Ballina Analiza dhe raporte Hulumtime Metalet bazë dhe artikujt prej tyre përbëjnë eksportet më të mëdha në...

Metalet bazë dhe artikujt prej tyre përbëjnë eksportet më të mëdha në nëntor

Statistikat e Tregtisë së Jashtme (STJ), Nëntor 2020

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin nëntor 2020

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për (-0.9%) në muajin nëntor 2020, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2019, gjegjësisht në vlerë prej 259.9 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 262.2 milionë Euro në vitin 2019. Eksporti mbulon importin me 15.0%.

Eksporti i mallrave në muajin nëntor 2020 kishte vlerën 45.7 milionë Euro, ndërsa importi 305.7 milionë Euro, që është një rritje prej 29.4% për eksport dhe 2.7% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 34.2% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 14.8% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 11.8% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9.5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 6.4% e përbëjnë produktet bimore; 4.4% e përbëjnë produktet minerale; 4.4% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14.1% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11.2% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.5% e përbëjnë produktet minerale; 9.3% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 8.0% e përbëjnë mjetet e transportit; 7.1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 16.9 milionë Euro, ose rreth 37.0% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 8.5%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Italia (11.0%), Gjermania (9.8%),  Holanda (4.2%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 139.0 milionë Euro, ose 45.5% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-1.8%). Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (13.0%), Italia (7.3%), Greqia (3.6%), Polonia (3.0%), Sloveni (3.0%) etj.

Në muajin nëntor 2020, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 18.1 milionë Euro, ose 39.7% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 32.1%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (17.8%), Maqedonia e Veriut (10.6%), Serbia (6.5%), dhe Mali i Zi (3.7%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin nëntor 2020, arritën në 64.1 milionë Euro, ose 21.0% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 55.4%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (6.6%), Serbia (6.5%) dhe Maqedonia e Veriut (5.5%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 10.6 milionë Euro, ose 23.4%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: Zvicra (10.1%) dhe SHBA (7.5%).

Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 102.4 milionë Euro, ose 33.5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (11.9%) dhe Kina (10.6%).

Artikulli paraprakBorxhi publik i Kosovës arrin në 1.3 miliardë euro në tremujorin e fundit
Artikulli tjetërToleranca fetare dhe toleranca politike!