Nëse doni me ditë se çka është barra tatimore dhe pse dhe kur vendoset ajo

Nëse doni me ditë çka është barra tatimore, pse dhe kur vendoset ajo, shihni më poshtë disa sqarime:

Barrë tatimore, do të thotë e drejta e Administratës Tatimore të Kosovës që të marrë dhe të mbajë pasurinë e tatimpaguesit si siguri për pagesën e çdo tatimi dhe të drejtën për të shitur pasurinë e tillë dhe për të përdorur paratë e shitjes për pagesën e atij tatimi. Pra, ky dokument do të mbroj të drejtën e Administratës Tatimore për pagesat e borxheve me prioritet të posaçëm.

Nëse një person i cili është i detyruar të paguajë ndonjë tatim ndaj ATK-së, sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë shpërfill apo refuzon të paguajë atë tatim brenda dhjetë (10) ditëve pas dorëzimit të njoftim-vlerësimit, sikurse është paraparë në Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat, do ti lind një barrë tatimore në pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme.

Barra Tatimore përfundon gjashtë (6) vite nga data e vlerësimit të obligimit tatimor. Më shumë info, kliko linkun
https://www.atk-ks.org/pyetje-dhe-pergjigje-per-borxhet…/

Artikulli paraprakKëto janë 10 punët më të paguara
Artikulli tjetërNdalim deri në 10 vite në zonën Schengen nëse punohet në “të zezën”