Në Kosovë, secili person që ushtron ndonjë aktivitet biznesor është i obliguar që të regjistrohet për TVSH dhe në të njëjtën kohë edhe të deklarojë TVSH-në në baza mujore në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).
ATK përmes një njoftimi, ka rikujtuar se çdo person i cili në mënyrë të pavarur zhvillon aktivitet ekonomik në Kosovë, dhe kur qarkullimi total i biznesit brenda vitit kalendarik tejkalon pragun prej 30 mijë eurove, personi që dëshiron vullnetarisht të regjistrohet në TVSH dhe personi jo-rezident në Kosovë (pavarësisht pragut), duhet të regjistrohen për TVSH.
Pra, të gjithë që merren me veprimtari afariste në vendin tonë obligohen me ligj që të bëhen deklarues të TVSH-së dhe të deklarojnë TVSH në baza mujore./buletiniekonomik/