsa te Iphone 12 rrezatimi ishte 5,74 vat për kilogram në 141 celularë të testuar nga Agjencia Kombëtare e Frekuencave.

Apple e kundërshtoi vendimin, duke pretenduar se pajisja ishte e certifikuar nga disa organe ndërkombëtare të sigurisë.
/aa/

Franca ndalon shitjen e iPhone 12, shkak rrezatimi i lartë

Franca ka urdhëruar kompaninë Apple të ndalojë shitjen e iPhone 12 për shkak të emetimit të tepërt të rrezatimit elektromagnetik. Mbikëqyrësi francez i tha gjithashtu gjigantit të teknologjisë që të rregullonte edhe telefonat ekzistues.

Autoriteti francez e ka këshilluar Apple që nëse nuk mund ta zgjidhë problemin nëpërmjet një përditësimi të softuerit, duhet të tërheqë çdo iPhone 12 të shitur në vend. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar edhe më parë të zbusë frikën rreth rrezatimit të emetuar nga telefonat celularë.

Ajo thotë në faqen e saj të internetit se nuk ka asnjë provë për të arritur në përfundimin se ekspozimi ndaj fushave elektromagnetike të nivelit të ulët është i dëmshëm për njerëzit.

IPhone 12 u publikua për herë të parë në shtator 2020 dhe ende shitet në mbarë botën. Në një reagim për mediat Apple tha se po kundërshtonte vendimin e autoriteteve franceze dhe se i kishte ofruar rregullatorit rezultatet laboratorike nga vetë gjigandi i teknologjisë dhe palët e treta, të cilat tregojnë se pajisja është në përputhje me të gjitha rregullat përkatëse.

Ai tha se iPhone 12 u lejua në mbarë botën pasi është në përputhje me rregullat për nivelet e rrezatimit.

SFIDA E DHEMBJES

“Duaje të dashurin, por përmbahu…”

Sa e sa njerëz në jetë, kur i shohim apo i përmendim, na hapin plagët e shkaktuara prej tyre! Shpeshherë dëgjojmë nga njerëzit fjalë të tilla si: “a ka mundësi të mos ia përmendësh emrin, a ka mundësi të mos flasësh për të?” Këto fjalë dhe të ngjashme me to na tregojnë se plagët ende nuk janë shëruar. Je ballafaquar në jetë dhe do të ballafaqohesh edhe me dhembje të tjera. Zgjidh si dëshiron të jetosh: me plagë apo pa plagë?!

Sfida e dhembjes që të shkaktojnë njerëzit e afërt është një ndër sfidat e dhimbshme dhe të vështira të jetës. Ai është momenti kur të godet diçka e pakëndshme nga dikush që nuk e ke pritur.

Allahu i Madhërishëm në Kur’an flet si u lënduan njerëzit më të dashur, Pejgamberët. Allahu i dërgoi Pejgamberët si shëmbëlltyra më e mirë për njerëzimin. Një ditë gjersa Ibrahimi a.s. po e ftonte popullin e tij në besim, ata u tallën me të. Dhembja e tij nisi pikërisht kur një njeri i dashur në jetën e tij, babai i tij Azeri, u mundua ta nënçmonte Ibrahimin.

Allahu na tregon debatin që u zhvillua mes tyre:

-“O babai im, unë druaj se mos do të të vijë dënimi nga Mëshiruesi, e do të bëhesh shok i djallit.”
-“(Baba i Ibrahimit) tha: “O Ibrahim, ti vallë po shmangesh nga zotat e mi? Nëse nuk frenohesh nga kjo, unë do të të mbys ty me gurë; andaj, largohu prej meje për një kohë të gjatë!”
-“(Ibrahimi) tha: “Shpëtimi qoftë mbi ty! Do t’i lutem Zotit tim që të të falë ty. Me të vërtetë, Ai (Perëndia), është i mirë ndaj meje (pa masë).
-Dhe ju lë ju dhe të gjithë ata që adhurojnë (të tjerë zota), pos Perëndisë; e, unë do të adhuroj Zotin tim. Shpresoj se nuk do të jetë i papranueshëm të adhuruarit e Zotit tim.”(Merjem: 45-48)

Allahu i drejtohet Pejgamberit Muhamed (alejhi selam):

“Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që të tallin (ty), të cilët përveç Allahut, marrin edhe zot tjetër, dhe do ta dinë ata mirë (fundin)! Ne e dimë mirë që ty të ngushtohet zemra, për atë që thonë ata,andaj, madhëroje dhe falënderoje Zotin tënd e bëhu prej atyre që luten (përulen duke u falur). Dhe adhuroje Zotin tënd përderisa të arrijë gjendja e sigurt (vdekja)!” (Hixhër: 95-99)

 

  • Çfarë është sfida e dhembjes?

Plaga hapet në atë moment kur ti mendon diçka tjetër dhe për një  moment e kupton se ajo ka qenë një mashtrim për ty, kur ballafaqohesh dhe merr gjëra të cilat nuk i ke menduar nga njerëzit më të dashur dhe më të afërt të jetës tënde.

 

  • Pse ekziston kjo sfidë në jetën tonë?
  • Sfida e plagës nxjerr në pah natyrën njerëzore, se mangësia është pjesë e jona.
  • Ne nuk duhet të kërkojmë nga njerëzit që të jenë engjëj. Mangësia njerëzore shpie drejt gabimeve.
  • Shenjtëria e njerëzve dhe mbështetja e plotë tek ata na bën që në momentet e dhembjes që na shkaktojnë, ne të piqemi dhe të vetëdijesohemi. Mos u bëj i thatë që të të thyejnë të tjerët e as i butë që të të shtrydhin.

 

  • Dëmet dhe pasojat e dhembjeve në jetën tonë:
  • Paragjykimi ndaj të tjerëve.
  • Urrejtja e njerëzve të afërt.
  • Distancimi nga ata që na shkaktuan dhembje.
  • Gjetja e rrugëve për hakmarrje.

 

  • Dobitë e dhembjes në jetën tonë:
  • Njohja e njerëzve më mirë se ç’kemi menduar.
  • Plaga është momenti i fillimit dhe jo i mposhtjes dhe humbjes.
  • Rifillimi i kontakteve me njerëzit.
  • Mundësia për pjekuri dhe maturi në jetë.

 

  • Si të veprojmë në momentet kur të tjerët na lëndojnë?

Kur njerëzit na shkaktojnë plagë në zemrat tona, ajo është e njëjtë si një plagë që shkaktohet në trupin tonë. Nëse nuk mjekohemi me kohë, ajo do të mbetet e hapur përgjithmonë dhe do të na shkaktojë dhembje çdo moment:

  • Moshapja e dosjeve për njerëzit që na shkaktuan dhembje.
  • Vazhdimi i rrugëtimit në jetë sepse mund të ndryshojmë kahun e assesi të ndalemi.
  • Përkujtimi i njerëzve të mëdhenj, se si i falën të tjerët.
  • Shembulli i Pejgamberit alejhi selam se si fali popullin dhe njerëzit që e lënduan.
  • Ebu Bekri vazhdoi ta ndihmonte atë njeri që e kishte lënduar dhe akuzuar në nderin e familjes kur dëgjoi se Allahu kishte thënë në Kur’an:

“Po nëse ju i arsyetoni ua mbuloni dhe i falni, edhe Allahu fal dhe është mëshirëplotë.”(En-Nisa:149)

  • Ibn Tejmije vizitoi një familje dhe mori përsipër kujdesin ndaj tyre edhe pse babai i kësaj familjeje ishte shkaktar që ai qëndroi në burg.

 

Lutja përmbyllëse

Zoti im! Mos lejo që dhembjet tona të na shkaktojnë plagë, e as me plagët tona t’i rrënojmë gjërat e bukura në jetën tonë!

Autor: Rashit Zylfiu

Burimi: Libri “10 Sfidat e jetës”

Pasojat e zhvillimit të pakontrolluar teknologjik – Justinian Topulli

Thomas Merton (1915-1968) ka thënë:

Teknologjia nuk është vetëm një fakt, por është çelësi i luftës për pushtet. Shpejtësia dhe sofistikimi i rritjes teknologjike nënkupton pasuri më të madhe, kapacitet më të madh ushtarak, një standard më të lartë jetese, por mbi të gjitha fuqi për të shfrytëzuar dhe dominuar të tjerët. Nga ana tjetër, teknologjia tjetërson ata që varen prej saj dhe jetojnë përmes saj. Ajo vret cilësitë e tyre njerëzore dhe ndjeshmërinë e tyre morale. Gradualisht, gjithçka përqendrohet në përdorimin më efikas të makinerive dhe teknikave të prodhimit, dhe stili i jetës, kultura, ritmi dhe mënyra e ekzistencës i përgjigjen gjithnjë e më shumë nevojave të vetë procesit teknologjik.
Fatkeqësisht, shumë shpesh supozohet se procesi teknologjik është në mënyrë të pashmangshme racional. Nuk është ky rasti. Ndonjëherë është shumë irracional – deri në atë pikë sa ajo që është e mirë për procesin mund të jetë vërtet shumë e keqe për njerëzit.

Fizikani i madh, Max Born, ka thënë për fluturimet hapësinore se ato janë “një triumf i intelektit, por një dështim tragjik i arsyes.”

Ekziston rreziku që teknologjia të bëhet qëllim në vetvete,
duke i kushtuar asaj gjithçka që është më e mirë dhe më jetike në përpjekjet njerëzore: kështu që njerëzit kthehen në shërbyes të makinave në vend që ato t’i shërbejnë atyre. Kjo është krejtësisht irracionale.
Një njeri të cilin e kam admiruar gjithmonë, si një kritik të madh social – Charlie Chaplin – e ka bërë të qartë këtë shumë kohë më parë në filmin “Kohët moderne” dhe filma të tjerë.
Pyetja atëherë që shtrohet është: Si ta kontrollojmë teknologjinë në vend që të kontrollohemi prej saj?

Sa më i korruptuar të jetë një sistem shoqëror, aq më shumë priret të kontrollohet nga teknologjia, në vend që ta kontrollojë atë. Lidhja intime midis teknologjisë dhe tjetërsimit është dhe do të mbetet një nga problemet thelbësore që do të duhet të studiojmë dhe zotërojmë gjatë jetës sonë.

Teknologjia do të thotë pasuri dhe fuqi, por ajo ia jep sasinë më të madhe të pasurisë dhe fuqisë atyre që i shërbejnë asaj në mënyrën më skllavërore të mundshme, në kurriz të interesave dhe vlerave autentike njerëzore, duke përfshirë integritetin e tyre njerëzor dhe personal.
Jeta në Shtetet e Bashkuara e tregon këtë pa diskutim. Por për fat të keq, pjesa tjetër e botës dëshiron fshehurazi ose haptazi të bëhet si Shtetet e Bashkuara. Çfarë tragjedie do të ishte kjo!

A E DINI SE OTHMAN IBN AFANI (ALLAHU QOFTË I KËNAQUR ME TË) E KA NJË XHIROLLOGARI NË NJË NGA BANKAT SAUDITE?

 Pas Hixhretit (shpërnguljes), kur numri i muslimanëve në Medine ishte rritur, ishte e nevojshme të zgjidhej problemi me ujë. Njëri prej pusëve më të mëdhenjë të Medines ishte pusi Ruma, i cili ishte pronë e një çifuti.
Ai ishte shumë koprrac sa që nuk lejonte asnjë pikë uji pa pagesë.

Kur e kuptoi Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të), shkoi te ky çifuti dhe i ofroi ta blej gjysmën e pusit.
Një ditë ai do ta shfrytëzonte pusin, kurse ditën tjetër Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të). Çifuti e llogariste se Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të) ishte tregëtar i shkathët, dhe ai do ta rriste çmimin e ujit, ashtu që do të kishte dobi të dyfishtë, dhe pranoi në atë marrëveshje. Por, ndodhi mu e kundërta! Shitja e ujit prej dite në ditë binte, derisa më askush nuk kërkonte ujë nga çifuti. Ajo e çuditi atë dhe duke gjurmuar për arsyen, e kuptoi se Othmani e jepte ujin falas secilit që i nevojitej.

Pas një kohe,çiifuti ia ofroi Othmanit pjesën tjetër të pusit dhe Othmani e bleu, duke e bërë vakf për muslimanët.

Pas njëkohe, një nga as’habët erdhi te Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të), ia ofroi një shumë të madhe të parave që ta blente atë pus. Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të), e refuzonte, duke i thënë: “#Po më japin më #shumë.” Ky vazhdimisht e rriste çmimin, derisa në fund tha:
“Unë e di se nuk ka më blerësa, pra, më thuaj, kush po të jep më shumë se unë?”
Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të) iu përgjigj: “ALLAHU I LARTËSUAR!”

Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të) këtë pus e bëri vakf, dhe pas një kohe rreth pusit u mbollën palma (hurma).

Shteti Osman i kultivonte dhe kujdesej për to derisa u rritën. Pas tyre edhe shteti Saudit kujdesej rreth tyre derisa numri i tyre arriti në 1550 palma. Ministria e bujqësisë kujdesej për këto pallma dhe gjysmën e fitimit ua ndante të varfërve dhe nevojtarëve, kurse gjysmën tjetër e shisnin dhe të hollat i vendosnin në një xhirollogari në bankë e cila ishte në emër të Othman Ibn Afanit.

Pasuria rritej derisa e arriti vlerën aq të madhe sa që me të u ble një pronë toke në zonën qendrore të Medines, në afërsi të Xhamisë së Pejgamberit, në të cilën do të ndërtohet ndërtesa e një hoteli, nga pasuria e njëjtë. Hoteli do të jetë me 5 yje dhe parashikohet se fitimi vjetor do të jetë rreth 50 milionë rialë. Gjysma e asaj shume do t’ju shpërndahet jetimave dhe të varfërve, kurse gjysma tjetër do të ruhet në xhirollogarinë e Othmanit në bankë. Gjithashtu, interesantne është të përmendet se vendi ku gjindet hoteli, në komunë është regjistruar si pronë e Othman Ibn Afanit (Allahu qoftë i kënaqur me të).

Hoxhë Mirell Mazelli

A duhet të përdorni ChatGPT për ta përgaditur CV-në?

Mjetet gjeneruese të inteligjencës artificiale po bëhen më të qasshme për njerëzit në mbarë botën dhe rastet e përdorimit të mundshëm janë të pafundme. Me aftësinë e tij për të shkruar gjithçka, nga esetë, poezitë te kodet, ChatGPT, në veçanti, po ndryshon mënyrën se si ne mendojmë për detyrat që lidhen me shkrimin, kërkimin dhe automatizimin. Pyetja shkon se si po ndikon përdorimi i saj nga pikëpamja e efikasitetit edhe nga pikëpamja etike.

A duhet të përdoret ChatGPT për të shkruar CV?

Përgjigja e kësaj pyetje varet nga pozitat për të cilat po aplikoni dhe si mund t’ju ndihmojë ChatGPT. Për shembull, nëse jeni një gazetar, redaktor, lektor ose po aplikoni për pozita që kërkojnë që ju të keni aftësi të mira në të shkruar është më mirë të shmangni përdorimin e Inteligjencës Artificiale . ChatGPT nuk do t’ju ndihmojë të përmirësoni ose të shfaqni aftësitë tuaja kryesore të të shkruarit. Në fakt mund të bëjë të kundërtën duke e bërë punëdhënësin të vërë në dyshim besueshmërinë e tij në aftësitë që ju zotëroni rreth shkrimit. Një përjashtim mund të jetë nëse punëdhënësi juaj i mundshëm po kërkon krijues të përmbajtjes që mund të përdorin mjete gjeneruese të AI për të krijuar sasi më të larta të përmbajtjes së dobishme.

ChatGPT mund të jetë një aleat i dobishëm derisa përgatisni CV-në tuaj. Ideja nuk është të mbështeteni në të për të krijuar një draft përfundimtar të CV-së ose letrës suaj motivimit. Përkundrazi, përdorni atë si një mjet për të bashkuar një draft të parë ku mund të lidhni pikat tuaja të forta dhe idetë.

Kontrolloni dy herë draftin për pasaktësi

ChatGPT ndonjëherë mund të bëj lidhje të pasakta për kompaninë tuaj ku keni punuar. Andaj duhet ta verifikoni dhe ta modifikoni atë manualisht përpara se t’ua prezantoni të tjerëve. Por, detajet nga këto gabime mund të ju frymëzojnë ta përmirësoni CV-në tuaj dhe të mendoni jashtë kutisë gjatë redaktimit të draftit.

ChatGPT ka paragjykimet e veta – por ju mund të mësoni prej tyre

Përtej një mjeti për të shkruar CV, ChatGPT gjithashtu mund të funksionojë paksa si një motor kërkimi duke ju ndihmuar të mësoni për kualifikimet më të kërkuara në industrinë tuaj specifike. Nëse jeni në fillim të karrierës suaj dhe keni nevojë të ndiheni më të frymëzuar atëherë ChatGPT mund të sigurojë një strukturë që ju ndihmon të ecni përpara me më vizion.

Ju gjithashtu mund ta shfrytëzoni kërkesat e ChatGPT si “Cilat janë tre aftësitë ose pikat kryesore të forta që duhet t’i komunikoj me një menaxher punësimi?” Përgjigjet nuk janë të garantuara për të bërë ndryshim të madh, por ato mund t’ju frymëzojnë të rimendoni draftin tuaj përmes një pikëpamje tjetër. Merrni parasysh t’i kërkoni ChatGPT një listë të fjalëve kyçe më të mira për t’i përfshirë në CV për një punë të caktuar në një kompani të caktuar për të rritur dukshmërinë e saj.

Nëse përdorni ChatGPT, a duhet të tregoni?

Le të themi se ju bashkëpunoni me ChatGPT, shkruani një rezyme të mrekullueshme dhe ju ndihmon të përgatiteni për intervistë. A duhet të jeni të sinqertë për këtë?

Nëse nuk flisni për këtë, nuk ka gjasa që të ftoheni. OpenAI thuhet se po lëshon një mjet që mund të përcaktojë nëse diçka është shkruar duke përdorur ChatGPT, por nuk që po prodhon rezultate të besueshme deri më tani. Përtej kësaj, nëse e keni përdorur teknologjinë në një mënyrë bashkëpunuese, zbulimi i origjinës së saj bëhet edhe më i vështirë.

Megjithatë, në shumë kompani, dhe veçanërisht në industrinë e teknologjisë, menaxherët e punësimit duhet të jenë të interesuar për një kandidat që ndihet rehat për të bashkë-krijuar një CV dhe letër motivuese me ndihmën e Inteligjencës Artificiale. Nëse ai kandidat mund të flasë për hapat e ndryshëm që i ka mësuar aty dhe se çfarë po kërkohet më shumë në industrinë ku është i angazhuar atëherë kjo është një aftësi mbresëlënëse për tua treguar menaxherëve. Kërkesat e shkruara mirë marrin rezultate më të mira dhe në disa fusha, përdorimi efektiv i ChatGPT është një aftësi më vete, sepse tregon se jeni të adaptueshëm dhe të gatshëm për të mësuar gjëra të reja.

Fatkeqësisht, disa kompani mund ta shohin këtë bashkëpunim me teknologjinë në një këndvështrim më pak të favorshëm. Derisa shumica e organizatave përfundimisht do të duhet të bëjnë një ndryshim që përfshin ndryshimin e teknologjisë, atëherë ju para se të tregoni për përdorimin e ChatGPT, fillimisht hulumtoni për kompaninë ku po aplikoni. Nëse nuk keni inteligjencë sociale, mund të jetë e vështirë të dini me siguri se si do të reagojë një kompani./ AkademiPune

WhatsApp lançon opsionin e dërgimit të fotove dhe videove të cilësisë së lartë

Kompania postoi një video promocionale ditën e sotme në Threads duke inkurajuar përdoruesit të përdorin funksionalitetin e ri që ka qenë i disponueshëm në fazën beta prej disa muajsh.

Pak javë më parë, Mark Zuckerberg tha se WhatsApp ishte në proces lançimi të opsioni për dërgimin e fotove dhe videove HD. Meta konfirmoi se nga dita e sotme fotot dhe videot HD janë të disponueshme për të gjithë përdoruesit.

Kompania postoi një video promocionale ditën e sotme në Threads duke inkurajuar përdoruesit të përdorin funksionalitetin e ri që ka qenë i disponueshëm në fazën beta prej disa muajsh.

Pasi të përzgjidhni një foto ose video për dërgimin nga kamera, do të shikoni një buton “HD” të shfaqet në krye të ekranit. Pasi të zgjidhni opsionin, një menu do të shfaqet nëse dëshironi të dërgoni cilësi Standard apo HD.

 

Më përpara përdoruesit e WhatsApp mund të dërgonin vetëm imazhe me cilësi të kompresuar, një disavantazh i madh i WhatsApp kundrejt aplikacioneve rivale si iMessage.

Fotot dhe videot HD vinë pas disa përditësimeve të dërguara së fundi në aplikacionin WhatsApp së bashku me thirrjet video për 8 persona dhe audio për 32 persona.

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
clear sky
24 ° C
24 °
24 °
52 %
1.8kmh
0 %
Mon
24 °
Tue
37 °
Wed
38 °
Thu
39 °
Fri
42 °