NDRYSHIMI/ Pse dollari nuk është më monedha kryesore në botë

Deri në 37.82 përqind të transaksioneve ndërkombëtare të parave tashmë bëhen me monedhën evropiane, njoftoi Bloomberg, duke cituar të dhëna nga Shoqata Botërore e Telekomunikacioneve Financiare Ndërbankare (SWIFT). Shoqata përfshin 200 shtete dhe 11,000 institucione financiare.

Euro pasohet nga dollari amerikan, paundi britanik, jeni japonez dhe dollari kanadez, i cili e shtyu juanin kinez nga pozicioni i pestë, shkruan Sputnik2.

Përdorimi i dollarit nga dhjetori i kaluar deri në tetor të këtij viti u ul me 4.6 përqind, kështu që tani ai zë 37.64 përqind të aksionit.

Në të njëjtën kohë, euro u rrit me 6 për qind.

Dollari amerikan mbeti në vendin e parë kur bëhet fjalë për kreditë. Ekspertët e shohin krizën ekonomike për shkak të pandemisë së koronavirusit, zgjedhjeve presidenciale amerikane dhe luftës tregtare me Kinën si arsyet e kësaj rënie të dollarit në listën e monedhave më të rëndësishme.

Që nga kulmi i tij në mars, dollari ndërkohë është dobësuar me 11 përqind dhe ekspertët thonë se ai pasohet nga një rënie e mëtejshme. /tesheshi.com/

Artikulli paraprakWarren Buffett: Zakoni i keq që ju mban larg suksesit
Artikulli tjetërGates: Më shumë se 50% e udhëtimeve të biznesit do të zhduken pas pandemisë