Në 2023 makinat elektrike do të kushtojnë më lirë se ato me djegie

Brenda tre viteve të ardhshme, makinat elektrike ka mundësi të kushtojnë më pak se ato me karburant sipas një studimi të BloombergNEF.

Sipas grupit kërkimor të energjisë, çmimi i mjeteve elektrike do të ulet vit pas viti dhe deri në vitin 2023 ato do të kushtojnë mesatarisht 101 dollarë për çdo kW/orë fuqi.

Kjo nënkupton edhe uljen e çmimit të përgjithshëm të tyre, për shkak të uljes së çmimit të baterisë, më u kushtueshmi aktualisht. Sipas vlerësimeve të këtij raporti, kompleti i baterisë litium-ion kushtonte të paktën 1,100 dollarë për kilovat/orë në vitin 2010. Në dhjetë vite, çmimi i tyre ka rënë gati 90%, pasi ato kushtojnë 137 dollarë për kW/orë.

Sipas studiuesve, pas katër vitesh (2023) çmimi mesatar i kompletit të baterisë do të jetë 101 dollarë për kë/orë. Kjo sipas tyre, “do të bëjë të mundur që me këtë nivel çmimi, prodhuesit do të jenë në gjendje të shesin masivisht mjetet e tyre elektrike, siç ndodh aktualisht me automjetet me djegie të brendshme”.

Rënia e çmimeve ka ardhur me rritjen e shitjeve dhe futjes së teknologjve të reja të cilat po ujin kostot e prodhimit. Për shembull, shpejt pritet të prodhohen bateri me lëndë solide, përkundër atyre të lëngjshme.

Nëse këto bateri prodhohen në nivel industrial, çmimi i tyre do të jetë 60 % më i lirë se mimi i baterive me litium-ion”. Brenda dhjetë viteve të ardhshme, çmimi i baterisë priritet të bjerë në 58 dollarë për kW/orë.

Sipas drejtuesve të agjensisë BloombergNEF, “është arritje historike të shohësh rënie të tillë të çmimeve. Analizat tona tregojnë se edhe me rritje të pritura të çmimit te lëndëve bazë, kjo do të ndikonte shumë pak në uljen e çmimeve. Prodhuesit kryesorë të baterive po ngrihen gjithnjë e më shumë në zinxhirin e vlerave, duke investuar në teknologjinë e prodhimit të katodave dhe në minierat”.

BloombergNEF

Artikulli paraprakDhjetë ide biznesi që mund t’ju bëjnë milioner në 2021
Artikulli tjetërZyrat post-Covid mund të jenë më dinamike se kurrë