Me vulë “Hallall” dhe përmbajtje të mishit të Derrit- reagon Bashkësia Islame

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut përmes një kumtese ka reaguar ndaj një produkti që përmabnte vulën Hallall por kishte përbërje nga mishi i Derrit.

Dekalarata e plotë:

Kumtesë për opinionin

Të nderuar konsumatorë të marketeve Stokomak në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Agjencion për Hallall Standard në Republikës së Maqedonisë së Veriut, jemi institucioni i vetëm në vend që merret me certifikimin e produkteve sipas sistemit Hallall Standard, dhe ruajmë vlerën e logos Hallall, e ndjejmë për obligim t’ju njoftojmë se në marketet e STOKOMAK DOO Skopje, shitet një narezak prej mishi i cili e ka logon e Hallallit ndërsa në përbërjen e saj ka edhe mish derri.

Njoftojmë opinionin si produkti i njëjtë është prodhuar në Republikën e Serbisë dhe i njëjti e ka siguruar logon atje.

Si agjencion në bazë të detyrimeve kushtetuese të BFI-së dhe statutit të agjencisë për Hallall Standard, kemi bërë kërkesë direkte tek kompania në fjalë (Stokomak Doo Skopje) që urgjentisht të tërheq këtë produkt nga qarkullimi, njëherit Bashkësia Islame në Republikën e Serbisë të ndërmer masa në tërheqjen e certifikimit hallall për kompaninë prodhuese.

Shfrytëzojmë rastin të falemenderojmë të gjithë besimtarët muslimanë për paraqitjen e rastit në Bashkësinë Fetare Islame të RMV, njëherit apelojmë që raste të tilla të drejtë përdrejtë të paraqiten në BFI.

Me respekt,

Agjensioni për Hallall Standard

Muhamer Veseli – Drejtor

Artikulli paraprakKamata (pj.9) Mendimet e juristëve musliman rreth kamatës
Artikulli tjetërKamata (pj.10) Domozdoshmëria e zgjidhjes Islame