PlayerUnknown’s Battlegrounds, ose e njohur më mirë si Pubg, është loja më e frytshme e vitit 2020, duke lënë pas një tjetër emër të kolosit kinez Tencent, Honor of Kings.
Në vend të tretë, Pokémon Go, duke treguar se është ende shumë e dashur. Këto janë të dhënat e përditësuara më 14 dhjetor, që dalin nga klasifikimi i Sensor Tower Store Intelligence, në lidhje me videolojërat që gjenerojnë më shumë të ardhura nga platformat mobile Android dhe iOS në 12 muajt e shkuar.
Të ardhurat e kombinuara të App Store (Apple) dhe Google Play flasin përkatësisht për 2,6 dhe 2,5 miliardë dollarë. Pubg është rritur me 64% krahasuar me 2019, ndërsa Honor of Kings me 42.8%. Rritja është e ndjeshme edhe për një lojë që ka dalë vetëm 4 vite më parë, e cila është përditësuar vazhdimisht dhe përshtatur lockdown: Pokemon Go e Niantic. Ajo renditet e treta me 1,2 miliardë dollarë, në rritje me 31,5% nga viti 2019.
Në vend të katërt, Coin Master i Moon Active, fitimet e së cilës kanë arritur 1,1 miliardë dollarë, duke u dyfishuar krahasuar me 2019-n. Roblox e Roblox Corporation, në vend të pestë, regjistron një rënie të lehtë.