Mashtrimet financiare me te medha ne bote

Që prej shpikjes së parave kanë lindur dhe mashtruesit që kanë shpikur mënyra të ndryshme për të zhvatur. Para disa vitesh, 28 milionë britanikë janë vënë në shënjestër nga mashtruesit, duke humbur në total rreth 1 miliardë dollarë. Pastaj janë firmat piramidale shqiptare, të cilat bënë që miliona njerëz të humbin kursimet e tyre e dhjetëra mijëra shtëpitë. Miliona shqiptarë humbën kursimet e tyre në vitin ‘97 në atë që quhet mashtrimi më i madh dhe më dëmtues piramidal i zhvilluar ndonjëherë.

Humbja e parave shkaktoi thuajse luftë civile, kur rreth dy të tretat e popullsisë u zhvatën nga një sërë skemash, të cilat fillimisht kishin mbështetjen e qeverisë.  Mijëra vetë shitën shtëpitë dhe fermerët shitën toka e bagëti për të futur paratë në skemat piramidale, të tërhequr nga premtimi i pasurisë së shpejtë dhe të madhe. Ëndrra nuk zgjati shumë dhe miliona shqiptarë mbetën pa shtëpi e para. Një prej mashtrimeve më të famshme është skema piramidale që doli në skenë në vitin 1920 nga Charles Ponzi, i cili i dha skemës emrin e gjyshit të tij “mashtrimi Ponzi”. Ponzi mblodhi miliona dollarë nga amerikanët, të cilët u gënjyen nga premtimi i tij për të dyfishuar paratë në 90 ditë, duke tregtuar kupona të rremë postarë. Mbi 40 mijë njerëz investuan rreth 15 milionë dollarë në total, rreth 150 milionë dollarë me vlerën e sotme. Investitorët e parë i morën paratë e tyre, ndërsa të tjerët mbetën pa gjë. Ponzi përfundoi në burg dhe investitorët e mashtruar morën vetëm rreth një të tretën e lekëve të tyre.

Piramida famëkeqe “Women Empowering Women (Gratë fuqizojnë gratë)” e shitjeve u shfaq në gjithë titujt kryesorë në Britaninë e Madhe, në vitin 2001 pasi u mblodhi njerëzve një shumë të madhe duke i lënë me humbje të rënda. Zhvatja kishte si pretekst interesat e femrave, duke pretenduar se mblidhte fonde për fuqizimin e grave, duke u ofruar atyre mundësi financiare dhe emocionale për të mbështetur veten dhe komunitetin. Skema inkurajonte femrat të regjistroheshin duke u premtuar se do të merrnin 24 mijë paund nëse ato paguanin tre mijë paund për t’u regjistruar. A keni marrë ndonjëherë një e-mail që pretendon të jetë nga familja e një diktatori të vdekur nigerian apo diçka e tillë? Ata zakonisht janë në nevojë të dëshpëruar për nxjerrë milionat e familjes nga vendi, pasi sipas tyre, llogaria e tyre është e ngrirë.

A ju kanë kërkuar para duke ju kërkuar detaje nga llogaria juaj bankare për t’i ndihmuar të transferojnë paratë jashtë vendit? Atëherë ju keni rënë pre e mashtrimit nigerian “419”. Në këmbim të ndihmës ata ju premtojnë një shpërblim të majmë, ndërsa në realitet ajo që bëjnë ata është t’ju zbrazin llogarinë. Thonë se dashuria është e verbër, gjë që mbase është arsyeja kryesore pse mashtruesit po vënë në shënjestër gjithnjë e më shumë shërbimet e njohjeve në internet.

Malihu Ramu, një grua e martuar nga Singapori është dënuar me gjashtë muaj burg pasi ka mashtruar një person në Amerikë, duke i zhvatur 45 mijë dollarë, pasi kishte premtuar të martohej me të. Ramu përdori një emër të rremë dhe fotografi të një aktoreje Hollivudi, Gayatri Joshi për të joshur prenë e saj. Duke përdorur gjithë artin e joshjes, ajo i kërkoi atij para për të mbuluar shpenzimet e funeralit të së ëmës dhe martesën e një shoqeje. Vetëm kur ajo i kërkoi akoma më shumë para, ai filloi të dyshonte dhe iu drejtua policisë.

Dave Rhodes dhe letra zinxhir

Dave Rhodes, kushdo qoftë ai apo ajo, ka shumë për t’u përgjigjur. Emri i tij është në krye të një prej letrave-zinxhir më të famshme në botë. Letra, e cila fillimisht mbante emrin “Bëni para shpejt – Make Money fast” dhe mbante firmën e Dave Rhodes nisi te qarkullonte para 20 vjetësh. Se kush është Dave Rhode nuk dihet sot e kësaj dite. Marrësve zakonisht u thuhej të dërgojnë para në emrin e parë në listë e më pas ta dërgojnë e-mailin tek përdoruesit e tjerë. Në këmbim atyre u premtoheshin përfitime të mëdha, gjë që sigurisht nuk ndodhte më pas.

Mashtrimi i lotarisë kanadeze

Kanadezët u implikuan pa dashje kohët e fundit në një prej zhvatjeve serioze të viteve të fundit – mashtrimin e lotarisë kanadeze. Kjo përfshinte një grup të organizuar kriminal që u telefononte njerëzve të zakonshëm britanikë, zakonisht të moshuar, duke u thënë se kishin fituar një shumë të madhe në lotarinë kanadeze. Për të tërhequr çmimin atyre u duhej të dërgonin paratë për mbulimin e tarifës së procedurave. Në disa raste, viktimat humbën më shumë se 40 mijë paund. Ata që viheshin në shënjestër ishin persona që qarkullonin në listën e personave që kishin rënë dhe herë të tjera viktimë e mashtrimeve të tilla.

Piramida për fuqizimin e grave

Piramida famëkeqe “Women Empowering Women (Gratë fuqizojnë gratë)” e shitjeve u shfaq në gjithë titujt kryesorë në Britaninë e Madhe, në vitin 2001 pasi u mblodhi njerëzve një shumë të madhe duke i lënë me humbje të rënda. Zhvatja kishte si pretekst interesat e femrave, duke pretenduar se mblidhte fonde për fuqizimin e grave, duke u ofruar atyre mundësi financiare dhe emocionale për të mbështetur veten dhe komunitetin. Skema inkurajonte femrat të regjistroheshin duke u premtuar një premtim prej 24 mijë paundësh nëse ato paguanin tre mijë paund për t’u regjistruar.

Familja e diktatorit nigerian

A keni marrë ndonjëherë një e-mail që pretendon të jetë nga familja e një diktatori të vdekur nigerian apo diçka e tillë? Ata zakonisht janë në nevojë të dëshpëruar për nxjerrë milionat e familjes nga vendi, pasi sipas tyre, llogaria e tyre është e ngrirë. A ju kanë kërkuar para duke ju kërkuar detaje nga llogaria juaj bankare për t’i ndihmuar të transferojnë paratë jashtë vendit? Atëherë ju keni rënë pre e mashtrimit nigerian “419”. Në këmbim të ndihmës ata ju premtojnë një shpërblim të majmë, ndërsa në realitet ajo që bëjnë ata është t’ju zbrazin llogarinë.

Dashuria është e verbër

Thonë se dashuria është e verbër, gjë që mbase është arsyeja kryesore pse mashtruesit po vënë në shënjestër gjithnjë e më shumë shërbimet e njohjeve në internet. Malihu Ramu, një grua e martuar nga Singapori, është dënuar me gjashtë muaj burg pasi ka mashtruar një person në Amerikë, duke i zhvatur 45 mijë dollarë, pasi kishte premtuar të martohej me të. Ramu përdori një emër të rremë dhe fotografi të një aktoreje Hollivudi, Gayatri Joshi për të joshur prenë e saj. Duke përdorur gjithë artin e joshjes, ajo i kërkoi atij para për të mbuluar shpenzimet e funeralit të së ëmës dhe martesën e një shoqeje. Vetëm kur ajo i kërkoi akoma më shumë para ai filloi të dyshonte dhe iu drejtua policisë.

Skema Ponzi

Një prej mashtrimeve më të famshme është skema piramidale që doli në skenë në vitin 1920 nga Charles Ponzi, i cili i dha skemës emrin e gjyshit të tij “mashtrimi Ponzi”. Ponzi mblodhi miliona dollarë nga amerikanët, të cilët u gënjyen nga premtimi i tij për të dyfishuar paratë në 90 ditë, duke tregtuar kupona të rremë postarë. Mbi 40 mijë njerëz investuan rreth 15 milionë dollarë në total, rreth 150 milionë dollarë me vlerën e sotme. Investitorët e parë i morën paratë e tyre, ndërsa të tjerët mbetën pa gjë. Ponzi përfundoi në burg dhe investitorët e mashtruar morën vetëm rreth një të tretën e lekëve të tyre.

Firmat piramidale në Shqipëri

Miliona shqiptarë humbën kursimet e tyre në vitin ’97, në atë që quhet mashtrimi më i madh dhe më dëmtues piramidal i zhvilluar ndonjëherë. Humbja e parave shkaktoi thuajse luftë civile, kur rreth dy të tretat e popullsisë u zhvatën nga një sërë skemash, të cilat fillimisht kishin mbështetjen e qeverisë. Mijëra vetë shitën shtëpitë dhe fermerët shitën toka e bagëti për të futur paratë në skemat piramidale, të tërhequr nga premtimi i pasurisë së shpejtë dhe të madhe. Ëndrra nuk zgjati shumë dhe miliona shqiptarë mbetën pa shtëpi e para.

Mashtrimi “Barlow Clowes”

Shumë prej mashtruesve ruajnë një profil të fshehtë, duke mos dashur të bien në sy, por ata nuk fshihen gjithmonë nga vështrimi publik. Mashtrimi “Barlow Clowes” është një prej mashtrimeve më famëkeqe. Në vitet ’80 firma tërhoqi kursimet e 18 mijë investitorëve privatë, të cilët besonin se po i fusnin paratë e tyre në obligacione qeveritare të parrezikshme. Në fakt, qindra miliona paund përfunduan në llogarinë bankare të themeluesit, Peter Clowes i cili i ktheu ato në avionë privatë, shtëpi e jahte luksoze.

Mashtrimi me sëmundje

Disa artistë të mashtrimit e dinë se si t’i përdorin dobësitë e njerëzve për të përfituar nga të tjerët. Eugene dhe Kathryn Stabe u akuzuan se kishin zhvatur 13 mijë dollarë nga njerëzit në qytetin e tyre Huntington, në Indiana, SHBA duke pretenduar se vajza e tyre ishte e sëmurë dhe po vdiste nga leucemia. Ata u thanë qytetarëve të tyre se kishin nevojë të përmbushnin ëndrrat e vajzës përpara se ajo të ndahej nga jeta dhe përdorën dhurimet bujare për të vizituar familjarisht “Disney World” në Florida. Në fakt, vajza ishte shëndoshë e mirë.

Mashtrimet në botën virtuale

Ishte vetëm çështje kohe deri sa mashtrimet financiare të bëheshin pjesë e botës virtuale. Në fillim të këtij viti banka “Ginko Financial” në jetën virtuale “Second Life” i joshi klientët me premtimin e kthimit të 40 centëve në 60 cent. Skema pësoi shumë shpejt kolaps, duke i lënë njerëzit në jetën reale me humbje reale. Një tjetër bankë në “Second Life” u përfshi në një skandal, pasi nuk procesonte derdhjet e klientëve deri sa u zhduk nga qarkullimi. Disa humbën shumë para kur banka falimentoi.

Artikulli paraprak10 Gënjeshtrat e mëdha të marketingut në shumë nivele (MLM)
Artikulli tjetërKontabiliteti financiar