Ballina Blog Faqe 502

Vendim nga Ministri Bislimi për ndihmë të bizneseve për shtyrjen e të gjitha deklarimeve tatimore nga data 30 prill deri më datë 15 maj

Me qëllim të ndihmës për bizneset Ministri Besnik Bislimi ka marrë vendim për zgjatjen e afatit, i cili lidhet me dhënien e mundësisë për tatimpaguesit që të bëjnë kërkesë për marrëveshje të pagesës me këste, për deklarimet tatimore nga data 30 prill në 15 maj, sipas pikës 2 të këtij vendimi.

Gjithashtu, afati i pagesës për tatimet sipas pikës 1 të këtij vendimi mbetet data 30 qeshor. Kjo mundësi shtesë e pagesës me këste jepet për bizneset, për arsye të pandemisë në rast se dëshmojnë vështirësi financiare për shkak të kësaj pandemie.MFE

Gjene linkun: https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/FD7B7555-F74A-4A67-AC0F-52129378DD10.pdf

SADAKAJA E SHUAN MËKATIN DHE E SHLYEN GJYNAHUN

Allahu e bëri sakadanë të jetë shkak për faljen e gabimeve, shlyeijen e mëkateve dhe mbulimin e të metave.

Në këtë aludojnë citatet që kanë ardhur nga Kurani dhe Suneti, e ndër to është edhe fjala e Allahut:

“Veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija. ” (Hud: 114)

Ky ajet është argument i përgjithshëm që e përfshin çdo vepër të mirë dhe bamirësi dhe s’ka dyshim se sadakaja është një prej veprave madhështore të mira dhe bamirëse dhe ajo është më meritore të bëjë pjesë në ajet.

Allahu në ajet tjetër thotë:

“Me të vërtetë që për myslimanët dhe myslimanet, …. mirëbërësit dhe mirëbërëset,… pra, për të gjithë këta Allahu ka përgatiturfalje dhe shpërblim të madh. ” (El-Ahzab: 35)

Po ashtu thotë:

“Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit, të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.” (Ali Imran: 133-134) Ajeti na bën me dije se shpenzimi në atë që e kënaq Allahun është ndër veprat më të mëdha që nëpërmjet saj arrihet falja e mëkateve dhe mbulimi i të metave.

Prej argumenteve të tjera janë edhe ato të Sunetit, e ndër to është edhe fjala e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të:

“Jepni lëmoshë, qoftë edhe një hurmë, ajo e plotëson nevojën e të uriturit dhe e shuan mëkatin njësoj siç e shuan uji zjarrin. ”

Me një hadith tjetër:

“Sadakaja e shuan mëkatin njësoj si shkrihet dhe zhduket akulli nga rrezet e ngrohta diellore. ”

Imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij në kaptinën: “Sadakaja i shlyen mëkatet” prej hadithit të Hudhejfes, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ka thënë:

“Sprovën e njeriut në familjen, pasurinë, jemijën dhe komshiun e tij, e shlyen namazi, sadakaja dhe të bërit mirë. ”

Në një hadith tjetër i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ka thënë:

“O ju tregtarë, vërtet shitblerja juaj përzihet me gjëra të kota dhe betime, ndaj pastrojeni atë me sadaka ”

Kuptimi është se tregtari mund që ta lavdërojë mallin e tij aq tepër saqë të gabojë kur flet apo për ta shitur mallin e tij të betohet pa u menduar, andaj pëlqehet dhënia e sadakasë për t’i fshirë ato gjurmë.

Muhamed ibën El-Munkedir, Allahu e mëshiroftë, tha:

“Prej gjërave që e detyrojnë faljen është edhe ushqimi i një myslimani të uritur.”

Disa nga dijetarët pas fjalëve të tij thanë:

“Kur Allahu ia fali atij që qenit të etur i dha ujë, atëherë si do jetë gjendja e atij që i jep ujë një të eturi, apo e ushqen një të uritur apo e veshmbath një të zhveshur prej myslimanëve.”

Bazuar mbi këto argumente se sadakaja i shlyen mëkatet dhe i fal gabimet, disa prej dijetarëve e pëlqyen që njeriu pas çdo mëkati që e bën të japë sadaka44, dhe mund që argu- mentimi i tyre të jetë bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ku thotë:

“Pasi e bën një të keqe pasoje atë me një vepër të mirë, sepse e mira e fshin të keqen. ”

Dhe sadakaja është prej veprave të mira të mëdha dhe koka e adhurimeve dhe ajo prerazi bën pjesë brenda veprës së mirë që është cekur në hadith.

Edhe nje vendim në favor të bizneseve nga Ministri Bislimi

Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi me qëllim të zbatimit të Vendimit Nr. 01/07 dhe 01/09 të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID 19, ka marr vendim që të zgjatet deri më 30 Qershor 2020 afati për pagesën e tatimeve si në vijim:

1.1. Pasqyra tremujore e tatimit dhe kontributeve për bizneset e mëdha individuale (IL);

1.2. Pasqyra tremujore e tatimit dhe kontributeve për bizneset e vogla individuale ( IS);

1.3. Pasqyra tremujore e pagesës paradhënie për Korporatat e Mëdha (QL); dhe

1.3. Pasqyra tremujore e pagesës paradhënie për Korporatat e Vogla.

Pavarësisht pikës 1 të këtij Vendimi, afati për deklarimin e tatimeve sipas pikës 1 të këtij vendimi mbetet deri me datën 30 prill 2020 dhe bëhet në pajtim me legjislacionin tatimor në fuqi. Ky Vendim do të zbatohet për të gjithë tatimpaguesit të cilët në bazë të legjislacionit tatimor janë të obliguar të deklarojnë dhe paguajnë për këto lloje tatimesh.

Tatimpaguesit të cilët janë në vështirësi financiare për shkak të pandemisë, munden që të bëjnë kërkesë për marrëveshje të pagesës me këste, dhe bazuar në dëshmitë e prezantuara, Administrata Tatimore e Kosovës mund të mundësojë formën e tillë të pagesës për këto lloje të tatimit duke i rezervuar vetes të drejtën që pas përfundimit të masave në fuqi edhe të bëjë verifikimin e secilit rast.

Për të gjitha llojet e tjera të tatimeve afati për deklarim dhe pagesë përfundon me datën 30 prill 2020 sipas Vendimit Nr. 26/2020 të datës 19.03.2020, të Ministrit të Financave dhe Transfereve./MFT

TELEGRAM RRITET , TANI KA 400 MILIONË PËRDORUES MUJOR AKTIV

Tani që pandemia e koronavirusit i ka bërë video thirrjet gjithnjë e më popullore dhe shërbime kritike, kompanitë si Zoom, Google Meet, WhatsApp dhe Telegram po krijojnë karakteristika të reja për të marrë më shumë vëmendje nga përdoruesit.

Telegram duket se mendon se mund të avancojë në treg duke u përqëndruar në siguri. Sot, aplikacioni i mesazheve njoftoi se do të ofrojë thirrje me video të sigurta më vonë gjatë këtij viti.

“Video thirrjet në vitin 2020 janë shumë si mesazhet në vitin 2013. Ka aplikacione që janë ose të sigurta ose të përdorshme, por jo të dyja. Ne do të donim ta rregullonim këtë mangësi, ”shkruan Telegram në një postim në blogun e kompanisë.

Ndërsa Telegam nuk dha ​​shumë detaje rreth funksioneve të reja që do t’i shtojë në shërbim, duket se edhe ky aplikacion, ngjashëm sikurse Messenger Rooms është vënë pas audiencës së Zoom, i cili po përballet me presion për të rregulluar disa çështje të privatësisë.

Si përgjigje ndaj këtyre çështjeve me të cilat po përballet, Zoom ka krijuar një këshill të sigurisë dhe premtoi përditësime të reja për ta rregulluar këtë problem, por kjo nuk do t’i ndalojë konkurruentët e saj të përfitojnë nga gabimet e Zoom.

Telegrami ka një rekord solid dhe është një nga aplikacionet më të besueshme të mesazheve që ekzistojnë aktualisht.

Telegram ua lejon përdoruesve të fshijnë në mënyrë retroaktive mesazhet, ndërsa gjatë protestave në Hong Kong ky shërbim shtoi një veçori për të mbrojtur më mirë identitetin e përdoruesve.

Shërbimi thotë se tani ka 400 milionë përdorues në muaj, nga 300 milionë sa kishte një vit më parë. Kjo nuk është shifër e parëndësishme, por në krahasim me Zoom, i cili sapo arriti 300 milionë përdorues në ditë, ky numër është një copë shumë më e vogël e tregut të cilin e ka marrë.

Gjermania pritet ta bëjë të ligjshme punën nga shtëpia edhe pas pandemisë

Ministri i Punës në Gjermani, Hubertus Heil, po planifikon që ta bëjë ligjore të drejtën e punës nga shtëpia edhe pas pandemisë së koronavirusit të ri.

Ministri Heil, i tha gazetës Bild se ai synon të paraqesë legjislacionin gjatë kësaj vjeshte.

Sipas tij, bazuar në vlerësimet fillestare përqindja e forcës punëtore që punon nga shtëpia është rritur nga 12% në 25% gjatë krizës së koronavirusit.

Në Gjermani llogaritet se rreth 8 milionë njerëz punojnë nga shtëpia, raporton AP.

“Kushdo që dëshiron dhe që ia lejon puna, duhet të jetë në gjendje të punojë nga shtëpia, edhe kur pandemia të ketë mbaruar”, tha Heil.

“Ne po mësojmë gjatë kësaj pandemie se sa shumë punë mund të bëhet nga shtëpia”, shtoi ai.

Megjithatë, sipas tij, përmes këtij projektligji nuk do të bëhet e detyrueshme puna nga shtëpia, mirëpo vetëm do të mundësohet një gjë e tillë.

“Njerëzit mund të zgjedhin që të punojnë plotësisht nga shtëpia, ose ta bëjnë këtë vetëm për një ose dy ditë në javë”, tha ai.

Grupi kryesor i punëdhënësve në Gjermani e hodhi poshtë idenë.

Shefi ekzekutiv i Konfederatës së Shoqatave Gjermane të Punëdhënësve, Steffen Kampeter, tha se puna në shtëpi është në interes të të gjithëve kur është e mundur dhe ka kuptim, por “çështjet operacionale dhe kërkesat e klientëve duhet të luajnë një rol kryesor”.

Menaxhimi i kuletës së shtetit në kohë të krizës politike e pandemisë

Pandemia e tanishme ka nxitur shumë filozofë, teoricienë politik ose studiues juridik ta kujtojnë Carl Schmitt-in si teoricien që pretendoi se një gjendje e jashtëzakonshme është momenti që tregon se kush në të vërtetë është sovrani në një shtet (Martin Scheinin).

Rivaliteti politik në Kosovë në kohë pandemie më kujton edhe mua Carl Schmitt-in. Parlamenti dhe ligjet, madje edhe Kushtetuta, ndodh që lihen mënjanë kur “sovrani i vërtetë”, zakonisht një president ose kryeministër, shpall një gjendje të jashtëzakonshme për të treguar se është më i forti.

Edhe pse nga teoria e Schmitit ka kaluar kohë e gjatë si dhe fatmirësisht është plotësuar rendi juridik në çdo shtet duke eliminuar arbitraritetin, fatkeqësisht në situata të jashtëzakonshme edhe sot e kësaj dite ekziston rreziku i abuzimit me pushtetin.

Pandemia COVID-19 kërkon masa të jashtëzakonshme dhe devijim nga disa dimensione të jetës normale. Në dritën e evitimit të rrezikut të abuzimit me pushtetin, masat e jashtëzakonshme duhet të aplikohen përmes aprovimit të një kornize ligjore nga Parlamenti i Kosovës, që nënkupton një angazhim për ligjshmërinë dhe në restaurimin e plotë të normalitetit sa më shpejt të jetë e mundur.

Kontributin në krijimin e kornizës ligjore në përballje me Covid-19 nëpërmes nismave ligjore duhet ta jap edhe Qeveria në detyrë e Kosovës. Ligji nr. 04/L-025 për nisma legjislative dhe ligjet tjera relevante në Kosovë nuk ia ndalojnë nismën legjislative Qeverisë së Kosovës në detyrë.

Në përballje me pandemin, disa Parlamente iu kanë dhënë “autorizime gjenerale” qeverive të tyre në formë të ligjit  që në kohen e pandemisë të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme.

Në situatën e krijuar nga pandemia krahasuar me shtetet tjera roli i Parlamentit të Kosovës ka qenë dhe vazhdon të mbetet pasiv, duke vënë theksin në pasitivitetin e aplikimit të masave të reja në financimin publik konform me përgjegjësit që ka si pushteti më i lartë financiar në vend.

Ajo që shtetet tani janë të fokusuara është aplikimi sa më i madh i masave fiskale si një mënyrë për të minimizuar ndikimin negativ ekonomik nga COVID-19 dhe në këtë angazhim qeveritë e shteteve kanë përkrahjen dhe mbikëqyrjen e plotë të parlamenteve të tyre.

Nga hulumtimi i bërë në muajin mars të këtij viti nga Profesori nga Izraeli, Ittai Bar-Siman-Tov, (Parliamentary activity and legislative oversight during Coronavirus pandemic – A comparative overview) që për fokus pati funksionimin e 26 parlamenteve në botë, del se parlamentet e këtyre shteteve, përkundër vështirësive dhe modifikimeve teknike të punës, vazhdojnë si zakonisht me mënyrën e tyre të rregullt të funksionimit duke u përqendruar në pandemin Covid-19. Madje kanë funksionuar edhe atëherë kur disa deputetë dhe ministra janë diagnostikuar me coronavirus, si në Francë, Britani të Madhe dhe SHBA.

Pandemia padyshim do të ketë efekte negative në financimin publik në Kosovë sepse do të ketë zvogëlim të të hyrave publike si dhe rritje të nevojave për financime. Në kohën kur duhej më së shumti unitet për përballje me pandemin, respektivisht në një situatë të emergjencës globale shëndetësore, Kosova mbeti me qeveri në detyrë e cila pavarësisht kësaj ndërmori një varg masash, kryesisht shëndetësore dhe financiare në përballje me Covid-19.

Edhe përkundër insistimit të presidentit Hashim Thaçi për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, institucionet tjera të Kosovës iu shmangën gjendjes së jashtëzakonshme, por ndërmorën masa të jashtëzakonshme sikurse shumë shtete të tjera. Masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës janë për t`u përshëndetur dhe me siguri do të ndikojnë në zvogëlimin e efekteve negative të COVID-19 në familjet dhe bizneset kosovare.

Megjithatë, Kosova duhet sa më shpejtë që është e mundur të zgjerojë spektrin e masave fiskale. Pra nuk mjaftojnë vetëm masat e marra nga Qeveria të cilat janë të karakterit të administrimit të tatimeve, por duhen edhe masa të reja të politikës fiskale. Këto masa duhet të jenë në fushën e tatimeve, riplanifikimit buxhetor përmes rishikimit të buxhetit në parlament apo në fushën e huamarrjes publike, etj.

Si rrjedhojë, Qeveria duhet të hartoj strategji fiskale për përballje me Covid-19 dhe sa ma shpejtë ta prezantojë atë për aprovim në Parlament. Kjo për faktin sepse efektet negative ekonomiko-financiare të pandemisë do të ndikojnë në nevojën e ndryshimit substancial të buxhetit të aprovuar edhe ashtu me nguti, si dhe ky ndikim negativ do shtrihet përtej buxhetit të këtij viti.

Funksionimi i vazhdueshëm i Parlamentit të Kosovës përgjatë krizës së Coronavirusit, si dhe bashkëpunimi i tij i ngushtë me qeverinë në fushën e financimit publik, si dhe mbikëqyrja e Qeverisë nga Kuvendi, konform me Ligjin mbi menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme.

Roli pasiv i Parlamentit të Kosovës në politiken fiskale në këtë kohë të pandemisë ndikon negativisht në shumë aspekte por para së gjithash ndikon që:

  1. a) Parimi bazë i demokracisë, që nënkupton të drejtat e Parlamentit për të ushtruar pushtetin mbi paranë publike, nuk realizohet, përkatësisht parlamenti nuk arrin të sigurojë qytetarët se të ardhurat dhe shpenzimet e ofruara në buxhet janë të arsyeshme dhe më së miri i përgjigjen nevojave të tyre dhe që shpenzohen në përputhje me parashikimet, dhe
  2. b) Nuk mund të realizohet kontrolli efikas i buxhetit dhe ekuilibri midis organeve legjislative dhe ekzekutive, si një parakusht kryesor i administrimit të mirë publik, llogaridhënies dhe përgjegjësisë në menaxhimin e financave publike.

Mjeti më efikas me të cilin Parlamenti mund ta kontrollojë Qeverinë është buxheti. Parlamenti është pushteti më i lartë buxhetor në Republikën e Kosovës dhe ky pushtet rrjedh nga Kushtetuta e Kosovës. Parlamenti i Kosovës de-jure ka të drejtë të pakufizuar mbi buxhetin duke e mbajtur përgjegjëse qeverinë për çdo shmangie nga buxheti i aprovuar dhe për çdo shkelje të dispozitave të Ligjit mbi menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive.

Kushtetuta e Kosovës e specifikon qartë dhe taksativisht rolin e pushtetit legjislativ – Parlamentit dhe ekzekutivit – Qeverisë në procesin e hartimit dhe miratimit të buxhetit. Roli kushtetues i Qeverisë së Kosovës mbi buxhetin, në fazën e aprovimit të buxhetit, është vetëm roli i propozuesit (paragrafi 5 i nenit 93 të Kushtetutës së Kosovës).

Roli kushtetues i Parlamentit të Kosovës mbi buxhetin, në fazën e aprovimit, është roli i aprovuesit (paragrafi 5 i nenit 65 të Kushtetutës së Kosovës). Ndërsa roli dhe përgjegjësit e Qeverisë, Parlamentit dhe me theks të veçantë të Ministrit të Financave në fazën e ekzekutimit të buxhetit caktohen me Ligjin mbi menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive.

Edhe në fazën e ekzekutimit, roli i ekzekutivit, respektivisht Ministris së Financave dhe Qeverisë konsiston në ekzekutimin e buxhetit të parlamentit dhe asgjë më shumë.

Të ekzekutohet buxheti do të thotë të mblidhen të hyrat ashtu siç janë parashikuar me buxhet, në shumat e parapara me buxhet dhe nga burimet e parapara me buxhet si dhe të shpenzohen për qëllimet e parapara me buxhet, në shumat e parapara me buxhet si dhe në kohen e paraparë me buxhet.

Ligji mbi menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive i parasheh shumë qartë  kompetencat e ministrit të financave se në çfarë mase mund të bëj shmangie dhe rialokime në kuadër të kategorive buxhetore nga ajo që është paraparë me buxhet.

Përgjatë gjithë ekzekutimit Qeveria duhet t’i raportojë Parlamentit mbi ekzekutimin e buxhetit brenda 30 ditëve nga mbarimi i çdo çerek viti, si dhe raportin përfundimtar përmbledhës të buxhetit për vitin e kaluar fiskal dhe dy vitet paraprake fiskale, jo më vonë se me 31 mars të çdo viti kalendarik.

Pra, nga sa u tha më lartë, shihet se raporti Qeveri-Parlament në fushën e financimit publik, respektivisht në procedurën buxhetore është raport i llogaridhënës së Qeverisë ndaj Parlamentit për ekzekutimin e buxhetit të aprovuar nga Parlamenti. Ky raport asesi nuk guxon të deformohet nga rivaliteti politik, por duhet të funksionoj mbi bazën e respektit të ligjshmërisë, profesionalizmit dhe praktikave më të mira të menaxhimit të financave publike

Kosova dhe qytetarët e saj të lodhur nuk kanë fare nevojë për rivalitet politik që reflektohet në menaxhimin e financave publike. Kosova dhe qytetarët e saj kanë nevojë, më shumë se kurrë, për një Qeveri llogaridhënëse dhe një Parlament që e përkrah një Qeveri të tillë, gjithnjë në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të tyre ligjore të cilat janë shumë të qarta.

Autori është Profesor i Rregullt në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, bashkëpunëtor i përhershëm në Byronë Ndërkombëtare të Dokumentacionit Fiskal- Amsterdam, dhe anëtar i rregullt në Asociacionin Europian të Profesorëve të së Drejtës Tatimore -Amsterdam.

“Financial Times”: Europa përgatitet të lehtësojë masat e bllokimit

Qeverita franceze dhe ajo spanjolle do të publikojnë të martën planet e hollësishme për të lehtësuar kufizimet e shteteve të tyre, pasi më shumë vende evropiane kërkojnë të përcaktojnë një rrugëdalje nga masat e tyre që për të përmbajtur virusin kanë dëmtuar ekonominë.

Udhëheqësit në të gjithë rajonin po përpiqen të baraspeshojnë rihapjen e ekonomisë me mbajtjen nën kontroll të epidemisë së koronavirusit. Gjermania, e cila ka pasur më shumë sukses në kontrollin e shpërthimit sesa disa nga fqinjët e saj, filloi rihapjen e dyqaneve javën e kaluar, dhe planifikon të rihapë shkollat ​​në fillim të muajit të ardhshëm.

Të dielën, kryeministri francez Edouard Philippe konfirmoi se ai do të paraqiste të martën “strategjinë kombëtare të dekufizimit”, me një fokus në gjashtë tema: “shëndetësia (përfshirë maskat, testimin dhe izolimin), shkollën, punën, dyqanet, transportin dhe tubimet. “

Franca tani është në javën e saj të gjashtë të izolimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, i cili deri më tani ka vrarë më shumë se 22.600 njerëz në Francë. Këtë muaj, megjithatë, numri i njerëzve në spital dhe kujdesi intensiv kanë rënë në mënyrë të vazhdueshme. Vendi do të rihapet gradualisht nga 11 maji, pa marrë asnjë vendim për bare dhe restorante deri në fund të këtij muaji.

Plani për vendin, tha z. Philippe në Twitter, do të shkojë në parlament për votim, përpara se të paraqitet para politikanëve vendorë dhe “partnerëve të tjerë shoqërorë”, siç janë sindikatat.

Të shtunën, komiteti i këshilltarëve shkencorë të qeverisë paralajmëroi që të mos qetësohen shpejt masat e bllokimit pasi kjo “mund të rezultojë në një rritje të shpejtë të numrit të rasteve” dhe “raste të rënda në spital dhe kujdes intensiv”.

Komiteti ka këshilluar që njerëzit të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia sa më shumë që të jetë e mundur dhe – përkundër qeverisë duke treguar që synon të fillojë rihapjen e shkollave nga 11 maj – tha që është kundër çdo kthimi në shkolla ose hapjeje përpara shtatorit.

Komiteti gjithashtu “dekurajoi” udhëtimet ndërkombëtare në “muajt” pas mbylljes së izolimit, për të shmangur rrezikun e karantinës jashtë vendit ose kur njerëzit kthehen në Francë.

Spanja gjithashtu po planifikon të lehtëspjë izolimin e saj gjashtë-javor – një nga më të vështirat në botë – në ditët në vijim duke lejuar njerëzit të ecin dhe të ushtrojnë jashtë nga fillimi i muajit të ardhshëm.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit të shtunën në mbrëmje, Pedro Sánchez, kryeministër, nxori në pah numrin e zyrtarëve të përditshëm të vdekjeve të vendit – i cili ka qenë nën 400 për secilën nga dy ditët e fundit – dhe uljen e përhapjes së virusit. Ai shtoi se nëse shifrat do të vazhdojnë të përmirësohen qeveria do të lejojë që të rriturit të shkojnë në shëtitje dhe të ushtrohen jashtë shtëpive të tyre nga 2 maj.

Administrata e tij tashmë ka njoftuar se që nga e diela, fëmijët nën moshën 14 vjeç do të kenë mundësi të dalin shëtitje deri në 1 km nga shtëpitë e tyre nëse shoqërohen nga një i rritur.

Z. Sánchez paralajmëroi, megjithatë, se qeveria planifikon ta përfundojë izolimin hap pas hapi gjatë gjithë muajit maj, dhe ndoshta qershor, me ndryshime rajonale dhe sektoriale.

“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm,” tha ai, duke argumentuar se periudha e ndalimit të izolimit do të ishte po aq e rrezikshme sa periudha fillestare e pandemisë dhe se njerëzit do të duhet të ruajnë distancimin shoqëror. “Ne do ta fitojmë këtë betejë përfundimisht kur të kemi një vaksinë ose një trajtim që mund të shërbejë si kurë,” tha ai.

Z. Sánchez do të përshkruajë planin e plotë të qeverisë për të përfunduar bllokimin e martën. Përpara fjalëve të tij, njerëzit në pjesë të ndryshme të Spanjës protestuan kundër qeverisë duke varur enë dhe tigan në ballkonet e shtëpive të tyre.

Në Mbretërinë e Bashkuar, presioni po rritet mbi kryeministrin Boris Johnson për të paraqitur një strategji daljeje nga izolimi aktual i Britanisë ndërsa ai kthehet në punë dy javë pasi doli nga spitali.
Sidoqoftë, Dominic Raab, sekretar i jashtëm, tha të dielën se do të ishte “e papërgjegjshme” për të diskutuar kaq herët lehtësimet e kufizimeve. /Financial Times ©Lapsi.al 

SADAKAJA KA SHPËRBLIM TË MADH DHE PËRFITIME TË SHUMËFISHUARA

Sadakanë Allahu e shton dhe sadakadhënësit përfitimet ia shumëfishon, gradat ia rrit dhe për këtë dëshmojnë shumë argumente.

Allahu thotë:

“Ata që japin lëmoshë e që i japin Allahut një hua të mirë, qofshin burra ose gra, do t’u shumëfishohet përfitimi dhe do të kenë një shpërblim fisnik.” (El- Hadid: 18)

Ky ajet qartëson se kush jep sadaka, nga burrat dhe gratë, nuk dallohet në vlerë ndaj atij që sadakanë e merr dhe sadakadhënësi kur jep në këtë rast nuk bashkëpunon me njerëzit, por ai me sadakanë e tij i jep hua Allahut dhe bashkëpunon drejtpërdrejt me Allahun, e a ka stimulim më të mirë për të dhënë sadaka se sa ndjenja e thellë në shpirtin e atij që e jep se është duke i dhënë hua të Pasurit e të Lavdëruarit dhe të bashkëpunojë me sunduesin e Tokës?! Dhe e tërë atë pasuri që e shpenzon do t’i kthehet shumëfish dhe pas gjithë kësaj do të ketë një shpërblim fisnik.

Allahu në një ajet tjetër thotë:

“Kush do t’i japë AUahut një hua të bukur, që Ai t’ia kthejë shpërblimin shumëfish?” (El-Bekare: 245)

Xhasasi, Allahu e mëshiroftë, duke e sqaruar urtësinë se pse Allahu lëmoshën e quajti hua, tha:

“Allahu e quajti hua për ta përforcuar meritën për shpërblim nga ajo vepër, pasi pas çdo huaje kompensimi është i merituar.”

Ibën El-Kajimi, Allahu e mëshiroftë, sqaroi se sadaka- dhënësi kur e di se kapitali i tij do t’i kthehet prapë dhe kjo është e patjetërsueshme, vetja e tij sadakanë e jep vullnet- arisht me vetëdëshirë dhe e ka shumë më lehtë për ta nxjerrë. Andaj kur e di se ai që e kërkon huan është i pasur, bamirës dhe e kthen borxhin, kjo edhe më tepër ia dashuron veprën dhe ia shton zemërgjerësinë, pastaj kur e di se ai që e kërkon huan bën tregti për të me borxhin që e merr, investon dhe ia shton pasurinë derisa t’i shumëfishohet ajo që e ka dhënë, atëherë e jep edhe më lehtë. Shtoja kësaj edhe atë se kur e di se përskaj të gjitha këtyre përfitimeve i jep nga dhuntitë e Tij shpërblim tjetër jo nga lloji i sadakasë, ai nuk e lë dhënien e huas assesi, pos nëse ka sëmundje në veten e tij, si koprracinë apo mospasja besim në atë që i është garantuar atij.

Allahu në ajet tjetër thotë:

“Ata që shpenzojnëpasurinë e vet në rrugë të AUahut, i shëntbëllejnë atij që mbjell një kokërr nga e cila dalin shtatë kallinj, ku secili kalli ka nga njëqind kokrra. Allahu ia shton (shpërblimin) edhe më tepër kujt të dëshirojë; Allahu është Mirëbërës i Madh dhe i Gjithëdijshëm. ” (El-Bekare: 261)

Ajo çfarë ndikon shumë që njeriu të stimulohet në dhënien e sadakasë është se Allahu ia shton atij shpërblimin pa llogari, nga mëshira dhe fumizimi i Tij i cili nuk ka fund dhe kufij.

Kurse prej haditheve që aludojnë në madhështinë e shpërblimit të sadakasë e cekim fjalën e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, i cili tha:

“Kush jep lëmoshë nga pasuria e pastër dhe Allahu e pranon vetëm atë që është e pastër, vërtet Allahu e pranon atë me të djathtën e Tij, qoftë ajo edhe një hurmë, ajo shtohet në dorën e Allahut derisa të arrijë madhësinë e kodrës, ashtu siç ndonjëri prej jush e rrit të voglin e kalit dhe të devesë që sapo është ndarë nga gjiri i nënës së vet. ”

Ibën Haxheri, Allahu e mëshiroftë, tha:

“Sadakaja është frutë pune. Pjella e kafshës më së shumti ka nevojë për përkujdesje nëse është në atë moshë që sapo është ndarë nga gjiri i nënës së vet, e nëse përkujdesja ka qenë e mirë, atëherë ajo do ta arrijë shkallën e për- sosmërisë. E njëjta vlen edhe për veprën e birit të Ademit, e në veçanti sadakanë, kur njeriu jep sadaka nga pasuria e pastër e tij, Allahu nuk ndalet së shikuari drejt saj derisa ta përfshijë cilësia e përsosmërisë, e të përfundojë me shumëfishim, e deri në një masë saqë dallimi të jetë aq i madh sikurse është cekur në hadith, si në mes të hurmës

dhe malit, dhe me sa duket, shpërblimi i madh përshkruhet për qëllim e ka se vetë sadakaja rritet që të peshojë më rëndë në peshore apo mund të jetë edhe ajo se për qëllim e ka shpërblimin e saj të madh.”

Në një hadith tjetër i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, tha:

“Kush shpenzon nga pasuria e tij në rrugë të Allahut, atij i shkruhen shtatëqindfish. ”

El-Mubarekfurij, Allahu e mëshiroftë, tha:

“Ky është premtimi më i vogël dhe Allahu shton edhe shumë më tepër për atë që do.”

Në një hadith tjetër që e përcjell Ebu Mesud El-Ensarij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë se një burrë erdhi me devenë e tij dhe në të kishte kapistër dhe tha:

“Këtë deve po e jap për hir të Allahut!” I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, ia kthehu: “Me të do t’i fitosh Ditën e Kiametit shtatëqind deve të gjitha me kapistër. ”

Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, një ditë prej ditëve mbante rrush në duart e saj, ndërkohë e pa një të mjere .. kërkoi prej saj që t’i japë ushqim, e ajo iu drejtua njerit te pranishëm aty dhe i tha:

“Merre një kalavesh dhe jepja atij!” Burri u habit dhe filloi të shikojë në Aishen, kurse ajo ia ktheu: “A po çuditesh?! Sa të mira i sheh në këtë kokërr rrushi?!”

Jahja ibën Muadh, Allahu e mëshiroftë, tha:

“Nuk di që një kokërr peshon sa malet e dynjasë, përveç kur jepet si sadaka.”

A mund të ndodhë që epidemia të shkaktojë një “depresion të shkurtër” por jo një “depresion të madh”

Ndryshe nga parashikimet optimiste në fund të janarit, qysh nga fundi i marsit, institucionet studimore globale i kanë ulur parashikimet e tyre për rritjen ekonomike në vitin 2020 dhe shumë studiues kanë filluar ta krahasojnë gjendjen e tanishme ekonomike me Depresionin e Madh të vitit 1929.

Ka ekspertë që mendojnë se në fillim të epidemisë, nuk duhet të jemi aq optimistë, por në pikun e epidemisë, nuk duhet të jemi shumë pesimistë. Epidemia e COVID-19 vërtet ka shkaktuar goditje të rëndë dhe ndikimet e shkaktuara në ekonomi do të vazhdojnë bashkë me epideminë. Megjithatë, tkurrja e kërkesës do të zbutet dhe kërkesa do të mëkëmbet pas kontrollit të gjendjes epidemike. Po të kontrollohet epidemia, ndikimet ndaj ekonomisë globale do të përfundojnë brenda vitit.

Përveç kësaj, duke marrë parasysh faktorët, si masat përballuese të vendeve të ndryshme, mekanizmi global i bashkëpunimit ekonomik, teknologjitë e reja, si 5G, inteligjenca artificiale dhe interneti i sendeve, patjetër ndikimet e epidemisë së COVID-19 do të jenë më të vogla se në vitin 1929, por goditja afatshkurtër do të jetë më e fortë se e krizës financiare të vitit 2008 dhe e krizës së bursave të 1987-s.

Prandaj, ndikimet ekonomike nuk do të krijojnë një “depresion të madh”, por vetëm një “depresion të shkurtër”. Nëse ndërmarrjet mund të mbijetojnë në vitin 2020, atëherë në 2021 do të kenë një periudhë të re zhvillimi.

Atëherë, si duhet të përballohet ky “depresion të shkurtër”?

Së pari, duhet të merren masa të shpejta mëkëmbëse. Megjithëse epidemia ka goditur ekonominë kineze dy muaj më herët se Europën dhe Amerikën, Kina ka ndërmarrë veprime të shpejta në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, ndërsa ka marrë masa disi të kujdesshme për stimulimin ekonomik. Nga njëra anë, kjo ndoshta është për arsye që Kina po bën vlerësime strukturore afatgjata.

Ndikimi i epidemisë në të dhënat ekonomike, si gjendja e funksionimit të ndërmarrjeve private dhe e ndërmarrjeve të mesme e të vogla, si edhe papunësia e shkaktuar nga karantina, do të duken gradualisht në tremujorin e dytë. Kështu që është më mirë të merren në mënyrë të shpejtë masat, qoftë ato monetare apo fiskale, për kompanitë apo konsumatorët. Po të humbet rasti i mirë, shumë ndërmarrje të vogla e mikrondërmarrje dhe firma private do të mbyllen, gjë që do të bëjë që këto masa stimuluese të kenë efekt më të vogël.

Së dyti, duhet të nxitet bashkëpunimi ndërkombëtar dhe të shfrytëzohet roli stabilizues i vendeve të mëdha. Si në krizën financiare aziatike të vitit 1998, ashtu dhe në krizën financiare globale të vitit 2008.

Në këtë gjendje, politikat që këmbëngulin në bashkëpunimin ndërkombëtar janë në të mirë të ekonomisë botërore dhe vendore.

Së treti, duhet të hartohen politika monetare, fiskale dhe reformuese më të hapura.

Lidhur me politikat monetare, duhet të vazhdojë ulja e nivelit të rezervës së kërkuar dhe të pakësohet sa më parë norma e interesit, me synim që të ulet kostoja e ndërmarrjeve.

Fokusi i investimit të parave duhet të shkojë në ekonominë reale.

Për këtë arsye, ndryshe nga vendet e tjera, Kina nuk ka ulur nivelin e interesit dhe ka lehtësuar më pak likuiditetin financiar. Në fakt, në një periudhë “depresioni të shkurtër”, duhet të merren politikat e duhura monetare për rregullimin e gjendjes ekonomike dhe të pakësohen në mënyrë të vendosur dhe të shpejtë niveli i rezervës dhe norma e interesit.

Masat reformuese duhet të fokusohen te lehtësimi i kufizimit në fushën e ofertës dhe kështu, të gjitha burimet që krijojnë pasuri, do të bëhen të dukshme. Këtë herë, për të parandaluar epideminë, shumë masa kufizuese janë të përkohshme dhe të detyruara nga epidemia. Kështu që, pasi të kontrollohet gjendja epidemike, duhet të pakësohet në mënyrë të gjithanshme ndërhyrja administrative në treg dhe të krijohet një mjedis i lirë, ku burimet e pasurive të rrjedhin plotësisht në treg.

Turqia në sektorin e veshmbathjes bëhet eksportuesi i tretë më i madh në BE

Turqia është eksportuesi i tretë më i madh i veshmbathjes në Bashkimin Evropian (BE).

“BE ka importuar veshëmbathje në vlerë prej 154 miliardë euro në vitin 2019, ndërsa më shumë se gjysma e kësaj ka ardhur nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së (52 për qind ose 80 miliardë euro)”, bëjnë të ditur nga Eurostat.

“Importet e veshëmbathjeve nga vendet jashtë BE-së erdhën kryesisht nga Kina (23 miliardë euro ose 29 për qind e totalit të veshëmbathjeve jashtë BE-së), Bangladeshi (15 miliardë euro, 19 për qind) dhe Turqia (9 miliardë euro, 11 për qind)”, thuhet në njoftim.

Gjatë dekadës së fundit, importet e veshëmbathjeve në BE u rritën në vlerë prej 62 për qind.

Gjermania dallohet si importuesi më i madh i veshëmbathjeve nga vendet jashtë BE-së, duke importuar rroba me vlerë 19 miliardë euro që përbën 23 për qind të importeve jashtë BE-së.

Pas Gjermanisë, vijon Spanja (13 miliardë euro, 16 për qind), Francë (11 miliardë euro, 14 për qind), Holanda (10 miliardë euro, 13 për qind) dhe Italia (8 miliardë euro, 10 për qind).

Italia, eksportuesi më i madh i veshëmbathjeve

Në mesin e vendeve anëtare, Italia eksportoi veshëmbathje me vlerë prej 12 miliardë euro vendet jashtë BE-së në vitin 2019, duke e bërë vendin eksportuesin më të madh të veshëmbathjeve jashtë BE-së, përpara Gjermanisë (6 miliardë, 16 për qind), Spanjës (5 miliardë euro, 15 për qind), dhe Francës (4 miliardë euro, 13 për qind).

Edhe pse tregtia me tekstile është rritur ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, mbyllja e fabrikave dhe kufizimet e transportit të shkaktuara nga pandeminë aktuale e koronavirusit të ri (COVID-19) mund të ndikojnë në këtë trend, thonë nga Eurostat.

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
33 %
3.1kmh
40 %
Mon
22 °
Tue
23 °
Wed
24 °
Thu
25 °
Fri
26 °