Kurti në bisedë me zyrtarët e FMN-së, thotë se Qeveria po bën parregullsi me Trustin Pensional

Kryetari i VV-’së, Albin Kurti ka biseduar virtualisht me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Përmes një njoftimi në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar se në këtë takim virtual, kryetari i partisë e ka njoftuar FMN’në për problemet e pakos për rimëkëmbje ekonomike të qeverisë Hoti.

“U fol edhe për problemet që sipas Lëvizjes sonë përcjellin pakon e rimëkëmbjes ekonomike të përgatitur nga Qeveria jolegjitime, të cilat edhe po e pamundësojnë kalimin e saj në kuvend”, thuhet në njoftim

Tutje Kurti ka kritikuar qeverinë për mënyrën se si po trajtohet trusti pensional.

“Sidomos u veçuan parregullsitë e shumta që e shoqërojnë trajtimin që i bën qeveria jolegjitime trustit pensional të vendit si dhe të hyrave të grumbulluara nga procesi i privatizimit”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Artikulli paraprakPiraj: Prodhimet tona janë më cilësore se ato të importuara
Artikulli tjetërÇka po ndodh me pronat e Kosovës në ish-Jugosllavi?