Prej të gjitha kompanive të mëdha, Google duket që më së shumti eksperimenton dhe bënë tentativa për inovacion.
Edhe pse vendimi për të ndërprerë diçka është i vështirë (sidomos iniciativa shumë serioze), duket se kjo tanimë është bërë proces tejet normal për gjigantin e internetit.
Prej atyre që Google i “mbyti” ishin edhe këto iniciativa interesante:
One Today – Platform ku iu ka mundësuar përdoruesit me jep donacion 1$ në organizata të ndryshme nëpër botë dhe gjithashtu të informohet se çfarë po veprohet me dollarin e dhënë.
Game Builder – Platform që i lejon përdoruesit me kriju lojëra por pa pasur nevojë për kodim.
Google Trips – ishte një aplikacion celular që lejonte përdoruesit të planifikonin për udhëtimet e ardhshme duke lehtësuar rezervimet e fluturimit, hotelit, makinës dhe restorantit nga email-i i përdoruesit së bashku me informacionin e përmbledhur në lidhje me destinacionin e përdoruesit.
Me siguri, përveç këtyre që i veçova, shumica aty tingëllojnë si ide të mira. Madje shpesh herë edhe zgjidhje perfekte për problemin.
Mbase nuk mundemi ta dimë 100% arsyen se pse Google është kaq gjakftohtë në shuarjen e aplikacioneve dhe shërbimeve, dicka të rëndesishme mundemi me kuptu. Është ajo që ekspertet e startup-ave ua preferojnë ndërmarrësve të ndryshme – provo. Provo, tento, testo ide të ndryshme derisa ta gjeni idenë knap. Këtë duket që Google e ka vazhduar me intensitet interesant, edhe pse mbi 90% e te hyrave i vijnë nga reklamat (Google Adsense, Google Adwords). Linku: https://killedbygoogle.com/
Drilon Jaha