Menaxhimi i cilësisë

Menaxhimi i cilësisë së softuerit merret me garantimin që softueri ka numër të ulët të defekteve dhe që i arrin standardet e kërkuara të mirëmbajtshmërisë, besueshmërisë, bartshmërisë, dhe kështu me radhë. Ai e përfshin definimin e standardeve për proceset dhe produktet dhe vendosjen e proceseve për të kontrolluar se këto standarde janë ndjekur.

Standardet softuerike janë të rëndësishme për sigurimin e cilësisë meqë përfaqësojnë identifikim të ‘praktikës më të mirë’. Kur zhvillohet softuer, standardet ofrojnë themel solid për ndërtimin e softuerit të cilësisë së mirë.

Duhet ta dokumentoni një grup të procedurave të sigurimit të cilësisë në një doracak të cilësisë të organizatës. Kjo mund të bazohet në modelin e përgjithshëm për doracak të cilësisë të sugjeruar në standardin ISO 9001.

Kontrollimet e rezultateve të pritshme të procesit softuerik e përfshijnë një ekip të njerëzve që e kontrollojnë se po ndiqen standardet e cilësisë. Kontrollimet janë teknika më e përdorur për vlerësimin e cilësisë.

Në inspektimin e programit apo kontrollimin nga kolegët, një ekip i vogël e kontrollon sistematikisht kodin. Ata e lexojnë kodin detalisht dhe kërkojnë gabime apo harresa të mundshme. Problemet e detektuara pastaj diskutohen në një takim të kontrollimit të kodit.

Matja e softuerit mund të përdoret për të mbledhur shënime sasiore për softuerin dhe procesin softuerik. Mund të jeni në gjendje t’i përdorni vlerat e metrikave të softuerit që janë grumbulluar për të nxjerrë përfundime për cilësinë e produktit dhe të procesit.

Metrikat e cilësisë së produktit janë veçanërisht të dobishme për nxjerrjen në pah të komponentave anomalike që mund të kenë probleme të cilësisë. Këto komponenta duhet pastaj të analizohen më detalisht.

Burimi: Ian Sommerville, Inxhinierimi i softuerit

Artikulli paraprakKosova, shtet laik apo shtet ateist?
Artikulli tjetërEkonomia e zhvillimit–recetat për rritje ekonomike dhe zhvillim social