Kosovarët i shpenzojnë deri në 250 milionë euro në vit për duhan

Kryeinspektorati sanitar, Ibrahim Tërshnjaku, deklaroi se në vit, kosovarët shpenzojnë rreth 200 milionë euro për blerje të duhanit, derisa sipas të dhënave joformale, kjo shifër shkon deri në 250 milionë.

Në Ditën Botërore kundër pirjes së duhanit, ai nw emisionin “Sot” në KTV, të martën, tha se një shifër e tillë, krahasuar me buxhetin e Kosovës prej 2.5 miliardë eurosh, është shumë e lartë në raport me aspektin social e ekonomik.

“Për një familje që ka një duhanpirës, kostoja është shumë e lartë. Në analizat e përgjithshme mendohet se ndër masat që çon në rritjen e vetëdijes të qytetarit është edhe rritja e çmimit të duhanit”, tha ai.

Sipas Tërshnjakut, në katër muajit e fundit, 761 restorante apo 10 për qind në Kosovë janë gjobitur për shkelje të Ligjit të Duhanit. 70 gjoba për persona juridikë e 11 për ata fizikë janw ndarw. Ai tha se kontrollet janë intensifikuar dhe shqiptimi i gjobave nëpër kafe-baret do të rriten.

“Në Kosovë nuk kemi kultivim të madh të duhanit. Si moto ndaj atyre që pinë duhan është që ta ndërrojnë mendimin dhe të kenë ndryshime kulturore. Ka një përmirësim në Kosovë. Ne i kemi identifikuar problematikat tona dhe kemi konstatuar se në shumicën e institucioneve të gastronomisë, kemi respektim të Ligjit. Por, shkeljet më të mëdha i kryejnë kafe-baret dhe lokalet e natës që e prishin këtë ndryshim kulturor”, shtoi kryeinspektori.

Tërshnjaku theksoi se planifikohen aksione të ndryshme për t’i targetuar subjektet që nuk janë respektuese ndaj ligjit, ndërsa shtoi se në bashkëpunim kundër kësaj dukurie, pos Inspektoriati, janë edhe institucionet e tjera.

“Në zbatim të Ligjit për kontroll të duhanit janë të gjitha inspektoratet e vendit ,të gjithë se bashku mund të bëjmë një hap të madh në këtë drejtim. Jo vetëm inspektorati sanitar, por duhet të ketë një bashkëpunim te përgjithshëm”, tha ai. /koha/

Artikulli paraprakCEO i Microsoft shpjegon se si mund të tërhiqni dhe të mbani talentet më të mira
Artikulli tjetërGjermania, “shpëtimi” për të vjen nga Katari