Neni 100
Sanksionet për mos dorëzim, mos krijim ose mos paraqitje të të dhënave
1. Përveç nëse parashihet ndryshe, çdo person nga i cili kërkohet të dorëzojë një pasqyrë informatash në ATK dhe i cili nuk e bën këtë deri në datën obliguese apo i cili dorëzon një pasqyrë të pasaktë ose jo të plotë, i nënshtrohet gjobës prej njëqindepesëdhjetë euro (150.00€) për secilën pasqyrë të pa dorëzuar, për secilën pasqyrë të pasaktë apo jo të plotë, deri në maksimum prej tremijë euro (3,000.00€).
2. Çdo person nga i cili kërkohet të krijojë ose mbajë regjistrime, përfshirë kërkesën për të vendosur numrin fiskal apo numrin unik identifikues të biznesit në të gjithë kuponët dhe faturat e lëshuara, sipas legjislacionit të zbatueshëm në Republikën e Kosovës dhe i cili nuk e kryen këtë, i nënshtrohet gjobës, si vijon:
2.1. gjobë prej njëqindepesëdhjetë euro (150.00€) për tatimpaguesin me qarkullim vjetor deri në tridhjetëmijë euro (30,000.00€);
2.2. gjobë prej dyqindepesëdhjetë euro (250.00€) për tatimpaguesin me qarkullim vjetor nga tridhjetëmijë euro e një cent (30,000.01€) deri në dyqindëmijë euro (200,000.00€);
2.3. gjobë prej pesëqind euro (500.00€) për tatimpaguesin me qarkullim vjetor nga dyqindmijë euro e një cent (200,000.01€) deri në pesëqindmijë euro (500,000.00€);
2.4. gjobë prej njëmijë euro (1,000.00€) për tatimpaguesin me qarkullim vjetor nga pesqindmijë euro e një cent (500,000.01€) deri në pesëmilion euro (5,000,000.00€); dhe
2.5. gjobë prej dymijë euro (2,000.00€) për tatimpaguesin me qarkullim vjetor prej pesëmilionë euro e një cent (5,000,000.01€) e më shumë.
/Kontabilisti.info/