Ballina Blog Faqe 121

4 P-të e marketingut

Koncepti “4 P-të e marketingut” përdoret për të përcaktuar një nga strategjitë më të njohura dhe më të aplikuara në këtë fushë, e cila konsiston në analizimin e 4 elementëve themelorë: produktin, çmimin, pikën e shitjes dhe promovimin.

Edhe pse disa mund të duken më të rëndësishme se të tjerët, ato janë të gjitha krejtësisht të nevojshme. Nëse njëri dallohet dhe nuk është në përputhje me të tjerët, strategjia nuk funksionon. Si plotësues i 4 P-ve ekzistojnë të ashtuquajturat 4 C të marketingut.

Cilat dhe cilat janë 4P-të e marketingut?

4 P-të e marketingut janë formula bazë dhe thelbësore për programimin e një strategjie të mirë marketingu. Mund të thuhet se këto katër elementë janë thelbi i kësaj teknike dhe ajo do të formohej nga termat e mëposhtëm:

  • Produkt
  • Çmimi
  • Pika e shitjes
  • Promovimi

Për çfarë përdoren 4P?

Në mënyrë që një produkt të jetë i suksesshëm, është e nevojshme që këto katër shtylla të jenë në përputhje me njëra-tjetrën dhe me audiencën e synuar.

Kompania duhet t’i përcaktojë ato duke bërë një studim paraprak të tregut që do të ofrojë informacionin e nevojshëm për të kuptuar situatën, nevojën për të kënaqur dhe si të arrihet ai objektiv.

Një zgjidhje që ndihmon shumë për të vendosur 4P-të është të bëni një sërë pyetjesh për secilën prej tyre, për shembull:

  • Produkti: Maja e ajsbergut të gjithë kësaj strategjie, elementi i pazarit.
    • Cila nevojë duhet të plotësohet?
    • Cilat karakteristika do t’ju dallojnë nga konkurrenca ? Çfarë do t’ju bëjë unike?
    • Si do të duket? Çfarë gabimesh kanë pësuar paraardhësit që ne mund t’i zgjidhim?
  • Çmimi: Vlera që shitësi dhe blerësi perceptojnë se produkti ose shërbimi në fjalë ka. Në varësi të pritjeve të secilit, do të duket e shtrenjtë ose e lirë.
    • Çfarë strategjie do të ndiqet? Bëhuni të njohur së pari duke ofruar një çmim të ulët? Apo të përpiqeni të rikuperoni kapitalin e investuar në fillim?
    • Për kë është produkti? Për një publik me të ardhura të ulëta, të mesme, të larta?
    • Si do të dorëzohet produkti? A do të lëshohen versionet ose shtesat e përmirësuara me një çmim më të lartë? A do të ofrohen zbritje?
  • Pika e shitjes: Vendi ku mund të merret produkti ose shërbimi, qoftë offline ose online.
    • A do t’i shitet produkti te konsumatori fundor apo ndërmjetësuesit do të jenë përgjegjës për shpërndarjen e tij?
    • Cili është audienca jonë? A do të shitet produkti në nivel lokal apo global?
    • Çfarë imazhi dhe vlerash dëshironi të përcillni? A është një opsion i mirë për të vendosur produktin në një vend blerjeje rutinë apo për të zgjedhur diçka më të zgjedhur dhe specifike?
  • Promovimi: Momenti në të cilin produkti ose shërbimi i prezantohet publikut për ta bindur atë.
    • Çfarë ideje dëshironi të përcillni?
    • Në cilat kanale është audienca jonë e synuar?
    • Si mund t’i befasojmë ata?/definebusinessterms/

Zekati dhe Sadekatul-fitri

Allahu xh.sh. në Kur’anin fisnik thotë: “Faleni namazin dhe jepni zekatin”.

Zekati është një prej pesë shtyllave mbi të cilat është ngritur Islami. Ai është ibadet që I kushtohet Allahut xh.sh. dhe është institucion mjaft i rëndësishëm për muslimanët.
Përmes kryerjes së këtij detyrimi, myslimani pastron jo vetëm shpirtin e tij, por edhe pasurinë që ia ka dhuruar dhe ia ka lënë në shërbim Allahu xh.sh.. Në Kur’anin famëlartë, në më shumë se shtatëdhjetë vende, krahas namazit, Allahu xh.sh. ka përmendur edhe zekatin, e kjo vërteton vlerën dhe rëndësinë që ka ky ibadet dhe detyrim islam.
Me dhënien e zekatit, muslimani mbron pasurinë e vet nga të papriturat, ndihmon të varfrin, edukon vetveten me bujari, zemërgjerësi, kultivon ndjenjën e solidaritetit dhe përgjegjësisë që ndien për çdo anëtar të bashkësisë shoqërore. Allahu xh.sh. në një ajet kuranor urdhëron e thotë: “Merr prej pasurisë së tyre lëmoshë, që t’i pastrosh me të dhe t’ua shtosh begatitë”. (Et-Tevbe, 103).
Ibn Abasi transmeton se, kur Pejgamberi a.s. e dërgoi Muadh ibn Xhebelin në Jemen (si guvernator të tij), i pati thënë: “Po shkon tek një popull që janë ithtarë të Librit. Ftoji ata të pranojnë Shehadetin: “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe unë jam i Dërguari i Tij”. Nëse e pranojnë dhe e deklarojnë këtë, thuaju që Allahu i Madhëruar i ka urdhëruar për pesë namaze gjatë ditës dhe natës. Nëse e pranojnë, thuaju gjithashtu se Ai i ka urdhëruar për sadaka nga pasuritë e tyre, e cila merret nga të pasurit e shoqërisë myslimane dhe u jepet të varfërve të tyre. Nëse e pranojnë edhe këtë, ki kujdes dhe mos e merr pasurinë më të dashur të tyre dhe frikësohu prej lutjes së atij që i është bërë padrejtësi, pasi nuk ka pengesë midis asaj dhe Allahut”. Me një rast tjetër, Pejgamberi a.s. ka urdhëruar: ”Kini dro Allahun, falni pesë kohët e namazit, agjëroni muajin e Ramazanit, jepni zekatin e pasurisë suaj dhe respektoni prijësit tuaj, do të hyni në Xhenetin e Zotit tuaj”. Bazuar në ajetet kuranore dhe hadithet e Pejgamberit a.s., të gjithë dijetarët islamë kanë konfirmuar unanimisht se dhënia e zekatit është farz – detyrim për myslimanët që posedojnë pasuri, sasia e së cilës është e përcaktuar me norma të Sheriatit.
Namazi është shtylla kryesore e fesë, kurse zekati është ura e Islamit. Me zbatimin e kësaj shtylle, kur njeriu jep zekatin, dëshmon vërtetësinë e besimit të tij që ka ndaj Allahut xh.sh.. Zekati është adhurim material, i cili ngërthen në vete urtësi.
Ky kusht i Islamit luan rol shumë të rëndësishëm në jetën e përditshme të myslimanëve, një herë në sferën e marrëdhënieve shoqërore, pastaj në sferën e moralit, të politikës etj.. Zekat quhet një sasi e caktuar e pasurisë që myslimani, pas urdhrit të Zotit, jep në dobi të personit tjetër mysliman.
Nëse besimi është detyrë shpirtërore, kurse namazi, agjërimi dhe haxhi detyra trupore, dhënia e zekatit është detyrë me pasuri. Prandaj juristët islamë zekatin e quajnë ibadet malije (adhurim me pasuri). Është obligim që Zekati të jepet në ar, në argjend, në monedha të metalta dhe prej letre, qofshin ato edhe si stoli. Sasia e këtyre mjeteve mbi të cilat bëhet detyrim – farz zekati, duhet të arrijë: për ar 85 gramë, për argjend 700 gramë. Kjo sasi quhet nisab dhe, sipas këtij nisabi, bëhet llogaria me mjete të tjera monetare. Abdullah b. Mesudi ka thënë: “Na është urdhëruar ta falim namazin dhe ta japim zekatin. Kush nuk e jep zekatin, ai nuk ka kurrfarë dobie nga namazi”. Në lidhje me këtë çështje, gjykimin e vet e ka dhënë edhe Ibn Zejdi, i cili thotë: “Namazi dhe Zekati janë detyra të prera fetare. Nuk ka kurrfarë ndryshimi midis tyre”. Pas këtyre fjalëve, Ibn Zejdi të pranishmëve u lexoi ajetin e Kur’anit: “Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zekatin, atëherë ata i keni vëllezër për nga feja”. (Et-Tevbe, 11).

Kujt i takon zekati?

Se kujt i takon zekati, këtë e ka sqaruar Allahu xh.sh., i Cili urdhëron e thotë (Shih:Et Tevbe, 60). Në këtë ajet kuranor flitet për tetë kategori. Parashtrohet pyetja: A janë gjithnjë aktuale të gjitha këto kategori? Natyrisht që jo. Ndonjëherë është aktuale njëra e ndonjëherë një tjetër kategori, pra gjithnjë i jepet përparësi më të rëndësishmes. Muhamedi a.s. në kohën e tij përcaktonte përparësitë në varësi nga nevojat dhe rrethanat, një praktikë kjo që është ndjekur nga halifët dhe dijetarët myslimanë gjithnjë deri në ditët tona. Këtë çështje tek ne e rregullon dhe e përcakton Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës me ulemanë e saj, që mbështet faktin se Zekati dhe Sadekatul fitri i takon ekskluzivisht kategorisë “Fi sebilil-lah” – d.m.th. që zekati dhe sadaktul-fitri të jepen për kategorinë “Në Rrugën e Allahut”. Me fetvanë e përmendur, kjo kategori nënkupton ekskluzivisht Medresenë dhe Fakultetin e Studimeve Islame, sepse përkrahja e këtyre institucioneve nënkupton garantimin e jetës islame në trojet tona; me dhënien e Zekatit dhe Sadekatul-fitrit, ne japim ndihmë dhe kontribut për ruajtjen e Islamit në këto troje.
Detyrë tjetër dhe më e rëndësishme lidhur me Zekatin dhe Sadekatul-fitrin është se ai duhet dhënë në vendin e caktuar (kategorinë e caktuarë), në të kundërtën ai nuk është i ligjshëm dhe, rrjedhimisht, edhe obligimi nuk quhet i kryer.
Ka ndodhur në kohë të ndryshme edhe tek ne, që individë të caktuar të kenë zgjedhur vetë se ku dhe kujt t’ia jepnin Zekatin dhe Sadekatul- fitrin. Kanë pasur aq guxim sa të kenë dhënë vetë edhe fetva.(!) Dhe, ndonëse kanë proklamuar se gjoja po kujdesen për të afërmit etj. , veprimi i tyre në këtë mënyrë nuk është i ligjshëm, kurse detyrimin besimtarët nuk e kanë kryer.
Halifit të parë – H. Ebu Bekrit r.a., njëherësh i kishte vajtur një delegacion me udhëheqës nga të gjitha fiset e Nexhdit, me kërkesën që Halifi t’u lejonte të gjitha fiseve mbledhjen dhe shfrytëzimin e Zekatit, dhe ata të garantonin për lojalitetin dhe qetësinë e qëndrimit të tyre si udhëheqës, të cilët edhe më tutje qëndrojnë në Islam. H. Omeri r.a. dhe të tjerët e kishin këshilluar h. Ebu Bekrin r.a. që ta pranonte atë, duke parë rrezikun nga të gjitha
anët. Me rëndësi është që kjo pari të qëndronte në Islam, së paku për një kohë të caktuar, edhe pse nuk paguanin Zekatin. H. Ebu Bekri, duke ditur se ku shpinin lëshimet e kryeparisë së padisiplinuar, u ishte përgjigjur shkurt dhe qartë udhëheqësve t delegacionit: “Nuk lejoj që nga Zekati (Sadekatul- fitri) të shkurtoni ose të mbani për vete asnjë dele. Kërkoj nga ju dhe nga paria juaj nënshtrim pa kurrfarë kushti, përndryshe u shpall luftë! Është fatkeqësi për ata që largohen nga rruga e drejtë”. Sadekatul-fitri bën pjesë në ibadet, që lidhet me dhënien materiale, të bazuar në Islam, si dhe zekati. Dhënia e Sadekatul-fitrit është urdhëruar në vitin e dytë sipas Hixhrit, para urdhrit të dhënies së zekatit.
Është quajtur sadekatul- fitri për arsye se bëhet i obliguar në bazë të agjërimit të Ramazanit. Pamë se edhe në kohën e h. Ebu Bekrit njerëzit kishin shkaktuar përçarje e grindje, dhe ndaj tyre Ebu Bekri r.a. ishte i gatshëm të shkonte edhe në luftë.
Në Kur’anin fisnik, ndërkaq, thuhet: “Merru nga pasuria e tyre Zekatin, që t’i pastrosh dhe t’i bekosh ata”. Shprehja “merru”, që është përdorur këtu, tregon pa dyshim se ai është institucioni që mbledh Zekatin dhe Sadekatul-fitrin dhe i cili posedon të drejtën mbi të. Pra, është e ligjshme marrja e zekatit nga ana e institucionit, i cili është i vetmi dhe ka të drejtë të përcaktojë përparësitë.
Për moskryerjen e zotimit të Zekatit, Sheriati parasheh tri lloje të dënimeve.

1. Dënimi në këtë botë!

Atij që nuk i jep Zekatin dhe Sadekatul-fitrin në vendin e duhur, Allahu xh.sh. do t’i shkurtojë nimetet (begatitë). Në këtë kontekst, Muhamedi a.s. thotë: “Asnjë popull nuk mund të jetë i padënuar me urinë, nëse nuk përfill urdhrin e Allahut për dhënien e Zekatit. Imam Muslimi citon se ky hadith mund të kuptohet në dy mënyra:
a. Në qoftë se Zekati nuk jepet me kohë, atëherë Zekati është paraparë të jetë shkak për dështimin e pasurisë së mbetur.
b. Personi a individi që pranon të marrë Zekatin e nuk i takon sipas rregullës, do të përjetojë pasoja. Për shkak të këtij veprimi do t’i dështojë pasuria e tij
e mbetur.

2. Dënimi sheriatik!

Ky kryhet nga organet kompetente, Halifi – ulul Emri. Ai përfshin personat që nuk japin Zekat, dhe atyre merret me forcë shuma prej 2. 5% bashkë me me një pjesë tjetër të pasurisë. Muhamedi a.s. thotë: ”Kush e jep Zekatin me qëllim që të arrijë shpërblim, do të shpërblehet, e kush e refuzon dhënien e tij, ne do t’ia marrim me dhunë dhe bashkë me të do t’i konfiskojmë edhe gjysmën e pasurisë”.

3. Dënimi i Ahiretit!

Muhamedi a.s. thotë: ”Kujt i jep Allahu kapital dhe nga ai nuk jep Zekat, në Ditën e Gjykimit pasuria e tij do të shndërrohet në gjarpër të madh helmues”. Me kryerjen e obligimit të dhënies së Zekatit, me kohë dhe me përpikëri, ndihmon drejtpërsëdrejti zhvillimin normal të rrethit tënd shoqëror, ndihmon shoqërinë të shpëtojë nga delikuenca e shkaktuar nga skamja si dhe perspektivën e jetës fetare… O Allah, na bëj që të jemi nga ata që japin Zekatin dhe Sadekatul- fitrin në vendin e duhur dhe të jesh i kënaqur me ibadetin tonë.

Autor: Xhafer Sejdiu

DITURIA ISLAME
_______________________________________

(1).Fikhus-Sunneh, Sejid Sabik.
(2) Pesë shtyllat e fesë Islame, grup autoresh, Shkup 1998.
(3). Fikhu Hanefi, Vëll. 1, Abdulhamid Mahmud Tuhmaz.

Cilat janë organizatat me fitimet më të mëdha në video-lojërat për telefona celular?

Video-lojërat për telefona celular janë shumë të famshme, ku nuk mungojnë as organizimet profesionale të cilat shpërndajnë çmime të mëdha, në këtë artikull do të tregojmë cilat janë pesë organizatat më të paguara për vitin 2022.

Të dhënat sa i përket shumës së fitimeve, janë marrë nga faqja esportsearnings. Në vendin e parë kemi organizatën eStar Gaming nga Kina, të cilët garojnë në video-lojërat për telefona celular si Arena of Valor, Honor of Kings, Crossfire Mobile, Hearthstone dhe Call of Duty Mobile.

Shuma të cilën kjo organizatë e ka fituar gjatë vitit 2022 nga garat për telefona celular, arrin vlerën e më shumë se 5.7 milion dollarë.
Në vendin e dytë renditet Nova Esports nga Kina, e cila garon në video-lojërat si PUBG Mobile, Arena of Valor, Call of Duty Mobile, Clash Royale, Clash of Clans dhe Brawl Stars.

Vlera të cilën Nova Esports ka fituar gjatë vitit 2022 është më shumë se 4 milion dollarë.

Në vendin e tretë renditet organizata All Gamers, e cila gjatë vitit 2022 ka fituar afro 2 milion dollarë, në garat e video-lojërave si PUBG Mobile, Arena of Valor, Crossfire dhe Call of Duty Mobile.

Vendi i katërt i takon organizatës Team Weibo nga Kina, me 1.7 milion dollarë fitime, ku shumica prej tyre vjen nga transferimi i lojtarëve në video-lojërat si Arena of Valor, PUBG Mobile etj.

Në vendin e pestë renditet Regans Gaming të njohur ndryshe si RSG, ata gjatë vitit 2022 kanë fituar rreth 1.7 milion dollarë, nga garat e PUBG Mobile. esportsearnings

95% e të rinjve kalojnë kohën e lirë në TikTok, nuk interesohen për modelet profesionale

Gjimnazistët e sotëm dhe sidomos ata që studiojnë në shkollat profesionale, në vend që të kalojnë kohën e lirë për t’u rritur drejt profesioneve, e shfrytëzojnë çdo minutë të lirë në rrjetet sociale TikTok, Snap Chat dhe Instagram.

Një anketë e PNUD (program i Kombeve të Bashkuara) me nxënës në shkollat e arsimit profesional gjeti se, teknologjia, zë një vend të konsiderueshëm në jetën e të rinjve, pasi 94% e tyre kalojnë kohë duke përdorur mediat sociale ose ne lojëra.

Anketa vuri në dukje, se mediat sociale funksionojnë si një mjet për t’u lidhur, për të ndjekur përmbajtje argëtuese, dhe në një masë më të vogël për informacion për lajmet lokale dhe globale.

Tek të rinjtë që studiojnë në arsimin profesional nuk është aspak e zakonshme ndjekja e modeleve profesionale ose faqe profesionale (p.sh. Gordon Ramsay, Elon Musk etj).

Shikimi i TV është një sfond aktiviteti, ndërsa kontrollojnë në pajisje të tjera programet kryesore televizive. Programet me të ndjekura nga rinia në televizione janë sportet dhe telenovelat.

Sportet janë hobi mjaft të njohura, veçanërisht në mesin e djemve, ku dominojnë disiplina të tilla s futbolli, volejbolli, atletika dhe ushtrime palestre.

Sportet konsiderohen aktivitete të rëndësishme shoqërore dhe luajnë një rol kyç në shoqërimin e të rinjve, por ata preferohen edhe për lehtësimin e stresit dhe ankthit.

Femrat janë të apasionuara pas fotografisë, pikturës, baletit, të shkruarit etj dhe janë më shumë të motivuara për pasurimin e botës së brendshme.

Udhëtimi jashtë qytetit në fundjavë është një aktivitet familjar mjaft e pëlqyer për të rinjtë në kërkim të eksplorimit të vendit. Megjithatë, shumica e tyre udhëtojnë fundjavave për të vizituar vendlindjet ose fshatrat e tyre, larg ambienteve te shkollës.

Rreth 43% deklarojnë se lexojnë literaturë përveç librave të shkollës së tyre.

Pavarësisht sfidave me të cilat përballet arsimi profesional në Shqipëri, rezultatet tregojnë qëndrim të përgjithshëm pozitiv ndaj profesioneve.

Varësia nga teknologjia dhe pirja e duhanit janë aktivitetet më shqetësuese të raportuara nga anketa. Aktivitete më alarmante, si p.sh si përdorimi i alkoolit, hashashit, marijuanës dhe i rëndë barnat, kanë një frekuencë relativisht më të ulët.monitor

Panairi i teknologjisë elektronike 2023

Panairi vjetor i industrisë së teknologjisë, që njihet shkurtimisht si CES, po rikthehet këtë javë në Las Vegas me shpresën se do t’i ngjasojë kohës para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

Ky festival gjigand i teknologjisë e ndryshoi emrin vite më parë për të përfaqësuar më mirë industrinë në ndryshim, si dhe vetë panairin, që tashmë përfshin auto-industrinë, shëndetin dixhital, telefonat inteligjentë e duke vazhduar edhe më tej.

Pjesëmarrësit në panair do të prezantojnë risitë në botën e realitetit virtual, robotik dhe pajisjet teknologjike për konsumatorët. Panairi nuk është i hapur për publikun e gjerë.

Gjatë dy viteve pararendëse, pjesëmarrja e kompanive në panair ra në rreth 70% si rezultat i pandemisë së koronavirusit. Organizatorët e panairit 2023 shpresojnë të tërheqin 100 mijë firma për të ekspozuar produket e tyre.

Edhe nëse organizatorët arrijnë qëllimin e tyre, pjesëmarrja do të ishte 41% më e ulët krahasuar me panairin e janarit të vitit 2020, para kufizimeve të rrepta për shkak të pandemisë.

Kinsey Fabrizio, drejtues i lartë i Shoqatës së Teknologjisë për Konsumatorët, thotë se janë regjistruar rreth 3,000 kompani për të marrë pjesë në këtë ngjarje.

Mes tyre janë edhe gjigandët Amazon dhe Meta, të cilët së fundmi kanë shkurtuar vende pune dhe ngrirë hapjen e vendeve të reja të punës. Edhe kompani të tjera teknologjike kanë shkurtuar vende pune mes shqetësimeve të rënies ekonomike.

I pyetur nga agjencia e lajmeve Associated Press lidhur me panairin CES, zoti Fabrizio thotë se industria teknologjike ka shënuar rritje gjatë dy viteve të fundit. “Ne po vërejmë rikalibrim tani dhe si pjesë e saj ka edhe shkurtime të vendeve të punës”. Ai thotë se pjesëmarrja në panair është e madhe dhe se teknologjia po ndryshon mënyrën e jetës për konsumatorët.

Kinsey Fabrizio, drejtues i lartë i Shoqatës së Teknologjisë për Konsumatorët, thotë se në panairin e këtij viti janë regjistruar mbi 1000 kompani të reja./VOA

Dubai do të investojë 8.7 trilionë dollarë për t’u bërë një qendër ekonomike globale

Dubai ka bërë të ditur një plan investimi prej 8.7 trilionë dollar për 10 vitet e ardhshme, përkatësisht në tregti dhe investime të huaja. Objektivi është vendosja e duabait në qendrën globale ekonomike. “Dubai do të renditet si një nga katër qendrat më të mira financiare globale me një rritje të investimeve të huaja në mbi 650 miliardë AED (177 miliardë dollarë) gjatë dekadës së ardhshme”, ka shkruar në Tëitter Sheikh Mohammed bin Rashid al Maktoum. Sipas tij, “Mbi 300,000 investitorë globalë po ndihmojnë në ndërtimin e Dubait në qytetin global me rritje më të shpejtë.”

Postimi përshkruante disa nga 100 “projektet e ardhshme transformuese” të përfshira në udhërrëfyesin ekonomik dhjetëvjeçar. Ato përfshijnë rritjen e tregtisë së jashtme në 25.6 trilionë dirhemë nga 14.2 trilionë dirhemë në dekadën e fundit dhe gati dyfishimin e investimeve të huaja direkte

Plani synon të rrisë investimet e sektorit privat nga 790 miliardë dirhemë në dekadën e fundit në 1 trilion në dekadën e ardhshme dhe premtoi 100 miliardë dirhemë në kontribute vjetore në ekonomi nga projektet e transformimit dixhital. Dubai synon të dyfishojë madhësinë e ekonomisë së tij në dekadën e ardhshme dhe të bëhet një nga “3 qytetet më të mira ekonomike në mbarë botën”, thuhet në tëeet-in e Sheikh-ut.

Qëllimet e mëdha ekonomike të Dubait kanë ngjallur edhe mosbesim, por ekspertët e financave në Dubai besojnë se ato janë të arritshme. Karim Jetha, shefi i investimeve në firmën e menaxhimit të aseteve me bazë në Dubai, Longdean Capital, tha se, Arabia Saudite po investon triliona për të hequr imazhin e saj të mbyllur dhe konservator dhe për të tërhequr turizmin dhe investimet e huaja.

Dubai ka qenë prej kohësh një qendër rajonale për Lindjen e Mesme, por kohët e fundit ka bërë ndryshime për t’u integruar më tej me pjesë të tjera të botës. Është shtëpia e një popullsie të larmishme prej 90% të emigrantëve dhe për shumë vite ka ofruar stile jetese të krahasueshme me ato në botën perëndimore së bashku me plazhet, pa taksë mbi të ardhurat dhe një nga nivelet më të ulëta të krimit në botë.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndryshuar fundjavën islamike nga e Premte-E shtunë në fundjavën perëndimore të Shtunën-E dielë, për të qenë në përputhje me pjesën më të madhe të botës perëndimore. Ajo ka nisur të ofrojë një program vizash për punën në.

Vaksinimi i hershëm i popullsinë në vitin 2021 i lejoi Dubait t’i kthehej jetës normale gjatë pandemisë shumë më shpejt se shumica e vendeve të tjera, duke tërhequr valë banorësh dhe vizitorësh të rinj.

Sektori i pasurive të paluajtshme po lulëzon dhe Dubai u rendit kohët e fundit si një nga dhjetë qytetet më të mira në botë për emigrantët për të jetuar dhe punuar. Gjatë pandemisë, Dubai u kthye në një nga desgtinacionet kryesore edhe për turistët shqiptarë./arabnews

Si të jesh i suksesshëm edhe nëse nuk je më i zgjuari

Dëshironi të dini se si mund të jeni të suksesshëm si një lider? Një nga hapat më të rëndësishëm për të arritur këtë, është që të mos përpiqeni të jeni personi më i zgjuar në ekipin tuaj, ose, akoma më e rëndësishme, të mos supozoni se jeni personi më i zgjuar. Këtë këshillon Jeanne Ross, shkencëtare e cila drejton disa studime në Qendrën MIT për Studimet e Sistemeve të Informacionit, si dhe eksperte në fushën e biznesit.

Ajo gjithashtu thekson: “Kompanitë sot mbështeten gjithnjë e më shumë tek ekipet e fuqizuara, ku individët me një sërë aftësish dhe përvojash bashkojnë forcat për të zgjidhur problemet e klientëve dhe ato organizative, si dhe për të adresuar mundësi të reja”. Ndërkohë që në të kaluarën, njerëzit rriteshin profesionalisht duke bërë punë individuale e specifike dhe duke përdorur përvojën e tyre si bazë për t’u ngjitur në shkallët e një kompanie, sot ekzistojnë më pak vende të tilla pune dhe kërkohen më shumë njerëz me aftësi inovative, të cilat mund të përdoren për të zgjidhur problemet e organizatës.

Prandaj, për një pozicion lideri, nuk kërkohet më njohuria, por mbi të gjitha nevojiten mënyrat për ta nxitur ekipin që të shfrytëzojë në maksimum aftësitë e tyre. Këto janë disa nga pikat që trajton ekspertja në një artikull të MIT Sloan Management Review, ku flitet se si mund të jesh i suksesshëm edhe pa qenë personi më i zgjuar.

Përcaktoni misionet

“Roli i liderëve është zhvendosur nga përcaktimi i detyrave të punës, te përcaktimi i orientimit brenda organizatës”, gjë që kërkon identifikimin e misioneve unike për secilin ekip. Nëse një menaxher specifikon paraprakisht pritshmëritë e tij, kjo gjë vret kreativitetin në vend që t’i fuqizojë punonjësit.

“Roli kritik i liderëve që mbikëqyrin ekipet, është që të ofrojnë një mision të qartë, i cili i mundëson çdo ekipi të përcaktojë indikatorët e mundshëm për matjen e rezultateve të tyre.”

“Ekipet performojnë më mirë nëse mund të ndjekin qëllimet e tyre në mënyrë autonome,” thotë Ross. “Por, për shkak se ato duhet të arrijnë qëllimet e kompanisë, ekipet duhet të jenë të ndërvarura nga njëri-tjetri.”

Për këtë arsye, puna e liderit është që t’i kërkojë ekipeve që të qartësojnë dhe të përshtasin misionet e tyre për të qenë në të njëjtin drejtim, gjë e cila ndihmon në krijimin e kësaj ndërlidhjeje.

Marrja e vendimeve

Ross thekson se mënyra e marrjes së vendimeve nga lideri duhet të ndryshojë. Ekipi mund të krijojë një plan veprimi i cili kërkon vetëm miratim ose refuzim. Ky është çasti kur lideri mund të fillojë të bëjë pyetje ose të vënë në dyshim procesin. Kjo do të thotë se ai nuk ka besim të mjaftueshëm tek ekipi dhe te puna e tyre.

Një lider duhet të ketë besim të plotë tek ekipi i tij për të përshpejtuar procesin e vendimmarrjes. Pra, kur ai shikon planin e përgatitur nga punonjësit, duhet ta miratojë ose ta refuzojë atë pa qenë nevoja të futet në detaje.

Nëse plani refuzohet, arsyet duhet të përmenden sa më qartë, në mënyrë që ekipi të mund t’i adresojë problemet. Në mënyrë ideale, që në fillim, nëpërmjet komunikimit, është e nevojshme që rruga e cila duhet të ndiqet nga ekipi, të jetë sa më e qartë, sepse kështu mund të shmanget marrja e vendimeve në hapat e fundit.

Eliminoni pengesat

Studimet kanë treguar se në kompani të ndryshme ka shumë struktura hierarkike që shërbejnë vetëm si pengesë për punonjësit dhe ekipet.

Për shembull, nëse dëshironi që disa ekipe të një kompanie të jenë të ndërlidhura me njëra-tjetrën, ato duhet të kenë komunikim të hapur dhe të mos kufizohen nga lideri, i cili, në vend të kësaj, duhet të jetë përgjegjës për lehtësimin e çdo procesi për këto ekipe. Kjo eliminon plotësisht idenë e “mikro-menaxhimit” dhe fokusohet tërësisht te krijimi i mundësive për punonjësit që të bëjnë punën e tyre.

Identifikoni idetë e zgjuara

Tashmë është vërtetuar se lideri nuk duhet domosdoshmërisht të jetë personi më inteligjent i ekipit, por mund të jetë ai që vëren se cilat janë idetë inteligjente. Kjo arrihet duke dëgjuar ekipin dhe duke i inkurajuar njerëzit që të gjejnë zgjidhje për problemet e mundshme. Për këtë arsye, Ross thekson se fuqizimi i ekipit është gjëja më kryesore. Kjo mund t’i frymëzojë ata, duke i bërë që të ofrojnë ide të reja dhe të inovojnë brenda fushave të tyre të ekspertizës.  GQ

Në këtë vend kompanitë e cigareve do të paguajnë për pastrimin e bishtave në mjedis

Kompanitë e cigareve do duhet që të paguajnë për të pastruar miliona bishta që hidhen pas konsumimit. Ky është rregulli i ri mjedisor në Spanjë.

Masa, që hyn në fuqi duke nisur nga e premtja, është pjesë e një sërë rregullash që pritet të nxisin rritjen e riciklimit dhe reduktimin e mbetjeve.

Ndër të tjera, i ndaluar do të jetë përdorimi i pjatave dhe takëmeve plastike, gotave polistireni, pipëzave plastike dhe do të kërkohet pakësimi i ambalazheve plastike të ushqimit.

Po ashtu, firmat e cigareve do të jenë përgjegjëse për inkurajimin e publikut që të mos i hedhë bishtat e cigareve në ambiente publike. Megjithatë, nuk dihet ende sesi do të implementohet pastrimi dhe sa do të jenë kostot.

Sipas parashikimeve pritet që kostot të jenë mes 12 dhe 21 eurove për qytetar në vit. Në total kostot shkojnë në 1 miliardë euro.

Ndërkohë, në fillim të këtij viti qeveria katalanase propozoi një skemë sipas të cilës, bishtat e cigareve mund të bliheshin për 0,20 cent secili, duke shtuar 4 euro në çmimin mesatar aktual prej 5 eurove për paketë.

Kompanitë e duhanit pritet të kalojnë koston tek konsumatori, duke ofruar një nxitje më shumë për ta lënë duhanin./Motilokal

Kur pritet të hyjë në fuqi Ligji i Pagave dhe cilët janë koeficientët?

Projektligji për Paga më 22 dhjetor të vitit që lamë pas është miratuar në Kuvendin e Kosovës, ndërsa të mërkurën, e 4 janarit u dekretua edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Me Ligjin e Pagave do të ketë rritje për punonjësit e sektorit publik.

“Zyra e Presidentes ka pranuar për shpallje, Ligjin Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, sot, më 4 janar 2023. Pas analizave ligjore nga Zyra e Presidentes, Presidentja Osmani e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, po sot, më 4 janar 2023”, është shprehur një ditë më parë për Telegrafin Bekim Kupina, këshilltar për Media i Zyrës së Presidentit.

Pas dekretimit nga Presidentja, ky ligj pritet të publikohet në gazetën zyrtare.

Ndërkaq, ditë më parë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra kishte bërë të ditur se Ligji për paga do të hyjë në fuqi vetëm një muaj pas publikimit në gazetën zyrtare.

Koeficientët

Me projektligjin për pagat e shërbyesve civilë, koeficienti më i lartë, 18, i takon vetëm presidentit të Kosovës.

Paga aktuale e presidentes është 2.743 euro. Me projektligjin e ri, nëse vlera monetare e koeficientit është 120 euro, atëherë kjo pagë zbritet dhe është 2.160 euro.

Niveli i koeficientit 17.5 i takon kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Paga aktuale për këtë pozitë është 3.574 euro. Me projektligjin e ri me vlerë të koeficientit 120 euro, paga zbritet dhe atë në 2.100 euro.

Koeficienti 17 i takon kryetarit të Kuvendit të Kosovës, si dhe kryeministrit.

Te kryeministri, i cili aktualisht pagën e ka 1.075.25 euro, me projektligjin e ri, nëse vlera monetare e koeficientit do të jetë 120 euro paga rritet në 2.040 euro.

Rritje të pagave do të ketë për mjekët specialistë, mësimdhënësit dhe policët.

Për mjekët specialistë, projektligji për paga ka vendosur koeficientin 12, ndërkaq, për mësimdhënës në shkolla fillore dhe ato të mesme të ulëta, koeficienti është 5.6.

Paga aktuale e mjekëve specialistë është 600 euro, e cila me vlerë monetare të koeficientit 120 euro rritet në 1.440 euro.

Për mësimdhënësit në shkollat fillore, të cilët marrin pagë mujore 470 euro, me vlerë monetare të koeficientit 120, ajo rritet në 672 euro.

Sipas projektligjit, mësimdhënësit në shkollën e mesme të lartë, do ta kenë koeficientin 5.8. Paga aktuale e një mësimdhënësi në shkollë të mesme të lartë është 525 euro, me vlerë monetare të koeficientit 120 rritet në 696 euro.

Për mësimdhënësit në arsimin e mesëm të ulët, koeficienti me projektligjin e ri është 5.6.

Paga e një mësimdhënësi në shkollë të mesme të ulët është 530 euro, me vlerë monetare të koeficientit 120 rritet në 672 euro.

Me projektligjin e ri për pagat, koeficienti për policët është 4.4.

Paga aktuale e një polici është 392 euro, ndërsa me vlerë monetare të koeficientit 120 euro rritet në 528 euro.

Koeficienti më i ulët në këtë projektligj është 2 dhe ai iu takon pozitave si: rekrut/ kadet i Forcës së Sigurisë së Kosovës, kadet policor, kadet doganor dhe kadet korrektues. /Telegrafi/

BE vendos një gjobë prej 390 milionë euro ndaj kompanisë META

Gjiganti i rrjeteve sociale Meta pësoi një humbje të madhe ligjore të mërkurën, e cila mund të çojë në pezullimin e reklamave për Facebook dhe Instagram, pasi autoritetet evropiane zbuluan se përmes rregulloreve të veçanta detyronin njerëzit të pranonin reklama të personalizuara.

Sipas vendimit të gjykatës, gjoba i imponuar kompanisë arrin në 390 milionë euro. Përveç kësaj, ka mundësi që Meta të detyrohet të bëjë ndryshime të kushtueshme.

Vendimi shihet si një nga më të rëndësishmit që kur BE miratoi legjislacionin që synon të kufizojë aksesin e Facebook dhe kompanive të tjera në mbledhjen e informacionit personal. Ligji hyri në fuqi në vitin 2018. /abcnews.al

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
overcast clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
50 %
1.9kmh
100 %
Mon
21 °
Tue
22 °
Wed
21 °
Thu
19 °
Fri
19 °