Nga 173 milionë sa ishin investimet huaja, 85% shkuan në patundshmëri

Njohësi i ekonomisë, Edison Jakurti, ka njoftuar se bazuar në të dhënat e Bankës Qendrorë të Kosovës (BQK), në periudhën janar-prill të 2022, investimet e huaja direkte (IHD) në Kosovë kanë qenë rreth 173.3 milionë euro.

Me anë të një postimi në facebook ai ka thënë se, nga gjithë kjo shumë e investimeve të huaja direkte, rreth 85.3% e tyre në aktivitete të patundshmërisë.

Ndërkohë, siç ka shkruar ai në vitin 2021, IHD kanë qenë rreth 415.3 milionë, nga të cilat rreth 92.6% në aktivitete të patundshmërisë, e që ngjashëm duken edhe vitet paraprake.

Sipas tij, kjo domethënë që IHD-të tek ne janë blerjet e shtëpive, banesave, lokaleve, trojeve, etj. nga diaspora, që nënkuptoon se nuk janë në sektorë produktiv që krijojnë vende të reja pune dhe e stimulojnë zhvillimin, por në një sektor që shpesh shërben për pastrim parash./Buletini Ekonomik/

Artikulli paraprakÇmimet problematike të barnave në Kosovë
Artikulli tjetërGAP: Investimet kapitale në vitin 2022, në pikën më të ulët në dekadën e fundit